24 maji – Dita e Presidentit

Shkrime relevante

Pse nuk arrestohet Naim Tërnava? Pse nuk hetohet BIK-u?

Blerim Nika, Zvicër Nga mbi 800 xhami në Shqipëri, mbi 600 janë...

U rrëzova, por nuk u dorëzova !

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Sot vendosa të merrem pak me...

Historiani Jusuf Buxhovi: Lufta e UÇK-së e ka verdiktin e historisë!

https://www.youtube.com/watch?v=fd3fT3WrAAg&fbclid=IwY2xjawUPdF5wZG9mBWV4dG4DYWVtAjExAGJyaWQRMXloNjFIOUxqVEZKVkJLY3lzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEeu0ha46LQC0K5BULwIyuonb7m0QdUFUR_JBM1Sa9cdZhChMV7QG680Vu7TrQ_aem_9hZ9j0WodmphfGWVufvcMg

Kur mungon dija, fiton ideologjia

Basri Beka, Prishtinë ____ PISA NA TREGON PASOJËN, KOMENTET NA TREGOJNË SIMPTOMËN: KUR...

Shpërndaj

Ish-Presidenti Ibrahim Rugova, një Njeri që nuk mund të harrohet kurrë.

Nga major: Nazif Ramabaja

Dita e 24 majit mbetet një datë historike për shtetin dhe popullin e Kosovës. Pikërisht më 24 maj 1992, 33 vjet më parë, u mbajtën zgjedhjet e para presidenciale dhe nacionale në Kosovë — një moment i rëndësishëm që shënoi fillesën institucionale të shtetësisë. Që nga ajo ditë, kjo datë njihet edhe si Dita e Presidentit.

Presidenti Ibrahim Rugova, përmes veprimtarisë së tij të palodhur, vizionit të qartë dhe politikës së urtë, projektoi bazat e shtetit të pavarur të Kosovës. Ai u bë arkitekti i shtetit tonë modern dhe garantues i miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky projekt i shtet formimit, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ishte më i madhi dhe më vendimtari për kombin shqiptar në dekadat e fundit.
Në rrethana të jashtëzakonshme të një okupimi klasik, Presidenti Rugova gjeti rrugën më të mençur për ta ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës. Ai e shndërroi qëndresën paqësore në një model unik të rezistencës moderne, duke i dhënë popullit zë në arenën ndërkombëtare.

Me politikën e tij të matur dhe të mençur, ai shtriu rrugën drejt LIRISË, PAVARËSISË dhe DEMOKRACISË , tri shtylla që u bënë udhërrëfyes për të gjithë ne që punuam dhe vepruam në epokën e Presidentit Rugova.

Urime Dita e Presidentit!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu