ARKIVI:
27 Prill 2026

Për 5, 6 e 7 marsin, lavdi!

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Murat Koci, Suedi
 
Post festum
Duhet të kem qenë në klasën e 7-të apo 8-të në shkollën fillore kur na mësonim që Zot nuk ka, dhe se feja është opium për njeriun, për popullin…
Me këto njohuri që kisha, i merrnin nga mësuesi, në shkollë kur shkova në shtëpi e pyeta babain:
– A ka Zot?
Babai përgjigjet:
– Ka qysh s’ka, çka asht kjo budallaki me ty?
– Mësuesi na ka thanë që nuk ka.
– Ty e m`susit….! shau babai.
– Ani pra ku asht Zoti, e pyeta unë babën.
– Ngo ktu biri im! M’kallxo, kur t’mjelët lopa, ku âsht maza n’tâmël?
Mendohem pak e baba vazhdon:
-Pas një kohe në gjyveç maza del sipër tâmlit.
-Âsht gjithkund n’tamël babë, u përgjigja disi i gëzuar që e gjeta.
– Bash qashtu âsht, tha babai. Edhe zoti âsht gjithkund, midis nesh.
Atëherë nuk e kam pas kuptuar plotësisht këtë, por me babanë nuk e zgjata më shumë, për mos me fitu ndonjë, “hajt the qafën tash…”!
Lufta, sakrifica sublime e Familjes Jashari, mixhës Shaban, Hamzës e Ademit për liri, nder e dinjitet, i bën ata e ato të pavdekshëm.
Hamëz e Adem Jashari kanë implantuar te shqiptarët krenarinë, dinjitetin, atdhedashurinë e lirinë dhe më s`ka hasëm që mund t`i robërojë.
Lavdi Hamzës, Ademit dhe familjes Jashari!
Murat Koci, Suedi
Malmö, 9 mars 2025
Post scriptum 
Përveç datave 5, 6 e 7, marsi i vitit 1981 është muajji i demonstratave të rinisë studentore në Kosovë, që ia lëkundën themelet e Jugosllavisë titiste dhe hapën rrugën për ndryshimet në Evropën Lindore dhe pavarësinë e ardhshme të shtetit më të ri në Evropë-Kosovës.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I nderuemi z. Murat Koci!
    Portali DRINI, të cilin e udhëheqë i respektuari Bajram Gjeergj Kabashi, publikon shkrime të mirëfillëta, prej të cilave (né lexuesit) mësojmë shumë…
    Lexova shkrimin e juaj, ndaj po jap koment.
    Sa mirë, shkrimin e filloni me:
    1. “Anekdotë lidhur me mësuesin dhe babain tënd, për Zotin!
    2.”Lufta, sakrifica sublime e Familjes Jashari, mixhës Shaban, Hamzës e Ademit për liri, nder e dinjitet, i bën ata e ato të pavdekshëm.”
    Hamëz e Adem Jashari kanë implantuar te shqiptarët krenarinë, dinjitetin, atdhedashurinë e lirinë dhe më s`ka hasëm që mund t`i robërojë.
    Lavdi Hamzës, Ademit dhe familjes Jashari!”
    3. Dhe e përfundoni shkrimin me P.S: mbi demonstaratat e v. 1981…
    *
    Ju lumt për shkrimin! Më përkujtove vitin shkollor 1964/65 kur si 19-të vjeçar isha mësues në fshatin Sheremet të Gjakovës, por në asnjë rast nuk i kam mësuar nxënësit: sa nuk ekziston Zoti. Pëkundrazi!

    Respekt,
    Ismet M. Hasani (Hässleholm) Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu