
Florim Zeqa
Kryetari i LDK-së, humbësi i zgjedhjeve parlamentare, Lumir Abdixhiku i ekzaltuar nga gëzimi për “suksesin” e arritur në pengimin e formimit të instititucioneve shtetërore si dhe i motivuar nga guximi i zbatimit të urdhërave të padronëve (Isës dhe Vjoses) për refuzim të ftesës për koalicion me Albin Kurtin, e filloj fazën e parë konsultative me kryetarët e degëve të LDK-së dhe përgatitjet për Zgjedhjet Lokale 2025!
Zhveshje totale e LDK-së nga filozofia politike rugoviane!
Abdixhiku nuk e fshehu synimin e tij që është i interesuar të identifikoj njerëz me “integritet” (servil), me aftësi të lartë dëgjueshërie për të kontribuar me dinjitet në shërbim të klanit të tij!
Këtë që e ceka e vërteton ftesa e tij publike, po citoj: “LDK fton të gjithë ata që ndajnë vizionin politik dhe vlerat themelore të njëjta si tonat”, që i bie se të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai nuk e kanë vendin në LDK dhe as në Republikën e Kosovës!
Fjalia tjetër e tij është edhe më skandaloze, lexo citatin: “LDK mbetet shtëpi e vlerave të qëndrueshme dhe vizionit të qartë për zhvillimin e komunave”!
Për cilat vlera dhe cilin vizion e ka fjalën Lumir Abdixhiku vetëm ai e di!
Por, një gjë po e dimë të gjithë ne që mendojmë ndryshe, që në secilin fjalim dhe postim në rrjetet sociale, Lumirit nuk ia zë goja të permend emrin e Ibrahim Rugovës dhe as të rugovizmit si filozofi politike!
Citati tjetër akoma më skandaloz i Abdixhikut, “LDK-ja hyn në këtë proces (e ka fjalën për zgjedhjet lokale) me përkushtim të plotë dhe besim të palëkundur në fuqinë e saj përfaqësuese”.
Tregona o Lumir burri, cila na qenka fuqia përfaqësuese e LDK-së në nivelin komunal pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025?!
Të pengosh fillimin e një procesi kaq të rëndësishëm siq është ky i formimit të institucioneve të larta shtetërore dhe kërkesa për hyrje në të njëjtën kohë në një proces më të ulët zgjedhor, përveqse papjekuri, është edhe marrëzi politike!
![]()
Deri në këtë situatë paradoksale, njeriun mund ta sjellë vetëm dy gjëra: egoja e pakufishme për pushtet apo paraja e pistë e oligarkëve ekonomik!
LDK nuk është pronë e grupeve të interesit, pra nuk është pronë e Lumir Abdixhikut e Dorsa Kices-Xhelili dhe as e Lutfi Hazirit e Gazmend Muhaxherit, dy tandeme këto që e kanë kapur e ngulfatur deri në palcë partinë e mbetur të Ibrahim Rugovës.
LDK është shtëpia e të gjithë qytetarëve të Kosovës, është shtëpia e themeltarëve, e aktivistëve dhe e veprimtarëve që e kanë mbrojtur me guxim dhe dinjitet, pa asnjë interes personal filozofinë politike rugoviane dhe e kanë ndjekur rrugën e lirisë deri në shtetndërtim!
Mosveprimi juaj sot për krijimin e institucioneve shtetërore, do të jetë pasqyra juaj nesër para qytetarëve në Zgjedhjet Lokale.

Nëse nuk vetëdijësohet elektorati për largimin e uzurpatorëve nga ‘Shtëpia Rugoviane’, atëherë duhet të pajtohen me tre konstatimet e mia përfundimtare të këtij shkrimi të shkurtër analitik:
LDK do të mbetet e hapur për secilin që mendon si Lumiri!
LDK do të mbetet e Lumirit dhe e mercenarëve, por jo e themeltarëve!
LDK do të mbetet dashni (mollë) e ndaluar për të gjithë rugovistët e vërtetë!

Me 10 Maj 2025



Pleqnia, gërdia!