Arrestimi i gazetarit, Nexhat Behluli nga Medvegja, sulm i rëndë ndaj lirisë së fjalës në Kosovë

Shkrime relevante

Qimja në vezë…, në sytë e Hykmete Bajramit!

Lirim Gashi, Prizren ____ RADOJKOHYQMETE KURBAN BAJRAMI DHE SHKENCA E QIMES NË VEZË ____ Dje,...

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

Shpërndaj

Diplomacia-dk

REAGIM
Arrestimi i gazetarit Nexhat Behluli, nga Kosova Lindore, në territorin e Republikës së Kosovës për shkak të fjalës së lirë përbën një goditje të rëndë ndaj demokracisë, drejtësisë dhe vetë lirisë për të menduar, shprehur dhe shkruar lirshëm.
Në një vend që pretendon se është shtet demokratik, arrestimi i një gazetari për shprehjen e mendimit të lirë prej tij përbën jo vetëm skandal institucional, por, edhe një paralajmërim të rrezikshëm për çdo zë realist, kritik në shoqëri.
Në vend që Prokuroria e Kosovës të mbrojë ligjin, të mbrojë fjalën e lirë, ajo po tregohet gjithnjë e më shumë si një ekzekutuese me mjetet shtypëse kundër së vërtetës dhe ndjekjen dhe linçimin e atyre që guxojnë të flasin dhe të shkruajmë hapur të vërtetën…
Nexhat Behluli, nuk është kriminel. Ai, është një zë i lirë, një njeri që përfaqëson kauzën e shumë qytetarëve shqiptarë nga Kosova Lindore, që përfaqëson një komunitet të shtypur, të harruar dhe të (margjinalizuar) nga institucionet e Prishtinës, të Tiranës dhe të qarqeve euro-atlantike.
Ai nuk u arrestua, për shpifje, as për nxitje dhune, por për fjalë për një ngjarje reale…. Prandaj, arrestimi i tij është i papranueshëm.
Për më tepër e më keq: arrestimi i tij është një turp për Drejtësinë në Kosovë dhe për institucionet që duhet ta garantojnë lirinë e shprehjes, jo ta shtypin atë.
Ky veprim është një tentativë për të frikësuar të gjithë ata që guxojnë të kritikojnë politikën, Drejtësinë dhe shtetin.
Prokuroria e Kosovës duhet të japë menjëherë sqarime publike për këtë arrestim dhe të tërheqë çdo aktakuzë ndaj Behlulit!
Institucionet ndërkombëtare që mbikëqyrin Liritë Demokratike në Kosovë duhet të reagojnë fuqishëm dhe urgjentisht.
Gazetarët nuk janë armiq të shtetit. Ata, janë rojtarë të së vërtetës.
Mos harroni!
Kur e vërteta burgoset, atëherë të gjithë jemi të kërcënuar.
Liria e fjalës nuk është krim. Liria e fjalës është themeli i çdo shoqërie të lirë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Kercenimi nuk eshte fjalë e lirë.
    Ne cdo vend te botes demokratike kercenuesit burgosen.
    Pergezoj organet e rendit qe reaguan duke zbatuar ligjin!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu