ARKIVI:
9 Mars 2026

Tim Shkupi: Jam i pari që askujt nuk ia mohoj identitetin, por parasëgjithash e dua identitetin tim kombëtar

Shkrime relevante

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi

Leonora Bruçaj - Keka _____ Kanga e Gruas Shqiptare – 8 Marsi _____ N’kët ditë...

Politika është mandat dhe jo vend për ata që nuk kanë bërë kurrë asgjë jashtë saj

Prof. Dr. Sabri Tahiri Në shoqëritë demokratike politika konsiderohet një formë e...

“Kopilhanja” pseudopolitike që iu hodh në qafë Albin Kurtit

Nga Sak Muji, Rugovë-Zvicër, i përndjekur politik (1981) 11 “KOPILËT” POLITIK QË...

Ky është udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei

Mojtaba Khamenei Foto: Zyra e Udhëheqësit të Lartë Iranian / Reuters...

Shpërndaj

Tim Shkupi, Shkup 

Disa smirëzinjë, ziliqarë nuk është që nuk më kuptojnë se çfarë shkruaj dhe përfaqësoj. Askujt deri më sot nuk ia kam shpjeguar fenë gabimisht, as nuk kam trumbetuar se jam shqiptari i vetëm, sikurse askendin në jetën time deri më sot nuk e kam inkurajuar në haram, ose në gjëra që i ndalon Kurani dhe shteti.
Jam i pari që ju them se jemi pakicë si shqiptarë në Maqedoni. Jam i pari që askujt nuk ia mohoj identitetin.
Kur DSHM ka dalur me projektin “Maqedonia, Opsioni Shqiptar”, “Një Shtet Federal, si një mundësi e barazisë dhe respektit për të gjithë qytetarët: reflektim në rastin e Maqedonisë”. Kemi pasur parasysh të gjitha grupet etnike që jetojnë në Maqedoni.
Me Kushtetutën e vitit 1974 turqit si shqiptarët kanë qenë element shtetformues. Maqedonia ishte shtet i maqedonasëve, shqiptarëve dhe turqëve. Kjo në vitin 1991, në hartimin e Kushtetutës së Re u hoq edhe për shqiptarët dhe turqit.
Tani ka zëra të arsyeshëm nga politikanët maqedonas që haptazi dalin dhe i pranojnë gabimet me arsyetim se kanë qenë të ndikuar nga politika dhe propaganda e Millosheviqit.
Gjithashtu, ka politikanë monstrum prej maqedonasëve që po i ushqejnë maqedonasit e painformuar me urretje dhe propagandë se Serbia dhe Putini do të ju ndohmojë në luftën e tyre kundër shqiptarëve. Ata kanë edhe skenare, sikurse ishte skenari i fundit në Kriva Pallankë.
Pra, DSHM dhe shqiptarët nuk janë kundër turqëve në Maqedoni, nëse e duan njësin e tyre federale, do t’I përkrahim, nuk jemi as kundër vllehëve, që nuk janë pakë në numër, por termi osmanli, musliman, nuk ka asgjë të përbashkët me grupet etnike.
Prandaj, është shumë më e sinqertë, më e ndershme, ata qe e ndien veten turq, te mos e perdorin të kaluarën e otomanizmit, por edhe Islamin si fe për koncepte anakronike hegjemoniste në favor të një grup tjetër etnik, pasiqë kjo nuk ka lidhje me politikën zyrtare të Turqisë. Por edhe është kontra-produktive. Pasi një hegjemonizëm serb për ta uzurpuar tërë Jugosllavinë, solli luftra të ashpra dhe nuk ia dolën në fund.
E për disa që janë konvertuar vonë në Islam, e kanë keqkuptuar Kuranin dhe jetojnë me bindje se bota e tyre e ndjenjave, duhet të jetë edhe e të tjerëve, duhet të reflektojnë se diversiteti etnik i Maqedonisë është vullnet i Zotit të Universeve, kështu të mos e shkelin Kuranin si libër të Zotit.
Pra, harronie se me otomanizem, me emrin Islam do të mund të imponohen në trungun dhe identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe nuk u sjell ndonjë dobi. Askush nuk ua ndalon as xhamitë, as kishat, as adhurimin, as manifestimin e ndjenjave fetare, që duhet të tregojnë njerzoren dhe rrugën e Perëndisë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Anakronike* dhe naive është mendësia që kërkon të gjejë rrënjët e “fesë më të vjetër” të shqiptarëve. Kjo ka shpjegimin e vet historik, ashtu siç ka shpjegimin historik pse feja islame u përqafua nga shumica e popullit shqiptar. Faktet gjinden dhe ndodhen në rrjedhën dhe logjikën e tyre historike. Janë faktorët historikë, shoqërorë e psikologjikë ata që kushtëzuan përqafimin e fesë islame nga shumica e popullit shqiptarë në të gjitha trevat e veta. Është absurde dhe naive të flitet për konvertim të detyruar, sepse feja nuk zë dhe nuk lëshon rrënjë, nëqoftëse nuk prek botën shpirtërore të njeriut. Akoma më naive tingëllon teza e “konvertimit të detyruar”- sot, kur një musliman shqiptar ka disa breza që e trashëgon besimin e tij.
    Për një frymë tolerante, krahas feve dhe përfaqësuesve të tyre ndër vite, ka ndikuar edhe trashëgimia socio-antropologjike e shqiptarëve, sistemi shoqërorë tradicional dhe ai i vlerave.
    *ANAKRONIK-e Që i vendos ngjarjet e dukuritë e një kohe në një kohë tjetër, që i ngatërron periudhat historike të kohës. Trajtim (pasqyrim) anakronik. Që nuk u përshtatet kërkesave e kushteve të kohës së sotme, që i ka kaluar koha, i vjetruar.
    ***
    IMH
    E-mail: ekspertimh@hotmail.com

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu