Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Shkrime relevante

“Të presësh degën mbi të cilën je ulur, rrëzohesh me gjithë te!”

Sabahate Byci, Gjermani „Çka i bën njeriu vetes, s’ia bën askush.“ Vendi fenomenal...

Europa po zgjohet përballë islamit politik

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë MË NË FUND, EVROPA PO ZGJOHET...

A e dinë apo nuk e dinë disa shqiptarë…?!

Ali Ramadan Asllani, Pejë ____ E DINË APO NUK E DINË DISA SHQIPTARË...

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë          Me rastin e pranimit të...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada. Ajo do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Në këtë Forum, Presidentja Osmani, do ta ketë një adresim në panelin e nivelit të lartë me temë: Epoka e optimizmit – tani varet nga ne.

Në agjendën e Presidentes Osmani gjatë vizitës në Halifax do të jenë edhe një sërë takimesh bilaterale me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve të tjera.

Presidentja Osmani, po ashtu, do ta ketë një ligjëratë para studentëve dhe një takim me përfaqësues të mërgatës në Halifax.

Përndryshe, Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax është ngjarje vjetore, e cila mbledh vendimmarrësit në kërkim të zgjidhjeve që kanë të bëjnë me sferën e sigurisë globale.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu