ARKIVI:
8 Mars 2026

Kur e shani Granitin, nuk po shani vetëm një futbollist, po shani familjen tuaj, po shani një emblemë krenarie shqiptare

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Reagim ndaj shpifjeve e fyerjeve ndaj familjes Xhaka – veçanërisht ndaj Granitit

Edhe pse zakonisht nuk ndërhyj në komente apo polemika që nuk më përkasin drejtpërdrejt, këtë herë ndjej detyrë morale të reagoj. I drejtohem të gjithëve atyre që shkruajnë e flasin në mënyrë të ulët ndaj vëllezërve Xhaka – e në veçanti ndaj Granitit.
O ju të mjerë, të verbër në zemër dhe në mendje – kur tentoni ta njollosni Granitin, në fakt po e njollosni veten tuaj. Kur e shani, po e tregoni vetëm ligësinë, zilia dhe neverinë që keni brenda vetes.
Pse, prisnit që Graniti t’jua falte lojën? Pse nuk e doni suksesin e dikujt që ka ngritur flamurin kuqezi me krenari, që ka mbrojtur nderin e shqiptarëve në fushën e gjelbër dhe në çdo dalje publike?
A harruat se Serbia ishte ajo që na vrau, na dhunoi dhe na dëboi nga trojet tona – dhe sot, në vend që të sulmoni ata që na nderojnë, po sulmoni një shqiptar që kurrë nuk e mohoi prejardhjen e tij?
A harruat se kur Taulanti, me shokë, dilte ballë për ballë me tifozët serbë në Beograd për të mbrojtur flamurin kombëtar, ju ishit krenarë?
A harruat se Graniti ngriti shqiponjën në zemër të Rusisë, në një botëror ku gjithë bota po e shihte?
A harruat se sa herë e ka ngritur zërin për Kosovën, për Shqipërinë, për nënat shqiptare dhe për të drejtën tonë për ekzistencë?
Vëllezërit Xhaka – dhe shumë sportistë të tjerë shqiptarë në diasporë – e kanë ngritur lart imazhin e shqiptarëve në Zvicër, në Evropë dhe në gjithë botën. Ata kurrë nuk e kanë mohuar se janë shqiptarë. Përkundrazi – çdo intervistë, çdo dalje publike, çdo ndeshje është dëshmi e krenarisë së tyre kombëtare.
Zvicra ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën. Ajo na ka strehuar në kohët më të vështira dhe na ka dhënë mundësinë të ndërtojmë jetë më të mirë. Dhe sot, kur njerëz si Graniti i kthejnë Zvicrës kontribut me krenari, ju i thoni “zvicra-zvicra” me përbuzje?
O të shitur, o të paditur, turp t’ju vijë!
Kur e shani Granitin, nuk po shani vetëm një futbollist. Po shani familjen tuaj, po shani një emblemë krenarie shqiptare. Sepse Xhakat kurrë nuk janë gjunjëzuar – dhe nuk kanë për t’u gjunjëzuar!

Në shenjë revolte për histerinë e tifozllëkut që është lëshuar me fyerje nga më të ulta kundër Granit Xhakës, po e shpërndaj postimin e mikut tim, Ragip Xhakës!

Shkrimtari Bardhyl Mahmuti nga Zvicra, e pau të arsyeshme ta shpërndai postimin e Ragip Xhakës.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Sikur ta bente dikush tjeter kete reagim do te ishte ne rregull, por nuk i takon Ragipit qe familjen e tij ta quaj “krenari kombetare”. Thene shkurt po me duket nje mendjemadh injorant.

  2. Taulant dhe Granit Xhaka janë të rritur dhe nuk ka nevojë t’i mbrojë askush! As babai i tij! Ata janë persona publikë, si shkrimtarët, politikanët, artistët… dhe nëse për çdo sportist të ri, shkrimtar të ri, politikan të ri, artist të ri… dalin prindërit t’i mbrojnë ata, atëherë çfarë do të ndodhte?! Çdo njeri ka mendimin e vet,shijen e vet dhe atë nuk mund t’ua imponosh! Granit Xhaka është futbollist i mirë, ndër më të mirët futbollistë shqiptar, me Xherdan Shaqirin më të njohurit në botë, por nuk do të thotë që të gjithë t’i duam ata dy. Dikush mendon që futbollist më i mirë shqiptar ishte F. Vokrri, dikush mendon që janë Panajot Pano, Rragami, Rrakli, Cana, apo ndonjë tjetër nga Shqipëria jonë politike! Thjeshtë, shkrimi i Ragip Xhakës për djemtë e vet është një budallaki, apo mendjemadhësi shqiptare.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu