Biri im, Kujtim,
___
Sapo mora vesh se je martuar. Lajmi më erdhi jo nga ti, por nga të tjerët – dhe ky fakt më lëndoi më shumë sesa mund ta shprehë fjala.
Megjithatë, si prind, si njeri, dhe si njeri me shpirt të lirë, po të them me gjithë zemër: të qoftë për hajër martesa!
U bëfshi me jetë të gjatë, të ndershme, të dashur dhe të qëndrueshme. Shtëpia juaj u mbushtë me dritë, me mirësi dhe me paqe.
Por biri im – ta them me lot në shpirt – të mësojë për martesën e djalit tënd nga dikush tjetër, e jo nga goja e tij, është një plagë që nuk ka fjalë që e shëron.
Një thirrje, një njoftim, një fjalë, një ftesë… nuk do të ishin formalitet – do të ishin një dëshmi e respektit ndaj gjakut dhe një kujtim për përkatësinë.
Po më trajtoni si një të huaj. Dhe këtë nuk e bën një bir ndaj babait të vet, pa një nxitje të errët pas krahëve.
E di, dhe e them haptas: kjo nuk është thjesht harresë. Ky është një skenar. Një akt i paramenduar i përjashtimit, i drejtuar dhe i ushqyer qëllimisht.
Në këtë skenar – e kam thënë dhe e them pa frikë – e shoh dorën dhe nxitjen e ish-bashkëshortes sime, nënës tënde. E bija e një haxhie, por që në vend se të ndjellë paqe e falje, po i ndjell urrejtje dhe hakmarrje fëmijëve të saj.
Ajo s’mund ta falte faktin që unë nuk e mbylla gojën për dyshimet që pata për besnikërinë e saj gjatë martesës. Dhe jo vetëm një herë.
Ma kërkoi qartë: “Nëse don që të vazhdojmë, e mbyll këtë temë përgjithmonë.” Por unë nuk e mbylla – sepse dinjiteti nuk blihet me heshtje.
Dhe kjo është hakmarrja e saj: që sot, përmes ndikimit që ka mbi ju, të më fshini si baba dhe të më trajtoni si armik – vetëm pse kam zgjedhur të jem i lirë, të flas të vërtetën time dhe të kthehem në besimin e të parëve tanë.
Unë nuk jam i përsosur – e as nuk kam kërkuar të jem – por jam babai yt. Dhe si i tillë, meritova të paktën një fjalë.
As myslimani më i devotshëm, as katoliku më i rreptë, as serbi, as amerikani, as romi, as kushdo tjetër me ndjenja njerëzore, nuk do ta linte babanë jashtë ditës më të rëndësishme të jetës. Vetëm një shpirt i helmuar nga urrejtja dhe manipulimi fetar e familjar bën një veprim të tillë.
E për këtë arsye – më dëgjo me kujdes – nëse nuk gjen guximin e shpirtit dhe të ndërgjegjes për të më kërkuar falje si bir ndaj babait, do të jem i detyruar që në testamentin tim të lë me shkrim që të mos lejohesh të jesh pjesë e ceremonisë sime të lamtumirës, kur të vijë ora e fundit e jetës sime.
Ky nuk është mallkim, por amanet. Amaneti i një babai të dhimbur, që megjithatë nuk ndalon së luturi që djali i tij të zgjohet, të mendojë, të pendohet dhe të zgjedhë të ecë me nder, jo me urrejtje të mbjellë nga të tjerët.
Me gjithë dhimbjen, por edhe me dashuri që nuk shuhet,
Babai yt, Shqiptar Shaljani (i lindur si Ahmet Musa)



1. Nuk ka pasuri tjetër më të madhe,që i lën në trashëgim prindi fëmiut të vet, sesa edukata e mirë;
2. Sa më të mëdhënj e sa më njohur t’i kemi prindët, aq më të madhe e kemi përgjegjësinë dhe obligimin, që ata mos t’i koritim!
Shqiptar Shaljani asht nji ATEDHETAR I VERTETE. Kjo asht trashigmia e tij.
Femijte e tij jane marre peng nga nji familje ku komandon nji hoxhe islamik fanatik.
Sa i përket letrës se babës për të birin: Qendron një thënie për mjekët (doktoret e mjekësisë), e cila thotë:
“Doktor, se pari shëroje veten tënde, e pastaj e shëron pacientin (të sëmuarin).
*
Përgjigje Paulit;
Si duket ju Paul nuk e kuptoni mirë fjalën “peng”, përndryshe nuk do e përdornit në koment. sepse nuk ka të bëjmë me “pengun”, as me hoxhën!