Ambasadori i SHBA, Jeffrey Hovenier: Asociacioni s’duhet ta ndryshojë Kushtetutën, as nuk duhet të ketë autoritet ekzekutiv

Shkrime relevante

A do të tërhiqet Shqiptar Shaljani nga aktiviteti për kauzën, përkatësisht për kauzat gjithëkombëtare?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ JO, SHQIPTARI NUK TËRHIQET! Nuk tërhiqem dhe...

Shqiptarët mes historisë dhe harresës. Kush jemi ne përgjigjen arkeologu Qazim Namani dhe historiani Emin Sallahu? (Video)

Shpjegojnë me të dhëna arkeologjie Qazim Namani dhe historiani Emin Sallahu. Emin...

Emigracioni nuk është vetëm largim, por edhe mundësi zhvillimi për Kosovën

Agim Vuniqi, Vashington ____ Pse debati për 250 mijë leje qëndrimi dhe 85...

Shpërndaj

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin amerikan për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai tha se qëndrimi i SHBA-së është i qartë, se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e tanishme të Kosovës dhe të mos ketë ndryshime të saj, të jetë në përputhje me vendimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të ketë autoritet ekzekutiv dhe nuk duhet të jetë nivel i tretë i qeverisjes.

Hovenier tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të drejtë mund t’i ngrejë shqetësimet e saj sa i përket draft-statutit të Asociacionit, dhe se sipas tij, ajo e ka edhe mundësinë për t’i dërguar pikëpamjet e saj në Gjykatën Kushtetuese.

“Po. Nuk është vetëm… E para, kam pasur rastin të diskutoj disa herë me presidenten Osmani dhe nuk e di… dua të them, ajo mund të flasë për veten e saj, por nuk e di a është e drejtë që pikëpamjet e saj të cilësohen si dyshime e jo siç mendoj unë që i kuptoj shqetësimet e saj se ka mënyra që potencialisht mund të keqinterpretohen se nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Si presidente, natyrisht ajo ka të drejtë të shprehë shqetësimet e saj dhe pasi të jetë miratuar dhe të jetë dërguar në Gjykatën Kushtetuese për rishikim – që duhet të ndodhë, është pjesë e procesit – sa e kuptoj unë, ajo si presidente e Republikës, e ka mundësinë t’ia ofrojë Gjykatës Kushtetuese pikëpamjet e saj. Unë mund të shpreh vetëm pikëpamjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara: ne besojmë se çfarëdo Asociacioni i komunave me shumicë serbe që themelohet, duhet t’i përmbushë një varg të kritereve të ndryshme. I pari: duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e tanishme të Kosovës; që të mos ketë ndryshime kushtetuese. I dyti: duhet të jetë në përputhje me vendimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha Hovenier një intervistë për T7.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu