Duket se intervista e Hashim Thaçit ishte një njoftim për një rikthim të mundshëm – ndoshta si një figurë që mund t’i nevojitet Trump-it.
Në intervistë, ai u përpoq të paraqitej si viktimë e vendimeve që vetë i ka marrë, dhe të fitojë empati e simpati si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj.
Ai bëri një lloj “flirti” me Perëndimin dhe Serbinë, ndërsa akuzoi Qeverinë e Kosovës duke përmendur, sipas tij, dyshime për inskenime terroriste me qëllime elektorale.
Krejt fjalimi i tij ishte një përzierje mes flirtit ndaj Perëndimit dhe akuzave të nënkuptuara ndaj Kurtit. Madje, sulmin në Bajë nuk e quajti as terrorist
Gjatë kohës që e dëgjoja, po mendoja me vete: a thua këtë fjalim e ka shkruar Grenelli apo vetë Thaçi?
Kishte pranim të gabimeve, por jo edhe të dëmeve që janë shkaktuar. Tha se kishte gabuar, por nuk përmendi askund që shteti i Kosovës e paguante, ndërkohë që ai e dëmtonte.
Qoftë në administratë, në arsim, prokurori, gjykata, në ndërtimin e shtetit, Çakorin, veteranët, mbi 10.000 agjentë të udbës në Kosovë, dy a tre të zbuluar, okupimi i veriut, oligarkët, shitja e tokës me disa euro hektarin, e shumë të tjera…




Ne filmin kult “The Godfather”, pjesa e pare, gjiruar 1972., skena antologjike dhe nder me sinjifikante eshte kur babi Vito Corleone i a perserit disa here djalit te vet Michael Curleone fjalin qe shkon keshtu disi: “Mbaje ne mend kete: Ai qe ta propozon ose te percjelle porosine e Barzinit per takimin me te, Barzinin, E PIKRISHT AI PERSON ESHTE TRADHTAR qe do te t’ percjelle ate porosi-propozim, dhe ne ate takim do te te vrasin.” ANALOGJIA me kete “interviste” te Hashim Thacit, dhe disa fakte tjera, shume lehte mund te shpalosin kush eshte tradhtar ne rrethin me te ngusht te Albin Kurtit. Se pari: Kush e propozoi dhe e pruni avokatin kroat Luka Mišetić te e mbron Hashim Thacin?! Vetem Hashim Thacin!!! Kush eshte avokati Luka Mišetić? Avokati kroat Luka Mišetić e ka mbrojt ne Haag gjeneralin e famshem kroat Ante GotovinA, e te akuzuar per krime lufte ndaj popullates serbe ne aksionin me te njohur kroat me emertim “Oluja”, te sprovuar ne gusht 1995., kur Ushtria kroate mer nga USA driten e gjelbert te e liron teritorin e saj, ate pjese te teritorit kroat, pra te Kroacise, e te okupuar ne gusht 1990., nga rebelistet dhe qetniket serb. Ushtria kroate i shkel qetniket, i shkel tekstualisht qetniket serb, por behen dhe krime lufte ndaj popullsise civile serbe e ne ashtuquajturen pjesen e Kroacise, “Krajina”. Pra avokati Luka Mišetić e mbron ne Haag gjeneralin te famshem kroat Ante Gotovina i cili e prin aksionin e Ushtrise kroate “Oluja” (Stuhia”). E i njejti avokat Luka Mišetić po e mbron tash ne Haag vetem e vetem Hashim Thacin. Sa per keta tjere Krasniqi, Veseli, Selimi po i mbrojne kryesisht avokatet anglezet e per te cilit avakatet anglez gjykimi sa ma i gjat i shkon ne favor atyre avokateve sepse marin ma shume para. Pra KETU qendron thelbi i thelbit dhe e shpalos prapavijen: KUSH E PROPOZOI DHE E PRUNI AVOKATIN KROAT LUKA MIŠETIĆ TE E MBRON HASHIM THACIN NE HAAG?!! E ai qe e boni kete eshte tradhtari qe po i a qet thiken ne shpind dhe Albin Kurtit dhe Vjoses Osmani. Pike ketu.