ARKIVI:
7 Mars 2026

Në ç’pllakë do të gdhenden emra e fjalë, në ç’vend do të vendosen buqeta lulesh?

Shkrime relevante

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

Arif Ejupi, Gjenevë (Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,...

Histori e pa treguar, islamizimi i shqiptarëve…!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ Moderator: Asdren Shala (në tekstin e mëtejmë...

Shpërndaj

___
– Në 80-vjetorin e gjykimit të atdhetarëve në Mitrovicë: Osman Solidi, Et’hem Ferati – Prekazi, Tefik Bekteshi, Hamdi Gashi, Musa Çollaku, Xhevdet Bajrami (të ekzekutuar); Abdyl Zhubi, Ramadan Rexha, Bahri Abdurrahmani, Nebi Hoda – Kuçi dhe Shaban Mustafa (të dënuar me burg prej 10 – 20 vjet)
Më 18 maj 1945, në sallën e hotelit “Jadran” (“Adriatik”) në Mitrovicë, dhjetëra të burgosur, pos Bedri Gjinajt dhe Idriz Rexhës, të cilët pak më herët i kishin nxjerrë prej andej dhe i kishin likuiduar në mënyrë misterioze, janë përgjigjur para Gjyqit ushtarak në përbërje: Mirko Peroviq nga Bllaca, major (kryetar), Milosh Xhudoviq, gjykatës (komandant i rajonit), Hasan Çerkezi, kapiten, Mustafë Xhabiri, Muharrem Alija, porotnikë, Vlado Popoviq, major nga Gjilani, i biri i Toma Popoviqit, udhëheqësit të çetave çetnike (prokuror). Pushteti komunist jugosllav, përkatësisht serb, kishte përgatitur këtë gjyq të bujshëm (spektakular), ku u dënuan kryesisht shqiptarët me akuzën si “kriminelë”, “armiq të popullit”, “shërbëtorë të fashizmit”, “kundërshtarë të bashkim-vëllazërimit, komunizmit e pushtetit popullor”…
Atëbotë ekzistonte një kombinim i harmonizuar i organeve ushtarake e OZN-ës me organet e drejtësisë. Organet e pushtetit të posa themeluar kishin njoftuar qytetarët që të tuboheshin në qendër të qytetit, para Adriatikut. Në gjykim mund të merrnin pjesë të gjithë ata që dinin ndonjë gjë për krimet që kishin bërë të akuzuarit: Ethem Ferati, Xhevdet Bajrami, Osman Solidi, Tefik Bekteshi, Musa Çollaku, Shaban Mustafa, Ramadan Rexha e Abdyl Zhubi nga Mitrovica, Nebih Hoda – Kuçi nga Vushtrria, Hamdi Gashi nga Skënderaj, Bahri Abdurrahmani nga Pazari i Ri, dhe Todor Cvetkoviq, mjek i punëtorëve të Trepçës.
“Të gjithë këta kriminelë, thuhej në njoftimin e zëdhënësit të pushtetit komunist, do t’i dënojë gjyqi i popullit!” Prokurori ushtarak kishte nënshkruar akuzën për këta të burgosur, sepse, sipas tij, kanë qenë në shërbim të fashizmit, kanë punuar kundër interesave të popullit, kanë propaganduar kundër komunizmit, kanë plaçkitur e vrarë. Krerët komunistë, për të justifikuar krimin, paraprakisht kishin trilluar fabulën e një gjyqi popullor, i cili, sipas tyre, po bëhej në mënyrë të rregullt. Dhe masa e njerëzve (serbë, turq, romë e shqiptarë) ishin mbledhur në shesh për të dëgjuar se ç’thonë përfaqësuesit e “pushtetit popullor”. Njëri nga udhëheqësit komunistë thërriste me zë të lartë: “Ata që sot po përpiqen ta shkatërrojnë bashkimin e vëllazërimin e popujve të Jugosllavisë, ende nuk janë të vetëdijshëm se sa i fortë është komunizmi! Armiqtë e pushtetit popullor që e kanë trupin dhe gjymtyrët në këto treva, sidomos në Drenicë e në Shalë të Bajgorës, do të kapitullojnë! Sot ua kemi kokën në grusht. Kur t’ua heqim kokën, atëherë edhe atje do të qetësohen trupi e gjymtyrët! Koka është në sallën e hotelit “Jadran” dhe sot në ora tetë do të fillojë gjyqi i popullit!…”
Masa e përgatitur nga dirigjentët e pushtetit komunist, filloi të thërrasë “Smrt-kolac-konopac!”, “Vdekje kriminelëve!, Vdekje ballistëve!, Vdekje fashistëve!, Të gjithë në hunj, në litarë!”
Më 22 qershor 1945, në ora 15,oo kryetari i trupit gjykues, Mirko Peroviq, bashkë me gardianin iu afrua derës ku ishin vendosur të dënuarit prej 10 deri 20 vjet burg. Pasi hapi derën, nxori një fletë të vogël dhe lexoi: “Në bazë të vendimit të Gjyqit Suprem të Jugosllavisë, dënimi kohor për Hamdi Gashin, Xhevdet Bajramin dhe Musa Çollakun shndërrohet në dënim me vdekje!” Të tre menjëherë i nxorën prej andej dhe i futën në dhomën ku ishin katër të tjerët e dënuar me vdekje. Pra, më 22 qershor 1945, Gjyqi Ushtarak ua shqiptoi dënimin me vdekje gjashtë të akuzuarve shqiptarë: Ethem Feratit – Prekazit, Osman Solidit, Tefik Bekteshit, Hamdi Gashit, Musa Çollakut, Xhevdet Bajramit dhe serbit Todor Cvetkoviqit. Dy atdhetarë tjerë të shquar, Idriz Rexhën dhe mësuesin Bedri Gjinajn, të cilët i kishin nxjerrë ditë më parë nga burgu, i kishin likuiduar në mënyrë misterioze, ndërsa katër të akuzuarve tjerë ua shqiptuan masën e dënimit kohor: Abdyl Zhubit (20 vjet), Ramadan Rexhës (15 vjet), Bahri Abdurrahmanit (10 vjet) dhe Nebi Hodës – Kuçit (10 vjet). Vetëm njëri, Shaban Mustafa, u lirua për t’u mbrojtur në liri.
Prokurori ushtarak, Vlado Popoviqi, me një gjysmë flete në dorë, ua lexoi aktakuzën të pandehurve: Ethem Feratit, nënprefekt i Mitrovicës, për shkak se ka mobilizuar me dhunë të rinj shqiptarë në trupat SS të forcave gjermane; Osman Solidit, tregtar, për shkak se ka përvetësuar pasurinë e hebrenjve; Tefik Bekteshit, agjutant i Pajazit Boletinit, për shkak se kishte udhëhequr regjimentin në Shqipëri ku ka plaçkitur e ka vrarë shqiptarë atje; Hamdi Gashit, nënprefekt i Nënprefekturës së Vushtrrisë, për shkak se ka ushtruar presion mbi serbët e rajonit të kësaj komune; Abdyl Zhubit, shef i logjistikës të regjimentit të Kosovës, për shkak se ka furnizuar regjimentin dhe ka nxitur luftën kundër forcave partizane dhe ideologjisë komuniste; Bahri Abdurrahmanit, tregtar nga Pazari i Ri, për shkak se është pasuruar në dëm të qytetarëve; Nebih Hodës, udhëheqës financiar në nënprefekturën e Vushtrrisë, sepse ka plaçkitur qytetarët; Ramadan Rexhës, komisar i Batalionit IV të Brigadës së Drenicës, për shkak se ka organizuar rininë në luftë kundër LNÇ-së; Musa Çollakut, tregtar, për shkak të pasurimit në dëm të qytetarëve; Shaban Mustafës, kryetar i Bashkisë së Mitrovicës, për shkak se ka mobilizuar të rinjtë në radhët e SS trupave gjermane; dhe Teodor Cvetkoviqit, mjek, për shkak të miqësisë së tij të ngushtë me drejtorin gjerman të “Trepçës”.
Pastaj kryetari Mirko Peroviq e kishte pyetur secilin veç e veç se a e ndienin veten fajtorë për veprat e kryera. Të akuzuarit nuk kishin mundësi të jepnin asnjë shpjegim për shkak të thirrjeve të masës së tubuar dhe të pranishmëve në sallë: “Smrt-kolac-konopac!” Të akuzuarit shqiptarë as nuk doli kush t’i mbrojë as nuk patën mundësi t’i thonë dy fjalë për të mbrojtur veten. Mjekun Todor Cvetkoviq, i cili kishte ardhur nga Maqedonia i ndjekur nga forcat bullgare, u përpoq ta mbronte një pop serb. Disa njerëz që kishin ardhur nga anë të ndryshme, kërkuan të deklarohen, por, meqë nuk ishin njerëz të cktuar nga pushteti, kryetari ua preu shkurt: “Gjykimi mori fund.!”
Të shtatëve iu komunikua se të nesërmen, më 23 qershor, në ora 10,oo paradite do të ekzekutohen. Iu kumtua se kanë mundësi që t’u shkruajnë letër familjarëve si dhe t’i njoftojnë më të afërmit që të vijnë për t’u përshëndeten me ta..Të tjerët, Abdyl Zhubit, Ramadan Rexhës, Bahri Abdurrahmanit dhe Nebih Hodës, iu kumtua se Gjyqi Suprem i Jugosllavisë vetëm au ka vërtetuar dënimin e shqiptuar dhe të nesërmen i kanë dërguar në Shtëpinë Ndëshkuese Korrektuese të Pozharevcit.
Më 23 qershor 1945, OZN-a pushkatoi gjashtë atdhetarë të shquar shqiptarë dhe një mjek serb. Ekzekutimi i tyre ishte vepër kriminale e udhëheqjes komuniste-çetnike. Ata nuk ishin as kriminelë, as mercenarë, as hajdutë, as fashistë, as kolaboracionistë, as armiq të popullit, siç i quanin komunistët, por atdhetarë të kulluar, luftëtarë të shquar të Lëvizjes, që kundërshtonin ripushtimin e Kosovës, instalimin e pushtetit komunist jugosllav, që kërkonin bashkim kombëtar, Kosovën e lirë e demokratike…
Nderimi i dëshmorëve të lirisë është shenjë qytetërimi, është akt kulture. Kanë kaluar 80 vjet dhe Mitrovica kërkon bijtë e saj ku janë, së paku, ku prehen eshtrat e tyre. Për mësuesin Bedri Gjinaj është bërë, të thuash, diçka, një shkollë është pagëzuar me emrin e tij, kurse për të tjerët asgjë. Ata nuk janë kujtuar asnjëherë në mënyrë institucionale, pra as në këtë 80 vjetor të vrasjes së tyre.
Dihet vendi ku janë dënuar (në sallën e hotelit “Adreiatik” dhe ku janë ekzekutuar (në lindje – dalje të qytetit, tek varret serbe), mirëpo asnjëherë nuk është bërë qoftë edhe përpjekja më e vogël që të gjurmohet e të dihet se a janë eshtrat e tyre aty apo jo. Së paku, të gdhenden në gur emrat e tyre bashkë me vargun epitaf të poetit tonë kombëtar Gjergj Fishta: “Lehtë iu kjoftë mbi krye lëndina!”
Mitrovicë, 25 qershor 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu