ARKIVI:
29 Prill 2026

Urime, Shqipëri! Le të festojmë shpërnguljet: Shqiptarët drejt Perëndimit, të huajt drejt Shqipërisë !

Shkrime relevante

Bllokada e shtetit nuk guxon të shpërblehet kurrë e të dënohet guximi për shtebërje

Lirim Gashi, Prizren NUK GUXON TË SHPËRBLEHET BLLLOKADA DHE TË NDËSHKOHET GUXIMI Ka...

Dy maskat e Spiropalit, sipas Pirro Priftit

Prirro Prifti, Tiranë Po dëgjojmë shpesh herë si zakonisht  politikanë që kanë...

Sak Muji i reagon Gani Kocit, vëllait të burgut…!

Sak Muji, Rugovë Gani, vëlla i burgut, më dhemb me e pa këtë...

Penalizimi i qëllimshëm i Kolonel Rrustem Berishës?!

Kolonel Rustem Berisha, Komandant i Luftës të Koshares     Idriz Zeqiraj, Gjermani _____ (Vijon nga...

Shpërndaj

Për herë të katërt, populli foli — ose të paktën nuk kundërshtoi, por shpërbleu. Me mbi 52% dashuri, zgjodhëm integrimin e sigurt në BE, jo si shtet, por si komb.
Zhvendosje!
Urime udhëheqësit tonë të përjetshëm, që na mëson në çdo mandat se demokracia është një formalitet dhe se opozita është thjesht zbukurim. Një trëndafil plot gjemba, i vyshkur, në sfond.
Lavdi kutive që mbushen më mirë se frigoriferët!
Gëzuar Shqipëri që mbetesh një eksperiment midis durimit dhe dëshpërimit.
Gëzuar që je kthyer në parajsë për të huajt dhe pashpresë për vendasit.
Gëzuar anulimin strategjik të gjobave dhe blerjen festive të votave me lekët e shtetit!
Gëzuar inaugurimin e aeroportit të papërfunduar – sepse asnjë fluturim s’është më urgjent se fluturimi para votimeve.
Le të festojmë shpërnguljet në dy drejtime:
– shqiptarët drejt Perëndimit,
– të huajt drejt Shqipërisë.
Kjo fitore tregon, edhe njëherë, besimin e popullit ndaj një lideri që flet më gjatë se çdo pyetje dhe bërtet më fort se çdo humbës.
Arritjet e këtij mandati priten të përfshijnë:
– Ristrukturimin e opozitës për të garantuar që të mbetet e papërdorshme.
– Vazhdimin e reformës në drejtësi derisa drejtësia të mos shqetësojë njeri.
– Shpërnguljen.
Lavdi Mandatit!
Rroftë Stabiliteti Autokratik!
Rroftë autokracia – që së paku është konstante!
Rama është i madh, edhe i gjatë, por anulimi i gjobave para votimeve është krim.
Rama është i mirë, por drejtësia është më e mirë.
Berisha nuk humbi tani – ai ka humbur para 12 vjetëve. Vetëm ai nuk e dinte dhe nuk e di ende.
Urime Shqipëri zgjedhjen!
Autokracinë!
Një ditë, qeveria do ta kuptojë se çështja më e rëndësishme në jetë është mbajtja e popullit brenda vendit, sepse njerëzit nuk mbillen nëpër ara.
Suksesi nuk matet me integrime të jashtme, por me krijimin e kushteve që i japin njerëzve arsye për të qëndruar. Aty ku mungon një shtet funksional ligjor, popujt arratisen…
Për atë arsye qe arratisur dikur edhe Edi Rama!
Urime Kryeministër!
Edhe një: Kryeministër i katërfisht, unë nuk kam parë kurrë askund që njerëzit punojnë dy turne. Në Shqipëri, po! Shpesh. Ky është skllavërim…
___
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KRYEMINISTRIA
KOMUNIKATË ZYRTARE
Me keqardhje ju njoftojmë se, pavarësisht faktit që mbi 70% e rinisë shprehin dëshirën për të braktisur vendin, vetëm 52% më votuan.
Ky është një zhgënjim i thellë për Kryeministrinë, e cila ka bërë gjithçka për të siguruar ikjen tuaj të qetë dhe të organizuar.
Gjithashtu, Kryeministria shpreh indinjatën për mungesën e mirënjohjes ndaj figurave të ndritura të Partisë Socialiste, disa prej të cilëve janë nën hetim apo të burgosur.
Ata po sakrifikohen për ju – për stabilitetin tuaj emocional dhe integrimin tuaj nëpër terminale aeroportesh.
Minimumi që meritonim ishte 70% votëbesim, si shenjë respekti ndaj përkushtimit të tyre penal.
Me respekt të thellë,
KRYEMINISTRIA
Lis Bukuroca
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "REPUBLIKA E SHQIPERISE KRYEMINISTRIA ΚOΜИΑΤ ZYRTARE Me keqardhje ju njoftojmë se, pavarësisht faktit Ae mbi 70 rinisë shprehin dëshiren braktisur vendin, vetëm 52% më votuan. Ky është një zhgë- thellë per Kryeministrinë, cila berë gijthça siguruar tuaj qetë dhe organizuar. Gjithashtu, Kryeministria sphreh indinjatan për ngesën mirënjohjes ndaj figurave e ndritura Par- tise Socialiste, disa prej çilëvë janë nën hetim burgosur. Ata po sakrifikohen për për stabilitetin tuaj emo- cional dhe për integrimin tuaj népër terminale eroportesh. Minimumi meritonim ishte 70 votë- besim, si shenjë respekti ndaj përkushtimit e tyre pe- nal. Me respekt te thellë, KRYEMINISTRIA lis Buhuroa"
Imazhi I gjeneruar me ChatGPT

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu