ARKIVI:
10 Mars 2026

Në 19 vjetorin e shkuarjes në amshim të shpëtimtarit të qenjes sonë kombëtare

Shkrime relevante

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Faleminderit shpëtimtari ynë!

Sa ikin vitet, shtohet malli dhe krenaria për presidentin historik, rritet respekti dhe ndjenja e krenarisë kombëtare. Kujtimi për Ibrahim Rugovën na bën sa të fortë po aq të vendosur për të vazhduar rrugën e trasuar nga Ai.

Veprat e tij i kemi kudo dhe kahdo në mesin tonë

Me presidentin Rugova, bota e civilizuar dhe demokratike na njohu si popull liridashës, të urtë dhe paqesor, të përkushtuar ndaj vlerave të civilizimit, me besim të fuqishem në Zot dhe Atdhe.

Me veprën e tij madhore, atë të rezistencës aktive paqesore, si askush më parë në historinë e popullit shqiptar, si misionar dhe vizionar, i dha nder dhe vlerë kombit tonë, shqiptarëve të Kosovës në veçanti.

Përjetësisht i jemi mirënjohës shpëtimtarit të qenjes sonë kombëtare, atit themeltar të shtetit tonë, presidentit historik Ibrahim Rugova.

Është shkruar e thënë shumë për këto 19 vite të shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova, por gjithmonë fjalët mbesin të varfëra për të shprehur gjithë atë çfarë e meriton të thuhet për shpëtimtarin e qenjes sonë kombëtare.

Më mirë se çdo varg, më mirë se çdo poezi dhe më mirë se çdo shkrim flasin veprat e tij kudo dhe kahdo në mesin tonë.

Politikanët e sotëm, të të gjitha llojeve e ngjyrave, jo vetëm që nuk mundën të dalin jasht projektit Rugovian, po e kanë të vështirë të qëndrojnë vertikalisht në të njëjtët binar siq qëndroj Ai, të pavarësisë së Kosovës!

Bekimi i tij i vazhdueshëm për njohjen formale ndërkombëtare të shtetit të Kosovës u bë realitet më 17 shkurt 2008-të, kur bota demokratike e dha sinjalin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Rugova na la shtetin amanet

Edhe pse presidenti iku në përjetësi para kësaj date, Ai na la shtetin e Kosovës në miqësi të përjetshme më SHBA-të, si garantuesin më të fuqishëm të pavarësisë dhe ekzistencës së shtetit tonë dhe në miqësi me shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian.

Themelet e forta të shtetit të Kosovës, të cilat Rugova i ndërtoj për afro një dekadë përmes rezistencës aktive paqesore, sfidat e panumërta të popullit dhe gjaku i derdhur për liri në luftën e fundit çlirimtare janë gurthemel i fortë i shtetit të Kosovës.

Së paku edhe për 100 vjetët e ardhshme nuk do të ketë ide apo formul tjetër më të sakt sesa ajo e Rugovës për ecjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Projektet e Rugovës për; Ushtrinë e Kosovës, funksionimi i rendit dhe ligjit, për shëndetësi moderne, arsim cilësor, infrastrukturë rrugore (autostrada), për krijimin e vendeve të punës për të rinjët dhe shumë projekte të fushave të ndryshme jetike për vendin, ishin dhe do të jenë udhërrëfyes i shumë qeverive të ardhshme të Kosovës.

Ëngjëlli ynë, shpëtimtari i qenjes sonë kombëtare, le të pushon i qetë në parajsën e tij, pasi i realizoj gjitha premtimet dhe përmbushi të gjitha obligimet ndaj atdheut dhe popullit të vet.

Sa më fat paskeni qenë president që u ngritet lartë në qiell, për të mos përjetuar devijimet dhe deformimet e kësaj kohe të keqe në të cilën po jetojmë, ku vlerat u zëvëndësuan më antivlera, morali më imoralitet, drejtësia më padrejtësi dhe besa me tradhti.

Ne që sot ballafaqohemi me sfidat e kësaj kohe të keqe na mbanë gjallë ndjenja e krenarisë që jetuam dhe vepruam në epokën e tij, në epokën e krenarisë kombëtare.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës madhore të presidentit historik Ibrahim Rugova!

Me 21 Janar 2025

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. I nderuemi Florim Zeqa!
    Duke ju falënderuar Gjergj Kabashit – udhëheqësit të portalit DRINI.us, që i publikon shkrimet e juaja, të cilat -neve lexuesëve, na zgjolë kërsherinë që t’i lexojmë me kujdes dhe, ato që na bëjnë përshtypje, në to të japim koment.
    Shkrimin e juaj – kushtuar 19 vjetorit të vdekjës se ish-Presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, e lexova me kujdes dhe më pëlqeu shumë…,ndaj po jap koment.
    Ju lumt mendja dhe ju lumt dora!
    *
    Shkrimi juaj më përkujtoj këto të dhëna:
    1. Dr. Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cërcë (Istog);
    2. Jetoi 62 vjet;
    3. Vdiq në Prishtinë, më 21 janar 2006;
    4. U varros më 26 janar 2006 në Prishtinë.
    Sa ishte gjallë krijoi dhe botoi shumë vepra…
    Ai njeri që lën VEPRA MADHORE mbetët i pavdekshëm.

    Respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

    • Ganti i Indisë më 1947 ju përgjigj dhunës se ,,,,,,, Unë nuk do i përgjigjem dhunës me dhunë por me lule ,me paqe . Pikërisht pas
      gjysëm shekulli kopjen e Gantit e kemi tek prijësi Rugova që aq padrejtësisht u largua nga kjo jetë ! I paharruar qoftë kujtimi i tij !!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu