ARKIVI:
7 Mars 2026

Klanet e errëta mbi drejtësinë shqiptare në Maqedoni

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Në foto është një pamje e vjetër nga Shkupi

Shkruan: Qazim Ali Deda

  • Shkrim rreth klaneve të padrejtësive

1. Një dramë që përsëritet

Klanet politike e kriminale që sot e kanë kapur jetën e shqiptarëve nuk janë një shpikje e re. Ato kanë rrënjë të thella, që shkojnë pas në kohë, tek sistemet e kontrollit dhe të dhunës shtetërore të Jugosllavisë, të cilat i trajtuan shqiptarët jo si qytetarë, por si të dyshuar të përhershëm.

Ajo që quajmë sot korrupsion, klientelizëm, apo nepotizëm nuk është veçse një vazhdimësi e aparatit jugosllav, vetëm se tani në formë “demokratike”. Klanet shqiptare në Maqedoni shpesh nuk kanë qenë mbrojtës të kombit të tyre, por gardianë të interesave të huaja dhe të xhepit të vet. Ata kanë marrë rolin e ndërmjetësve mes pushtetit sllav dhe popullit shqiptar, duke e plaçkitur popullin në dy mënyra: njëherë me represion, dhe pastaj me korrupsion.

Xhevat Ademi që plaçkit popullin e varfër me mashtrim perfid, apo Musa Xhaferi që e komprometon moralin publik, janë figura që pasqyrojnë këtë model të vjetër. Ata janë “funksionarët” e rinj, por me shpirt të vjetër jugosllav, ku posti nuk është shërbim, por privilegj i klanit.

Ky fenomen nuk është vetëm shqiptar. Në Serbi, pas rënies së Millosheviqit, klanet e lidhura me shërbimet sekrete (UDB/KOS) nuk u shuan, por u futën në politikë e biznes. Në Kroaci, klane të ngjashme të dalë nga strukturat e luftës e kthejnë politikën në çështje personale. Në Bosnje, partitë u shndërruan në çifligje etnike ku drejtësia është thjesht fasadë.

Por ajo që e bën rastin shqiptar më tragjik është se klanet tona e përdorin edhe gjuhën e nacionalizmit për të mbuluar korrupsionin. Ata bëjnë sikur mbrojnë kombin, ndërkohë që e shesin për tenderë, poste dhe privilegje. Ky është mashtrimi më i madh i tranzicionit tonë.

Kur organet e drejtësisë në Maqedoni, në vend që të respektojnë ligjin, hedhin në kosh ankimet e një qytetari të pafajshëm, atëherë kuptojmë se gjykata nuk është më tempull i drejtësisë, por vegël e klaneve. Kur ministri i radhës, si rasti i Adnanit nga Debreshi, nuk jep përgjigje sipas ligjit, atëherë nuk kemi të bëjmë me një individ të papërgjegjshëm, por me një sistem të tërë që jeton mbi padrejtësinë.

Në historinë e Ballkanit, pushteti shpesh është parë si mjaltë për t’u thithur, jo si barrë për t’u mbajtur. Kjo është arsyeja pse perandoritë ranë dhe popujt mbetën të varfër. Kjo është arsyeja pse edhe sot, pas dekadash, shqiptarët ende presin drejtësinë si një fëmijë që pret babanë të kthehet nga lufta.

Populli shqiptar nuk duhet të mjaftohet me mbijetesë. Ai duhet të kërkojë drejtësinë, jo si luks, por si të drejtë natyrore. Sepse vetëm atëherë do të thyejmë zinxhirin e klaneve, nga Brko-t e djeshëm te ministrat e sotëm. Dhe vetëm atëherë do të mund të themi se kemi një shoqëri që e meriton të quhet e lirë.

Përgjegjësinë që më jep dërgjegja ime njerëzore si qytetar shqiptar, me këtë shkrim dua të shpalos krimin dhe fytyrat e shëmtuara të Blerim Bexhetit si ish ministër i drejtësisë në Maqedoni, Adnan Jasharit nga Debreshi, Agim Nuhiut si zv ministri i  PB, Musa Xhaferit , kriminal dhe i pamoralshëm i cili e njollosi në pikpamje morale Ermira Memetin, Xhevat Ademi një mashtrues dhe hilexhi ndaj popullit të varfër, duke u vjedh para për një patent shoferi që i detyronte të paguajn edhe nga 500 – 600 euro .Milaim FVatai mashtrues si babai i vet Zilko Fetai, që nga koha e UDB-së dhe spiunazhit si kodosha ndër vite. Klani i tyre i përmbushur me krime dhe plaçkitje nga taksat që paguajnë shqiptarët dhe këta veprojnë nën ombrellën e Partisë dhe Ali Ametit. Dhe si të tillë, bëjnë aktivitete të fshehta dhe tinëzare kundër vlerave që kanë personat dhe ata që duhet të zgjidhen si politikanë, vlerat e tyre njerëzore shkilen me këmbë nga këta të mjerë që cekay më lart. Janë të pafytyrë dhe pa dinjitet.

Drejtësia është themeli i çdo shoqërie të shëndoshë. Por çfarë ndodh kur drejtësia kthehet në vegël të klaneve dhe në plaçkë për individë të pafytyrë? Çfarë ndodh kur shqiptarët, të lodhur e të varfër, shohin se taksat e tyre përdoren për pasurimin e sharlatanëve që fshehen pas partive politike? Atëherë kemi të bëjmë me një plagë që helmon trupin e kombit – plagën e klaneve të errëta.

Blerim Bexheti dhe trashëgimia e spiunazhit

Ish-ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti, është shembull se si drejtësia mund të shndërrohet në farsë. Në vend që të ishte mbrojtës i ligjit, ai e përdori postin si mjet për të ushqyer një sistem të kalbur. Ai është bij i një tradite të turpshme spiunazhi, të mishëruar nga i ati i tij me nofkën “Brko”, që në kohën e Jugosllavisë spiunonte fqinjët dhe mësuesit. Ky është shembulli se si tradhtia dhe servilizmi, të trashëguara nga UDB-ja, shndërrohen në “karrierë politike” në demokracinë e sotme.

Musa Xhaferi dhe rënia morale

Një tjetër figurë e errët është Musa Xhaferi, i cili jo vetëm që u bë pjesë e plaçkitjes politike, por edhe e njollosjes morale. Historia e tij me Ermirën, një figurë intelektuale dhe e respektuar, është dëshmi se si pushteti shndërrohet në instrument për të shkatërruar dinjitetin e njerëzve dhe për të përdhosur vlerat që duhej të përfaqësonte politika shqiptare.

Xhevat Ademi, mashtruesi i popullit të varfër

Edhe më i dhimbshëm është rasti i Xhevat Ademit, i cili shfrytëzoi varfërinë e shqiptarëve duke i detyruar të paguajnë nga 500–600 euro për patentë-shofer. Kjo nuk është vetëm hajni; është tallje me hallet e njerëzve, një formë e re skllavërie moderne, ku qytetari detyrohet të shesë djersën e tij për një të drejtë të zakonshme.

Milaim dhe Zilko Fetai – spiunazhi i trashëguar

Milaim Fetai, ashtu si i ati i tij Zilko Fetai, është shembulli i mashtruesit dhe spiunazhit të trashëguar. Që nga koha e UDB-së, ky familjaritet me kodoshanët e pushtetit u shndërrua në “kapital politik”. Dhe sot, nën ombrellën e partisë, ky klan vazhdon të pasurohet mbi taksat e shqiptarëve, duke i përdorur institucionet si mburojë për aktivitetet e tyre të fshehta e tinëzare.

Adnan Jashari dhe heshtja e padrejtësisë

As ministri i radhës, Adnan Jashari nga Debreshi, nuk shpëton nga kjo akuzë morale. Kur qytetari i thjeshtë, i lënduar nga padrejtësitë, i drejtohet institucioneve për ankim, përgjigjja është heshtje. Dhe heshtja është forma më e ligë e tradhtisë. Sepse kur ministri hesht, ai i bashkohet zinxhirit të padrejtësisë.

Të gjithë këta emra – Bexheti, Xhaferi, Ademi, Fetai, Jashari – nuk janë të shkëputur. Ata janë nyje të një zinxhiri, pjesë të një klani që vepron nën ombrellën e partisë së Ali Ametit. Ky është realiteti i hidhur: një parti që duhej të ishte shpresë për shqiptarët, u shndërrua në strehë për klane kriminale, të cilat shkelin mbi vlerat njerëzore dhe politike, duke i trajtuar idealet kombëtare si mall për pazare.

Unë nuk flas nga inati personal, por nga përgjegjësia që më jep ndërgjegjja ime si qytetar shqiptar. Ky shkrim nuk është thjesht akuzë; është thirrje për zgjim. Sepse nëse heshtim përpara krimit dhe imoralitetit, atëherë jemi bashkëfajtorë.

Këta që sot duken të fuqishëm, janë veçse hije pa fytyrë e pa dinjitet. Historia nuk do t’i mbajë mend si burra të kombit, por si sharlatanë që shfrytëzuan popullin e vet. Dhe është detyra jonë morale, njerëzore e kombëtare t’i demaskojmë, që e ardhmja të mos ndërtohet mbi gënjeshtër, por mbi të vërtetën dhe dinjitetin.

Në çdo kohë dhe në çdo vend, padrejtësia është një plagë që dhemb më shumë kur vjen nga të vetët. Sot shqiptarët në Maqedoni jetojnë nën hijen e klaneve që kanë uzurpuar politikën, drejtësinë dhe institucionet publike. Emra si Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Xhevat Ademi, Milaim e Zilko Fetai, Adnan Jashari nuk janë thjesht individë të veçuar. Ata janë simbole të një sistemi të kalbur, që e përdor pushtetin për pasurim personal, shantazh moral dhe shkelje të dinjitetit qytetar.

Këta klane veprojnë nën ombrellën e partisë, duke e kthyer idealin e përfaqësimit politik shqiptar në një farsë. Ata shfrytëzojnë popullin e varfër, plaçkitin taksat e tij, i shesin të drejtat e tij për tenderë e poste, dhe e lënë atë pa zë e pa shpresë.

Unë flas jo nga inati personal, por nga përgjegjësia që më jep ndërgjegjja ime si qytetar shqiptar. Heshtja është aleati më i madh i krimit. Çdo qytetar që hesht përballë padrejtësisë, bëhet bashkëfajtor. Ne nuk mund të pranojmë që e ardhmja e fëmijëve tanë të ndërtohet mbi gënjeshtër dhe imoralitet.

Ne jetojmë në një kohë tranzicioni, ku demokracia shpesh duket vetëm si fjalë e bukur në letër. Por demokracia nuk është vetëm vota; ajo është ligj, moral, integritet dhe përgjegjësi qytetare. Kur këto elemente mungojnë, çdo ligj bëhet fasadë, çdo institucion bëhet vegël, dhe çdo qytetar bëhet viktimë e një sistemi të kapur nga klanet.

Në çdo shoqëri ku pushteti nuk kontrollohet nga ligji dhe morali, lindin hijet. Hijet e klaneve shqiptare në Maqedoni nuk janë thjesht histori personale; ato janë pasqyrë e një sistemi të kalbur, ku drejtësia dhe integriteti përdoren si maska për interesa të ngushta.

