(Sylë Mujaj)
LETËR E HAPUR PROTESTUESE NGA ZEMRA E RUGOVËS
Drejtuar:
1. Kryetarit të Komunës së Pejës – z. Gazmend Muhaxheri
2. Prokurores së Pejës – znj. Kaltrina Mulhaxha (kaltrina.mulhaxha@rks-psh.org)
3. Gjykatës Komunale të Pejës – të vetëquajtur “të pavarur”!
4. Ministrit të Punëve të Brendshme – z. Gjelal Sfeçla
5. Ministrit të Infrastrukturës – z. Liburn Aliu
6. Kryeministrit të Kosovës – z. Albin Kurti
7. Kryeprokurorit të Republikës – z. Blerim Isufi, i varur nga pesë komandantë!
8. Drejtorit të Parkut “Nacional Zoologjik Rugova” – z. Fatmir Morina (nip i Hashim Thaçit)
9. Drejtorit të Pylltarisë – z. Kushtrim Nikçi

Titulli: ZOTNI, NUK KA ZOO ME SHQIPTARËT E RUGOVËS!
Zonja dhe zotërinj,
Ky nuk është një tekst, por një ulërimë e fundit e durimit tonë.
Ky nuk është një ankesë, por aktakuzë nga populli i plagosur, i gjobitur, i persekutuar dhe i tallur nga Ju dhe “Republika e Juaj Sui Generis”!
A është ky shtet i lirë shqiptarësh, apo një koloni administrative për ndëshkimin e Rugovës?

A nuk ju mjaftuan 9.000 hektarë që Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj ua falën Malit të Zi, pa pyetur popullin, pa referendum, pa drejtësi?!
Tash, kur malësorët po kthehen në trojet e tyre të lëna nga të parët, në shtëpitë shekullore, Ju – me gjykata, prokurori dhe polici speciale – i sulmoni me gjoba, urdhër-arreste dhe pushkë shteti.
A është ky nderi i UÇK-së? Apo turpi i mbuluar me flamurin e saj?

Drejtësia Juaj “e pavarur”, po rreh portat e burrave me plis.
Korridoret e Gjykatës së Pejës janë bërë burgje të reja për malësorët që nuk u përkulën as para Serbisë.
Por sot, para shtetit të vet, duhet të ulin kokën për t’i shlyer 3.000 euro gjobë për një dritare në kullën e vet.
Në emër të kujt e jepni këtë urdhër, znj. Kaltrina Mulhaxha?
Kujt i shërben ky zell prokurorial?

Gazmend Muhaxheri,
Ti që ke nënshkruar “lejet e betonit” për banesa kolektive, për Devollin, për Karicët e për kafenetë e Serbisë në zemër të qytetit – sot hesht për shtëpitë e Rugovës.
Ti s’i përfaqëson më rugovasit. Ti përfaqëson lekun, betonin dhe listën që të mban në karrige.

Z. Gjelal Sfeçla, z. Liburn Aliu, z. Albin Kurti –
Ku është ajo Vetëvendosje që premtonte drejtësi?
Ku është fjala e mbrojtjes së territorit, të pasurisë kombëtare, të nderit të malësorëve?
Ju heshtni, ndërsa mbi tokat tona vendoset një ZOO – një PARK ku shqiptarët kthehen në kafshë të ekspozuara për turizëm dhe hajni!

Fatmir Morina, nip i Hashim Thaçit,
Sot ti je “drejtor” i një parku zoologjik mbi shtëpitë e gjyshërve tanë.
Në emër të kujt?
Kush të ka dhënë të drejtën ta kthesh Rugovën në një “atraksion” për investitorë, ndërkohë që banorët e saj trajtohen si shkelës ligji e jo si pronarë?
Rugova nuk është kopsht për pushim të zyrtarëve – është plagë që nuk shitet!

Z. Blerim Isufi,
Ti s’mund të quhesh më Kryeprokuror i Kosovës, sepse je i kapur me rrënjë nga pesë ish-komandantë që uzurpuan luftën, pushtetin dhe drejtësinë.
Dënimi i malësorëve nuk është zbatim ligji, por vazhdim i persekutimit me nënshkrimin tënd.

MJAFT! – POPULLI NUK HESHT MË!
Ne, të mbijetuarit e burgjeve të Nishit, të burgjeve të Prishtinës, të internimeve e përndjekjeve serbe, nuk do të përkulemi para uzurpatorëve shqiptarë të pushtetit.
S’do të paguajmë gjoba për të jetuar në kullat tona!
S’do të lejojmë më që Rugova të jetë park i tjerëve, ndërsa ne të jemi kafshë pa zë në stane të ndëshkimit.

ZOTNI,
Nëse ky është shteti që ndërtuat mbi gjakun tonë,
atëherë mos prisni që heshtja të zgjasë.
Rugova është plagë që nuk vdes,
është burrëri që nuk përkulet,
është tokë që nuk falet!

Në emër të dhimbjes së përbashkët,
Në emër të drejtësisë që e kemi kërkuar me gjak e jo me tenderë,
Në emër të gjithë malësorëve që po rreshtohen jo më nëpër radhët e gjobave, por të revoltës së re,
Firmosur nga:
Sak Muji – ish i burgosur politik, artist, malësor e shqiptar i pandërprerë
Dukaivë – Rugovë e Paradoso – Zvicët
– 1 Qershor 2025
Pres nga te gjith ata qe nuk ju “lyen buzet me mjalt” nga ish komandantet e oligarket made in Serbia. Te ne perkrahin me peticion e nẽnshkrime
Qe jam i gateshem te i mbroj toka tona nga hordhit qe rropen e Zhdropen mbi edhe gjakun e dẽshmorëve vetëm te pasurohen:
Tashẽ ju kanẽ turre di bishave te egrea se sa duket ka filluar ne ju turre invalid.







