ARKIVI:
7 Mars 2026

Tradhëti e dyfishtë, SHIK-u dhe PDK-ja na sulmojnë, LDK-ja na braktisë !

Shkrime relevante

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

Arif Ejupi, Gjenevë (Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,...

Histori e pa treguar, islamizimi i shqiptarëve…!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ Moderator: Asdren Shala (në tekstin e mëtejmë...

Shpërndaj

“Kur të thuash të vërtetën, përgatitu të mbetesh vetëm.”
___
Që nga vdekja e Presidentit Rugova, pasardhësit e tij brenda LDK-së nisën një gjueti të egër kundër mbështetësve të vërtetë rugovistë. Kjo ndodhi nën ndikimin dhe direktivat e SHIK-ut dhe individëve të infiltruar në parti, të cilët LDK-në e kishin kapur plotësisht. Ata përdorën të gjitha metodat e mundshme për të neutralizuar rugovistët: disa i disiplinuan me dhunë, disa i eliminuan fizikisht, ndërsa të tjerëve ua mbyllën gojën me shantazhe dhe kërcënime.
Disa nga këta individë, që fillimisht mund të ishin kundërshtarë të SHIK-ut, më vonë u shndërruan në shërbëtorët më të bindur të tij. Ata që i shpëtuan vdekjes, por u përballën me atentate, u detyruan të heshtin dhe t’u binden urdhrave. Një nga shembujt e tillë është Agim Veliu dhe Sabri Hamiti, të cilët, pas presionit dhe kërcënimeve, u kthyen në bashkëpunëtorë të SHIK-ut. Ejup Visokën tentuan ta vrisnin, por ai nuk u dorëzua. Megjithatë, me ndihmën e Agim Veliut, ai u përjashtua nga partia për të cilën kishte dhënë gjithçka, madje edhe ishte plagosur.
Në këtë skenar të tradhtisë, Lutfi Haziri, i biri i një ish-marksist-leninisti, u bë vegël e SHIK-ut. Ai nuk ishte asgjë më shumë se një ekzekutues i urdhrave të rrjetit kriminal me bazë në “Drenicën Heroike”, të udhëhequr nga Polarët e Brojës dhe i monitoruar nga Ferizaj nga Elmi Reçica. Ky rrjet e mbante Luten në krye të LDK-së për sa kohë që ai u shërbente interesave të tyre.
E gjithë kryesia e LDK-së, e përbërë nga një kastë tradhtarësh dhe oportunistësh, ishte e kapur nga SHIK-u dhe njerëzit e tij, si Xhavit Haliti dhe Polarët e Brojës. Këta individë, atëherë dhe tani, kanë qenë alfa dhe omega e krimeve dhe tradhtive ndaj Kosovës.
Pse duhej të eliminoheshin rugovistët e vërtetë?
Sepse Kosova ishte shitur qysh moti, që nga rekrutimi i Hashim Thaçit dhe strukturave të LPK-së nga shërbimet franceze. Me rugovistët në skenë, kjo skemë nuk mund të realizohej kurrë. Rugovistët nuk do të pranonin kurrë:
• Zajednicën me kompetenca ekzekutive, një “shtet brenda shtetit”;
• Tjetërsimin e pasurisë së Kosovës;
• Dorëzimin e 40 manastireve serbe me ekstra territore;
• Kalimin e gjashtë komunave serbe të jugut nën autoritetin e veriut;
• Shitjen e Çakorrit dhe Zhlebit.
LDK-ja e kapur nga tradhtarët duhej të largonte sa më shpejt rugovistët, sepse programi i vërtetë i kësaj partie ishte pengesa kryesore për realizimin e këtyre marrëveshjeve. Prandaj, me direktivat e UDB-së dhe të shërbimeve të tjera, përmes njerëzve të rekrutuar si Isa Mustafa, u përgatit skenari për eliminimin e Presidentit Rugova dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.
Ashtu ndodhi: u vranë shumë patriotë, dhe në vijën e parë ishim ne, vëllezërit Geci. Dy vëllezër tanë u plagosën, ndërsa u vranë Haki Imeri, Xhafer Behrami me djalin e tij. U plagosën Jetullah Behrami dhe vajza e tij.
Dëshmia e vëllait tonë në Hagë, i cili u përballë me urdhërdhënësit e këtyre vrasjeve, u pasua nga një fushatë denigruese në muret e Prishtinës, ku u shkruan fyerje si: “Fadil Geci, i biri i shkinës”.
Dhe në mes të gjithë kësaj tragjedie, LDK-ja heshti. Nuk u gjet asnjë zyrtar i saj për të dhënë qoftë edhe një përkrahje morale.
Andaj, i pyes lexuesit e mi:
A nuk e meriton LDK-ja e sotme të gjykohet për heshtjen e saj?
Si ka mundësi që zëri i saj dëgjohet vetëm kur flet Isa Mustafa apo Hashim Thaçi?
A nuk është kjo tradhtia më e madhe që i është bërë Kosovës dhe atyre që ranë për të?

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I respektuari Geci!
    Keni gjetur portalin e qëlluar për t’i publikuar shkrimet e guximshme, nga se edhe vet udhëqësi i poratalit (DRINI.us) është i guximshëm.
    Lexova me kujdes shkrimin e juaj dhe me bëri përshtypje, mbi të gjitha, për guximin që keni dhe shkruani me fakte: me emër e mbiemrër i përmendni ata të cilët kanë qenë në anën e Shik-ut dhe ata që janë “shndrruar” në SHIK.
    Qendron nje urti latine e vjetër që thotë: DAH MIHI FACTUM, DABO TIBI IUS” QË KUPTOHET: M’i jep faktet, ta ndaj drejtësinë! Apo thanë shul e shqip: FOL E MUSHMA MENDJEN!
    Ju lumt për guximin, por edhe për aftësinë se si keni “ardhur” deri këto fakte…!

    respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu