Nuk të kam frikë, poezi meditative nga Kaltrina Hoti

Shkrime relevante

Marrëzia që nga moçali ngjitet në karrigë dhe merr nënshtetësinë

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Miq e mikesha, sasia e vullnetit dhe guximit që po...

Kosova nuk do të gjunjëzohet para islamizmit

Sak Muji, Zvicër ____ KOSOVA EVROPIANE NUK DO TË GJUNJËZOHET PARA ISLAMIZMIT RADIKAL! ____ Kosova...

“Ndërmarrja kriminale e përbashkët” (?), apo si devijantët nuk po kanë keqardhje për vrasjen e Heroit Behajdin Allaqi, por po revoltohen për dënimin e...

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ____ "Ndërmarrja kriminale e përbashkët" (?)____Plaku shkodran, i pyetur në...

Lirim Patrioti për “fjalorin diplomatik të partive tona…!”

Shkruen e knon: Lirim Patrioti ____ Lirim Gashi, Prishtinë ____ Kur i dëgjoja krerët e...

Sot njëzet e tetë vite nga vrasja e Ahmet Krasniqit dhe për “tokat e Rankoviqit”

Msc Belisar Jezerci ____ Sot, mbushen 28 vite nga vrasja e kolonel Ahmet...

Shpërndaj

Nuk të kam frikë
___
Mjaft i kënduam të parëve tanë,
mjaft u mburrëm
me trimërinë e gjyshërve
e stërgjyshërve tanë.
*
Është koha të ndalemi,
të marrim frymë me dëshirë,
jo si të huaj
në shtëpinë tonë.
*
Botës i thonë:
“Shqiptarët në Mal të Zi janë mirë!
Në fletë të bardhë,
me ngjyrë të zezë
shkruan se s’u mungon asgjë.”
*
Por ne, çdo ditë, e ulim kokën.
Disa fshehin flamurin,
plisin e lënë mënjanë –
varrat e vjetra ende kullojnë gjak.
*
Disa të tjerë qëndrojnë,
të palëkundur në këmbë,
presin ditën kur gjumi do çahet,
kur zëri ynë do ngrihet si stuhia.
*
Buka e papjekur nuk shtrohet,
kripa nuk ia ndërron shijen
gotës së rakisë.
*
E ti, Mal i Zi,
dridhesh nga gjuha ime,
trembesh nga flamuri im.
Me bisht syri më ndjek,
në çdo kthesë më ke ngritur kurthe.
*
Por mos harro:
në tokën time – nuk mund të më thyesh!
Se në fund,
edhe të vdekurit do të ngrihen,
të tregojnë…
deri ku mundesh.
*
Nuk të kam frikë.
___
K.H @-25

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu