ARKIVI:
24 Korrik 2026

Kangët për çlirimin e Shkupit me 12 gusht 1912, Hasan Prishtina dhe të pashkolluarit Isa Boletini e Riza Beg Kryeziu

Shkrime relevante

Kur retorika zë vendin e diplomacisë

Isuf Bajraktari, Suedi Në politikën ndërkombëtare, fjalët nuk janë thjesht mjete komunikimi;...

Blerim Nika reagon ndaj keqërdorimit islamik të varrimit të një polici

Blerim Nika  REAGIM PUBLIK Pamjet ku pjesëtarë të Policisë së Republikës së Kosovës,...

Organizata Shqiptaria kërkon protokoll të detyrueshëm shtetëror për varrimet e zyrtarëve të Republikës së Kosovës

Organizata Shqiptaria Kërkojmë protokoll të detyrueshëm shtetëror për varrimet e zyrtarëve të...

Shpërndaj

Shumë i kemi këndu kangë çlirimit të Shkupit me 12 gusht 1912. Edhe historiografia jonë po ashtu e ka glorifiku. Ndërkaq, kur futesh në detajet dhe situatat konkrete të ngjarjes, pamja e saj duket krejt tjetër.Mijëra shqiptarë të armatosur pasi kanë marrë të gjitha qytetet e tjera të Kosovës, në fund hyjnë edhe në Shkup, qyteti më i madh shqiptar në të katër vilajet. Dhe pas kësaj fillon të bëj punën prirja e vjetër shqiptare për ta humbur betejën në prag të fitorës. Krerët e asaj ushtrie të madhe fillojnë të grinden me njëri tjetrin për atë çfarë duhet bërë më tutje.
Hasan Prishtina, i cili ishte i vetmi që merrte vesh nga zhvillimet politike rajonale dhe europiane të atyre ditëve, insiston që të shpallet shteti i pavarur shqiptar. Isa Boletini e Riza Beg Kryeziu, të pashkolluar e pa sens politik, nuk e kuptojnë dot Hasan Prishtinën. Ata duan më pak. Madje Isa Boletini kërcënon të niset drejt Selanikut për të nxjerrë nga burgu Sulltan Abdyl Hamidin e burgosur nga xhonturqit. Hasan Prishtina mundohet ta ruaj idenë pse kishte nisur gjithë ajo sipërmarrje e madhe, por nuk ia del dot. Në fund rreth 20 mijë luftëtarët që hynë në Shkup, shpërndahen, duke u kthyer në fshatrat e tyre, prej nga ishin mobilizuar.
Pas dy muajsh ushtritë serbe invadojnë Kosovën. Askush nuk u del përpara për t’u rezistuar. Shqiptarët e Kosovës pastaj duhej të presin dhe të vuajnë kamxhikun serb edhe 86 vjet të tjera, derisa të krijohet një formacion tjetër ushtarak për çlirimin e Kosovës: Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kështu, Shekulli XX, të cilin e kishim nisur shumë keq, do të kishte një mbyllje fatlume për ne.
Shekulli XXI, të cilin e kemi nisur mbarë, mund të ketë një fund të hidhur, kuptohet nëse vazhdojmë që në vend se të mësojmë nga gabimet dhe marrëzitë e bëra gjatë të kaluarës, t’i thurim vargje lavdie dhe kangë epike asaj.
Natyrisht, edhe nëse lejojmë të qeverisemi nga politikanë që nuk shohin përtej hundës dhe egos së tyre.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu