ARKIVI:
15 Mars 2026

Fjalëpleqnari i kohës, poezi e Mentor Thaqit kushtuar Profesor Isak Shemës

Shkrime relevante

Mentor Llugaliu: Dal në mbrojtje të Vjosa Osmanit dhe i përkujtoj të gjitha shpifjet e Vetëvendosjes ndaj saj

Mentor Llugaliu, Prishtinë Për me kanë shpifjet e suksesshme duhet me kanë...

Shpifja si armë politike: kur propaganda zë vendin e së vërtetës në Kosovë?!

Shkruan: Xhemil Zeqiri Prej vitesh në skenën politike të Kosovës po konsolidohet...

Veteranët dhe politika, kur një OJQ pretendon të bëhet parti

Agim Vuniqi, Vashington Komunikata e fundit e Organizata e Veteranëve të Luftës...

Shqiptar Shaljani tregon se si islamisti Mustafa Bajrami, propozon “pasaportë diplomatike” për një lexues të Kuranit

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ PASAPORTA DIPLOMATIKE SIPAS MULLAH MUSTAFËS ! Kur...

Fjalori i rëndësishëm që e pret mbështejen për botim

Fjalor i rëndësishëm që pret përgatitjen dhe mbështetjen për botim  “Dizionario Italiano...

Shpërndaj

FJALËPLEQNARI I KOHËS
(Prof. Isak Shema, në përgëzime ditëlindje)
___
Në mëngjes rrugën për në shkollë na dëftoi
Në mbrëmje si të kthehemi të mbushur
Dijembushjen tha në shtëpi ta marrim
… aty është e gjitha shkruar në të bardhë me t‘zi
*
Sa herë flet për Zarën e Relës
Mall për Shkodër, Mirditë e Malësi shpalosë
Të mbjellur me shekuj shkëmbijve delmatë
Që fara t‘jetë autoktone
Sall ajo i përballon srtuhisë fërshëlluese
*
– A nuk i shihni, janë si ata nga Apollonia, nga Lisi, nga Bylisi
Pakëëëëz më të vrugtë se nga Ulpiana, Theranda…
Janë fara jonë e hershme
Ajo e thekura n‘Diel
Ajo e pjekura n‘Qiell
*
E ç‘dallim paskëshin zariasët nga shënadrianasët, nga horasët
Nga moreasët a zadrimasët
Arbërorë si mirditorë
Arbanë, çamë, mollosë, dardanë … në etnos
*
Po ato shkronja, a nuk janë tona
Që nga Butrotum e që nga Dodona
*
E Hyu i Hyjve, Zeusi
A nuk ishte edhe nga Naisusi
*
Ah Profesor, ke shumë shumë të bësh
Të thuash, të shkruash, … fol … fol… fol
Se fjalën e ke kod, me protokol
*
E emrin … atë më të vjetrin
Në përmbushje letre
Plotë mësime jete
***
Mentor Thaqi
10 fror 2024
Gëzuar profesor Isak Shema, shëndet e mbarësi, miralan!
Mirë u takofshin në trojet arbëreshe te At Belushi!
Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti që thotë "Verein Albanischer League Albanian La ligue des Künstler in der Migration Creators in Migration Ecrivains artistes Albanais Lidhja Krijuesve Shqiptare nẽ Mérgatẽ ORE LETRARE "PRANVERA VJENEZE 2023" 30.04.2023 shpirt"

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu