Padrejtësitë që po u bëhen heronjve tanë janë të pafalshme dhe kundër vetë atyre që e dhanë jetën për liri. Ata u vranë në të njejten ditë dhe në te njejtin sekond. Ata u vranë, për të njejtat ideale e për të njejtin qëllim. Ata u vranë se e deshën Kosovën e çliruar e jo robërinë. Ata u vranë se ishin të bashkuar e jo të ndarë , sepse vetëm të bashkuar arrihet qëllimi dhe çlirimi.
Në Kosovën e çliruar, më imponimin e partive politike- dëshmorët tanë i ndanë. I ndanë për të perfituar famë individët dhe partitë politike. Ata ishin të pa ndashëm : ia dhanë besën njëri-tjetrit që do luftonin bashkë deri në fitorën përfundimtare ose deri në vdekje ! Ata në momentët kur po e jepinin frymen e fundit , ia zgjatën dorën njëri-tjetrit dhe me shikim të ngrirë u betuan në flamur e në gjakun e derdhur po e ujitnin tokën e etur për liri.
Sa herë shkoj në Pejë, përulem para permendores se Jusuf Gërvallës , e ne vete mendoj : sa i vetmuar ka mbetur Jusufi. E kur e vizitoj permendoren e Kadri Zekës, perkulem dhe i them : vetminë tuaj aktuale do ta korigjojnë gjeneratat e ardhshme.

Gjatë viteve te pas luftës në Bregun e Diellit, me admirim qendroja para dy emrave të skalitur në memer :Afrim Zhitia & Fahri Fazliu. Pranë luleve të venitura buzë mermerit në vete pëshperisja : bashkë ia filluat krismat e para të lirisë dhe sot, bashkë emrat e juaj qendrojnë të skalitura E ne vete i rikujtoja ngjarjet e 30 maj 1989, kur Afrimi më tjerët e organizuan demonstratën para Hotel Grandit, për t’i treguar delegacionit të Parlamentit Europian dhe botës perëndimore se shqiptarët kerkojnë liri. SOT, Mbetëm i stepur para permendores në bronz të Afrimit, e në fytyrën e tij në bronz e shoh vetminë dhe pikllimin që u nda nga Fahri Fazliu.

Duke i shkruar këta rreshta, më kujtohen permendoret e Adem Jasharit në disa qytete të Kosovës, dhe më bëhet sikur nga mermeret e ftohëta dëgjoj fjalet e Komandantit Legjendar duke më thënë : Të gjallët më ndanë nga vëllai im Hamza. Pse more vëllëzer e motra po bëhen këto ndarje- më thoshte Adem Jashari e unë i largoja mendimet e mia që të koncentrohem në realitetin që më rrethon e nuk kam qetësi. Sot flasin dhe krenohen duke treguar se ishin bashkêluftëtarë me ata tani të derdhur ne bronz, e dje ?