Në një demokraci funksionale, politika është mjet për të shërbyer qytetarëve. Kur klanet kontrollojnë partinë dhe institucionet, politika kthehet në biznes familjar: tenderët, postet e larta dhe privilegjet janë të ndara sipas lidhjeve personale dhe jo meritës. Rasti i Xhevat Ademit, si një njeri tipik dhe keqbërës nga Reçica e Vogël e Tetovës, që shfrytëzon varfërinë e popullit për përfitime personale, është shembull i qartë i degradimit të politikës dhe ekonomisë së shëndoshë.

Socio-politikisht, kjo krijon një fenomen të njohur si “captured state” – shtet i kapur nga klanet. Shoqëria civile humbet besimin, ekonomia zvarritet, dhe të rinjtë humbasin motivimin për të ndjekur karrierë në institucione publike. Në vend të kësaj, ata shikojnë të ardhmen në emigrim ose në metoda të dyshimta për përfitim personal.

Filozofët politikë si Tocqueville dhe Rousseau theksojnë se moraliteti i qytetarit dhe integriteti i institucioneve janë të lidhura ngushtë. Kur institucionet shpërfillin moralin, qytetari humbet orientimin dhe shoqëria degradohet. Klanet shqiptare në Maqedoni janë shembulli klasik i kësaj situate: pushteti, në vend që të mbrojë ligjin, shkel mbi të, dhe bashkë me të shkel mbi shpresat e komunitetit.

Klanet shqiptare nuk janë individë të izoluar – ato janë struktura që përvetësojnë pushtetin, deformojnë drejtësinë dhe shkelin moralin. Por fuqia e tyre mbetet e kufizuar: çdo qytetar që ngre zërin, çdo dokumentim i veprave të tyre, dhe çdo formë e reagimit qytetar është një dritë që mund të shndërrojë hijet në transparencë.

Për shqiptarët në Maqedoni, ky është paralajmërim i drejtpërdrejtë: kur një klan e kap institucionin, shoqëria civile humbet besimin, dhe qytetarët më të ndershëm ndihen të izoluar. Historia serbe tregon se vetëm kur qytetarët filluan të dokumentojnë padrejtësitë dhe të organizoheshin jashtë institucioneve zyrtare, u hap një rrugë për ndryshim gradual.

… Në Bosnjë, klanet dhe grupet etnike kontrollojnë pjesë të administratës dhe ekonomisë, duke përdorur institucionet për përfitime të ngushta. Kjo ka krijuar një fragmentim të shoqërisë dhe një mungesë besimi mes komuniteteve, ku qytetarët e zakonshëm nuk ndihen të përfaqësuar.

Në Maqedoni, fuqia e fjalës është më e rëndësishme se kurrë. Denoncimi i klaneve që shfrytëzojnë institucionet – nga ministrat e drejtësisë te funksionarët e vegjël – është një akt moral. Ai tregon se qytetari nuk është i dorëzuar ndaj hijes së pushtetit të fshehtë.

Aristoteli thekonte se drejtësia është bazament i shoqërisë; pa të, qytetari nuk mund të ndihet i sigurt dhe as i lirë. Në këtë shoqëri, institucionet nuk janë makina burokratike, por mekanizma të besueshëm që mbrojnë dinjitetin e çdo qytetari.

Në një shoqëri të shëndoshë, politika është veç instrumenti i shërbimit publik. Të gjithë ata që hyjnë në institucione veprojnë për komunitetin dhe jo për interesa personale. Të rinjtë mësojnë se merita dhe moraliteti janë rruga për t’u përzgjedhur, jo lidhjet me klanet.

Kjo krijon një cikël të shëndetshëm: qytetari i ndershëm gjen mundësi, institucionet punojnë për qytetarët, dhe klanet nuk kanë hapësirë të ushqehen nga pushteti i fshehtë.

Shoqëria pa klane nuk krijohet vetëm nga ligji; ajo kërkon angazhim qytetar. Qytetarët dokumentojnë abuzimet, edukojnë brezin e ri mbi moralin dhe drejtësinë, dhe përdorin fuqinë e fjalës për të krijuar presion mbi institucionet.

Në këtë shoqëri, çdo zë i ndërgjegjshëm ka peshë. Çdo aksion qytetar është një gur themeli për një të ardhme të lirë. Ky vizion nxit kulturën e përgjegjësisë dhe solidaritetit midis qytetarëve, duke shndërruar moralin dhe drejtësinë në kultivues të shoqërisë.

Ndërtimi i një shoqërie të fortë dhe të drejtë kërkon më shumë se vetëm vullnet individual. Ai kërkon strategji të qarta, veprime të koordinuara dhe metodologji që i japin shoqërisë mundësi të mbrohet dhe të ringrihet. Këto strategji duhet të adresojnë jo vetëm korrupsionin dhe kapjen e institucioneve nga klanet, por edhe anomali të tjera të rrezikshme, përfshirë veprimet antishqiptare që dëmtojnë identitetin, kulturën dhe integritetin e komunitetit.

Në dekadat e fundit, Ankimet e mia kundër vendimeve të padrejta të Gjykatës së Zenicës dhe të institucioneve të BeH në Sarajevë kanë qenë përpjekje për të kërkuar transparencë, prova dhe drejtësi. Dënimi im, i bazuar mbi shpifje, intriga dhe inskenime që nga viti 1981, nuk ishte vetëm sulm ndaj meje si individ, por një pasqyrë e metodave të pushtetit të kapur që deformon ligjin dhe moralin.

Kjo përvojë tregon qartë se kur drejtësia nuk funksionon, qytetari duhet të bëhet vetë aktor i ndryshimit, duke përdorur fjalën, dokumentimin dhe angazhimin qytetar për të ndërtuar një shoqëri të drejtë. 

Klanet që kapin institucionet janë si hije që mbulojnë dritën e drejtësisë, duke deformuar ligjin dhe moralin e komunitetit. Individët që veprojnë në emër të pushtetit, por për interesa personale, janë simbol i degradasionit moral, të cilët jo vetëm shkelin ligjin, por njollosin integritetin e shoqërisë.

Në mesin e tyre, emra si Blerim Bexheti, ish-ministër i Drejtësisë në Maqedoni, përfaqësojnë kapjen institucionale dhe manipulimin e ligjit. Ai nuk është vetëm një individ; ai është pjesë e një rryme që ka përdorur drejtësinë si mjet për interesat e veta dhe të klanit.

Adnan Jashari nga Debreshi, për shembull, dhe Musa Xhaferi, i njollosur nga veprime të pamoralshme kundër individëve të ndershëm si Ermira Memeti, tregojnë se pushteti i fshehtë mund të shkatërrojë emra dhe reputacion moral, duke krijuar frikë dhe pasiguri midis qytetarëve.

Xhevat Ademi dhe Milaim/Zilko Fetai përfaqësojnë hilenë dhe mashtrimin ekonomik; veprimet e tyre kanë plaçkitur qytetarët e varfër, duke shfrytëzuar çdo mundësi për përfitim personal nën ombrellën e partive politike. Këto veprime nuk janë thjesht kriminale; ato janë akt shpifjeje morale, që degradojnë besimin midis qytetarëve dhe institucioneve.

Fjala e shkruar e interest public dhe njerëzor, është arma më e fuqishme e qytetarit. Dokumentimi, denoncimi dhe shpërndarja e së vërtetës janë aktet që thyejnë heshtjen dhe fshehtësinë e pushtetit të paligjshëm. Kur qytetari flet, ai nuk vepron vetëm për veten; ai ndriçon errësirën e pushtetit të fshehtë dhe krijon rrjet solidariteti.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. SAKT Bravo Shqipe sduan komente kto shkime , trathtarët lindin dhe bres pas brezi marin në qaf një komb të tër e ¢ojn drejt një humnere zhdukjen e asimilim .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu