Në Theth, ligji ndëshkon ata që përpiqen ta respektojnë …

Shkrime relevante

Gazeta finlandeze Helsingin Sanomat nxjerr zbuluar shqiptarin Armando Mema, që u shndërrua në zërin e Kremlinit

8 Nëntor, 2026 Korrespodenti Nga Korrespodenti Bëhet fjalë për Armando Memën, të...

Pse askush nuk flet për xhamitë ilegale në Kosovë?!

Domenik Kastrioti, Stuttgart, Gjermani ____ A duhet të shqetësohemi për objektet fetare që...

Dodona, Epiri dhe përgjegjësia për të rishkruar historinë

Kujtim Mateli, shkrimtar, Tiranë (Hyrja e plotë e studimit historik me autor...

Bota s’ta fal gëzimin

Maki Maqedonci Canolli ___ BOTA S’TA FAL GËZIMIN (Më quaj si të duash) ____ Më quaj...

Shpërndaj

Ndërsa turizmi në Alpet shqiptare njeh rritje, banorët vendas përballen me një realitet të zymtë: kërkesat e tyre për restaurimin e objekteve me vlera historike vazhdojnë të mbeten në sirtarë.
Zef Çuni, ish-zv.ministër i Kulturës dhe arkitekt me përvojë në çështjet e trashëgimisë kulturore, ngre alarmin për një situatë absurde në Theth, ku ligjet, sipas tij, po penalizojnë vetë ata që përpiqen t’i zbatojnë.
“Kulla e familjes Rupa në Theth është një monument kulture i mbrojtur nga shteti. Familja prej 10 vitesh kërkon që ta restaurojë me të gjithë elementët historikë që ka pasur. Edhe pse projekti është miratuar nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Shkodrës e ka refuzuar në mënyrë të përsëritur,” tha Çuni për median.
Sipas tij, ky bllokim administrativ është kthyer në një pengesë të madhe për banorët, që përballen me zvarritje të pajustifikuara dhe humbje kohe e shprese. “Ky është realiteti: në Theth, ligji ndëshkon ata që përpiqen ta respektojnë,” theksoi arkitekti, duke shtuar se një pjesë e mirë e ndërhyrjeve ilegale në zona të mbrojtura lind pikërisht nga mungesa e përgjigjeve institucionale.
Rasti i kullës Rupa është vetëm një nga shembujt ku burokracia vë në pikëpyetje vetë qëllimin e mbrojtjes së trashëgimisë duke lënë në harresë ata që duan të ndërtojnë mbi historinë, jo ta fshijnë atë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu