ARKIVI:
6 Mars 2026

Do t’ju rrëfej se çka më pati thënë në fëmijërit fqinji im gazmor, Ajazi, Ashkalija

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Shkruen e knon: Lirim Patrioti

Lirim Gashi, Prizren 

SEKRETI I AJAZ ASHKALIJES, QË E KISHTE FORMËN E ÇAMÇAKËZIT DHE BANANES
Një sekret që kurrë nuk e kam ndarë me askënd, po jua rrëfej sot.
Ma ka reguar në fëmijëri fqinji im më i dashur dhe më gazmor – Ajazi, Ashkalija.
Ai është njeri i çuditshëm, por me një shpirt t ë madh dhe me tregime të cilave mund t’ju besosh vetëm nëse je gati t’ia hedhesh një sy çmendurive të jetës ballkanike.
Sipas Ajazit, dy vjet para se të vdiste shoku Tito, një e afërme e tij kishte ardhur për vizitë nga Shqipëria e Enver Hoxhës.
Ajo ishte një grua që – siç thoshte Ajazi – ishte “shndërruar” në një shqiptare të përkushtuar nga vetë Enveri, përmes një dekreti imagjinar politik – ndoshta duke ia futur një banane mes kofshëve ndërsa mbante në dorë një fotografi të Sheribanes së tij.
Kjo grua vinte herë pas here për vizitë në Kosovë dhe mahnitej pa masë sesi Ajazi arrinte t’i blinte gruas së tij Sheribane çdo të dytën ditë banane dhe çamçakëza.
Në Shqipërinë e saj, për një muaj të tërë, mund t’i merrje nga koperativa kolektive bujqësore: 5 kilogramë domate, 7 kilogramë miell, gjysmë litri vaj, 2 kilogramë speca, ca mish të konservuar, 5 vezë dhe disa sende të paidentifikueshme – dy prej të cilave ngjanin me grushtin, ndërsa njëra me bishtin – sepse askush nuk e dinte nëse ishin perime apo relikte arkeologjike.
Një veturë?
As mos t’ju shkojë mendja. Një veturë private për të ishte më e rrallë se eklipsi i dielli.
Dhe ndonjëherë, kur shpallej “brigadierja më e mirë e kooperativës”, ajo shpërblehej me një udhëtim falas për në Tiranë – me një autobus legjendar të quajtur “Dem Baba Dem”.
Ky nuk harxhonte as naftë e as benzinë – por qymyr, duar të palodhshme dhe shpresë të pafundme.
Tirana, sipas saj, i ngjante një shkretëtire me disa ndërtesa të rrënuara, më të vogla e më të trishtueshme se shtëpitë e Mushitishtit të komunës së Suharekës.
Dhe unë, që dëgjoja çdo ditë Radio Kukësin, teksa shpallte rekorde të pabesueshme – 775 % rritje e prodhimit në kooperativën “Ylli i Partisë” – nuk u durova më.
I bërtita Ajazit me mllef dhe zhgënjim: “Po rren, mor jevg i mallkuar, veç pse je xheloz ndaj Partisë së Lavdishme të Punës!”
Ai u kthye nga unë qetësisht dhe më tha me një seriozitet të pakrahasueshëm:
“Nuk po të rrej, pasha shokun Tito, që më ka bër kumbar – sepse gruaja ime është kampione krahinore në lindjen e fëmijëve – falë përkushtimit tim të përditshëm, si një kopshtar i palodhshëm që çdo ditë e spërkat kopshtin e vet me gjysmë litri dashuri!”
Por kur këtë “të vërtetë” ma konfirmoi edhe një shqiptar tjetër nga Shqipëria, që ishte mysafir te një fqinj tjetër, nuk munda më të përmbahesha.
Krenar dhe njëkohësisht i hutuar, këndova me zë të lartë:
“Shoku Tito, unë ty të betohem, se nga rruga jote kurrë s’do të largohëm !”
Dhe sot, sa herë që e kujtoj këtë histori të pabesueshme, që më bën të qesh e të qaj njëkohësisht, e këndoj me gjithë zemër – si hakmarrje ndaj Ajazit – këngën time të preferuar:
“Xhamadani vija-vija, rroftë Kosova, rroftë Shqipëria…”
E ti, e dashur Selvije, po deshe mund të dëshmosh
se Ajazi kurrë s’më ka gënjyer.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu