
Nga: Lis Bukuroca, Gjermani
Kështu, do të kishin më shumë mundësi ta përfundonin jetën së bashku. Apo përafërsisht së bashku.
Pse natyra, zoti apo zotat i shpërblejnë gratë me gati dhjetë për qind jetë më të gjatë, nuk dihet.
(Ndoshta sepse, sipas një ankete gjermane të vitit 2020, burrat kanë mesatarisht dhjetë lidhje seksuale në jetë, ndërsa gratë gjashtë. Megjithatë, patriarkati kishte vendosur për trajtimin e grave duke u bazuar në fantazitë e shthurura të burrave dhe lehtësinë e tyre për t’u zhveshur.)
Prandaj, për gratë që nuk kanë aftësi për t’u bërë infermiere dhe kujdestare, shkelja e atij vendimi të padrejtë nuk është thjesht çështje mode, por një mundësi për t’i dhënë grave dhe burrave një pleqëri të përbashkët, më të barabartë, më të drejtë dhe më të lumtur.
Ti je vetvetja, ti je ti, vetëm kur mendon, dashuron dhe vendos sipas vullnetit tënd.
Nëse vendos ashtu si pret shumica, atëherë e ke ekzekutuar veten psikologjikisht dhe je thjesht në një teatër, ku luan një rol dhe ku pret duartrokitjen e publikut pse ke bërë vetëvrasje!
Kështu turma bëhet e suksesshme në injektimin e vetes brenda teje dhe në zhbërjen tënde. Ti nuk do të jesh më ti; do të jesh ata. Pasqyra ku ata shohin vetveten!
Do t’u nevojitesh atyre, por jo vetes.
Ata do të mburren me përkuljen tënde; ti një ditë do të pendohesh për ‘humbjen’ e jetës tënde! E mundësisë së vetme!
Domethënë, heq dorë të bëhesh dikush dhe përfundon si ata: askush! Kjo vlen së paku për dy vendime kryesore: profesionin dhe martesën.


