Peisazh Vendlindjeje (Lushnjes sime), poezi nga Irena Kuka Dragoti

Shkrime relevante

Organizata “Shqiptaria” i reagon Kryeministrit Albin Kurti, për mbështejen që po i bën islamit Politik

ORGANIZATA SHQIPTARIA REAGIM PUBLIK KRYEMINISTRI DUHET TA PËRFAQËSOJË SHTETIN, JO TA NDËRTHURË AUTORITETIN...

Bledi Budo nga Saranda shkrun në fb për Deputeten Marjana Koçekun: Një “Shqipëri e ndryshme”

Bledi Budo, Sarandë ____ Kur lindi Marjana Koçeku 25 vjet më parë, unë...

Jeta nuk merret në emër të mosbesimit dhe urrejtjes

Arif Ejupi, Gjenevë  Tërbim e verbim sysh...  Nuk vritet nëna, gruaja, motra e as...

Shqipëria, baza e përgatitjes së UÇK-së

Kolonel Hajro Limaj, Tiranë (Ish atashe ushtarak në Republikën e Turqisë). ____ BAZAT DHE...

Sulmi terrorist ndaj Ambasadës së Izraelit në Beograd – kambanë alarmi për Ballkanin dhe kombin shqiptar!

Luan - Asllan Dibrani, 28 tetor 2026 Kur fanatizmi politik-fetar ngre thikën...

Shpërndaj

Irena Kuka Dragoti
___
Poezi
___
Peisazh Vendlindjeje (Lushnjes sime)
___
Qiej marsi bëjnë shtjella të gjera,
në qytetin tim…
Pa dallgë janë fushat,
kur lundrojnë drejt detit…
Ka një rrugë qeshjesh
që bën poshtë për në Lagunë,
ku ditët janë një dritare e gjerë
prej nga çel kujtesa,
me përralla gjyshesh që buisin netëve
pa e humbur fillin
për fytyra engjëjsh që shfaqen,
sa herë një pelikan lind…
*
Paqe të gjelbra si rrëke
zbresin nga ullishtat,pas shirave..
Nata fle drithërash të bruzta
me diellin mbi shpinë..
Në kthesa stinësh ndihet zhurma e ujit
si tinguj pasqyrash që thyhen,
nga bukuria e vajzave të qytetit tim.
*
Zagushi e verës ka përmbytur akaciet,
me fllade trishtimi të pakohë.
Juga e hidhur e dimrit
lëshon ofshe harrese,
me hije që vijnë nga drita
pas kallamishtes së njomë.
*
Veç pishat e plakura
tek kisha e rikthyer
janë të dashuruar me historinë
ajo troket me etje të rriturish
aromës së mimozave të fëmijërisë
dhe sot frymon mbi rrudhat e viteve
si deltë malli, sa herë të kujtoj
a vij tek ti të shlodhem
qyteti im 💙

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu