ARKIVI:
8 Mars 2026

Elegji për demokracinë e përdhunuar

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Do të isha njeriu më i lumtur në këtë republikë të plagosur, sikur opozita jonë të ishte një forcë serioze: e ndershme si Diogjeni me llambën e tij në mes të ditës, e mençur si Sokrati që dinte se nuk dinte asgjë, dhe atdhetare si ata që ranë për këtë tokë pa kërkuar tenderë në këmbim.
Por jo.
Ajo çka kemi sot nuk është opozitë. Është një koalicion hijesh, një orkestër e zhurmshme hajnash që kërkon të kthehet në pushtet jo me votë, por me dredhi, rrena dhe seks diplomatik. Nuk bëhet fjalë për konkurrencë politike, por për kontrabandë pushteti, ku kartat ndërkombëtare përzihen me paratë e krimit dhe nostalgjinë për privilegjet e vjetra.
Le të flasim me emra.
Kush mund ta harrojë Grenellin, diplomatin-hije që nuk përfaqësonte Amerikën, por ndoshta vetëm dhomën e gjumit të Vuçiqit? Një emisar i shndërruar në eskortë ideologjike, i cili e shikonte Kosovën jo si shtet, por si shpërblim për begeninë e Beogradit.
E tani vjen Escobari, me një emër që të kujton narkotrafikun, dhe që në sjellje s’është larg: lëviz nëpër Ballkan me misionin e një përfaqësuesi të “stabilokracisë”, duke mos i kursyer presionet ndaj një qeverie të zgjedhur me 50% të votës, ndërsa përqafohet me ata që dikur blenin vota me thes dhe mbillnin frikë me kallash.
Ndërkohë, mediat… ah, mediat!
Të gjitha televizionet tona të mëdha janë shndërruar në SPUTNIK në shqip. Nga mëngjesi deri në mesnatë, këta gazetarë të “pavarur” janë më të varur se respiratori i një pacienti pa mushkëri: varur nga tenderët, nga oligarkët dhe nga urdhrat e Beogradit. Nuk raportojnë, por shpikin. Nuk analizojnë, por helmojnë. Janë turistë propagandistikë, që bredhin nga një studio në tjetrën si “ekspertë të gjithçkaje”, ndërsa realisht janë eskorta politike me mikrofon.
Sot, nëse ndokush dëgjon të thotë “Albin Kurti është fajtor për të gjitha”, është njëlloj si të thuash “Dielli është fajtor pse sytë e mi janë të mbyllur”.
Filozofia e të pabesëve është kjo: Nëse s’e mposht dot me votë, baltose me shpifje. Nëse nuk ta shes dot Kosovën, shes patriotizmin tënd të rremë me zbritje për Serbinë.
Në këtë shoqëri të përmbysur, ku hajni flet për drejtësi, tradhtari për atdhe, dhe spiuni për demokraci — po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallosh një kriminel nga një analist, dhe një ambasador nga një ndërmjetës seksual.
Por siç thotë një urti orientale:
“Kur ujqit e vjetër veshin lëkurën e qengjit, vetëm zëri i nënës i njeh.”
Dhe populli, edhe pse i lodhur, e ka ende atë zë në vesh. Dhe kur të flasë, nuk do të jetë më me vota – por me gjykim.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu