Xheladin Rekaliu, stoiku i paluhatshëm deri në vdekje…!

Shkrime relevante

Mos më vrisni edhe në varrin tim!

Luan - Asllan Dibrani, Durrës Elegji e dhimbjes, protestës dhe ndërgjegjes njerëzore...

Vrasja e Arlinda Zekajt nga këndi im

Gani I. Mehmeti E vërtetë se nuk arsyetoj asnjë vrasje të askujt...

Të mos e zëvendësojmë grurin e etërve tanë me egjrën e mashtrimit

Dom Fran Sopi, Pejë  Kemi fryte që mbillen në tokë dhe fara...

Shteti, Albin Kurti, kërkon parime jo përshtatje të çastit

Mikel Sopi, Ferizaj ____ Fjalimi i djeshem i kryeministrit Kurti ne konferencen per...

Analistët flasin rreth “heshtjes” së Edi Ramës pas humbjes së Aleksander Vuçiqit

Naile Ejupi, Bota Sot “I janë prishur planet me Beogradin, Grenellin e...

Shpërndaj

Nga: Arif Ejupi

STOIK DHE I PALUHATSHËM DERI NË VDEKJE!

Ode kushtuar z.Xheladin Rekaliu, me rastin e 26-vjetorit të kalimit në amshim.

Deri në frymën e fundit luftove për Atdhe, liri, barazi e dritë.

Me shpatën mbi qafë sypatrembur mbrojte Gjuhën amtare dhe Flamurin me Shqiponjën në fluturim.

Lis hyre në Goli-otokun e inkuizicionit mesjetar dhe lis dole.

Edhe pse ishe vetëm 20 vjeç, s’të frikësuan rafalët e kallashëve e as dhëmbët e kallkanëve çatall.

Nuk të thyen burgosjet, linçimet e as izolimet.

Përherë qëndrove stoik, i paluhatshëm, bujar e fisnik.

Me durim e zell i ushqeve ëndrrat tona për Liri e Bashkim Kombëtar.

Me guxim të pashoq i mbrojte rrënjët, trungun dhe degët e pemës Pellazgo-Ilire.

Flamurin e Arbrit të përgjakur në Nish, të përgjysmuar në Vlorë, të ndaluar në Shkup e Preshevë, të  ciflosur e të ulur në gjak në Tivar, së bashku me shokë fuqishëm e valëvitët në Prizren, Ferizaj, Tetovë, Gjilan, Besianë dhe Ulpianë!

Saherë valon Flamuri e fluturojnë Shqiponjat jo vetëm Llapi, por të gjithë shqiptarët kanë me të kujtuar si ushtar shembull në mbrojtje të Kështjellës Krutane!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu