ARKIVI:
28 Prill 2026

Vuçiq dhe Lista Serbe…, jo faktor i pabindur, por faktor destabilizues i Kosovës

Shkrime relevante

LDK plotësoi kushtin – LVV ta mbajë fjalën!

Idriz Zeqiraj, Gjermani _____      Fitorja, pothuaj se, plebishitare, për të tretën...

Mos na kërkoni ta quajmë këtë festë…, nuk është festë kur pushtimi vishet si spektakël

Genc Kastrati, Prishtinë A mund të ketë absurditet më të madh se...

Shadërvani nuk është shesh parade për perandori të mundura, gurët e Prizrenit mbajnë mend, edhe kur institucionet harrojnë

Dom Nikson Shabani Prizren, 25 prill Në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit,...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

“Kurti nuk e dëshiron pjesëmarrjen e Listës Serbe ; deri në përjashti,in fiyik  nga zgjedhjet; sepse është një faktor i pabindur”

“Përpiqet të kontrollojë shumë parti të tjera, duke përfshirë edhe ato të komunitetit serb, por nuk ka asnjë kontroll mbi Listën Srpska, prandaj është armiku i saj më i madh”, ka thënë Vuçiq në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë. (Bota Sot, më 4 janar 2025).

Dhe, deri sa është faktor destabilizues dhe, jo që nuk e njeh Republikën e Kosovës, por e lufton atë, atëhere kjo nuk është pabindje, por është luftë. E në luftë, cili është ai që kundërshtarin nuk e lufton? Kështu, edhe Lista Serbe, e vetmja parti në Kosovë që nuk e njeh Republikën e Kosovës, është parti e tepërt dhe në kushte normale, kjo parti do të çregjistrohej.
Lista Serbe vetëm formalisht është e regjistruar në Kosovë, sepse ajo të gjitha instruksionet i merr nga Vuçiqi. Një parti e tillë do duhej të vepronte në Serbi, jo në Kosovë.

Partitë kanë konceptet e tyre të ndryshme rreth zhvillimit të vendit, por assesi nuk janë kundër shtetit ku bëjnë pjesë dhe garojnë për pushtet.  Këtë di Lista Serbe; se në Kosovë nuk ,und të fitojë pushtetin asnjëherë; prandaj përpiaet për të destabilizuar Kosovën; ndërsa për qëllim ka pushtimin e saj nga Serbia.

Listen Serbe askush nuk do ta akuzonte pse përpiqet për të drejtat e serbëve brenda Kosovës, por ajo akuzohet pse është kundër Kosovës shtet. Ajo nuk njeh asnjë nga simbolet e shtetësisë së Kosovës. Prandaj, gjithsesi ka qenë dashur të çregjistrohej që kur mori sulmin në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023. Dhe; këtu është bërë një lëshim tepër i madh pse nuk u çregjistrua, sepse, tjerash, është një parti terroriste, madje jo vetëm ndaj shtetit të Kosovës, por ishte edhe ndaj serbëve të Kosovës, të cilët nuk guxonin të vepronin me kokën e tyre, po nga Lista Serbe.

Serbët në Kosovë, sot janë shumë më të lirë sot, me Listën serbe jashtë Kosovës, se sa kur ajo ishte brenda dhe terrorizonte jo vetëm Republikën e Kosovës, por edhe vetë serbët e Kosovës.

Prqndaj i themi Vuçiqit se kjo Listë është e padëshiruesh,m në jetën politike brenda Kosovës. Le ta marri me vete në Serbi.

Nuk është ar,iaësore Lista Serbe si listë; as pse është e pabindur nga Kurti, sepse nuk është kjo e vet,ja që është e pabindur ndaj Kurtit; janë edhe partitë tjera të pabindura ndaj Kurtit; për këtë arsze edhe është sistem shu,ëpartiak; ndrzshe; do të ishte siste, njëpartiak, Vuçiq. Por; dallimi është se tjerat parti nuk e kanë luftuar Republikën e Kosovës; edhe si të pabindura ndaj Kurtit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu