Kolec P. Traboini
___
Në Parlamentin shqipfolës, ku janë mbledh gjithfarë soj zdralesh, po duan të mbajnë 1 minutë heshtje për antikombëtarin famëkeq Abdi Baleta, që e futi Shqipërinë në Konferencën e Vendeve Islamike dhe kërkonte ta bënte atdheun e Gjergj Kastriotit një Turqi të vogël Islamike.
Po ju përcjell një poezi të poetit Ndoc Gjetja që e ka përmendur këtë lemëri, për të cilin Parlamenti shqiptar do të mbaj zi.
Le të mbajnë, se ma zi se janë nuk mund të bëhen. Desha t’u them këtyre matrahulëve që janë shqipfolës po aspak kombëtar, duhej të ishit koka e kombit por ju, o mjeranë, jeni vetëm bishti.
Mbani zi, siç thotë një fjalë nga jugu, he u nxifshi me të nxirë!
NDOC GJETJA
LUTJE NË KISHË PËR VEHTEN DHE TË TJERËT
Na ruaj, o Zot, nga pastërtia e tepruar
Na ruaj, o Zot, nga dashuria e trukuar
Na ruaj, o Zot, nga faqeputhjet e Judës
Na ruaj, o Zot, nga gunga e përkuljes
Na ruaj, o Zot, nga engjëjt e dreqërit
Na ruaj, o Zot, nga gropa e suksesit
Na ruaj, o Zot, nga hija e rëndë e famës
Na ruaj, o Zot, nga shterrja e orgazmës
Na ruaj, o Zot, nga putra e kohës
Na ruaj, o Zot, nga nga njollat e fitores
Na ruaj, o Zot, nga vreri i gjuhëligëve
Na ruaj, o Zot, nga secilin prej të gjithëve
Na ruaj, o Zot, mos dalim prej vetvehtes
Mos na ler, o Zot, në duar Abdi Baletash
Na ruaj, o Zot, nga ftohtësia e shokëve
Përgjithmonë u bëftë urdhëresa jote!
Amin.

Islamisti politik numër 1 i “arnautllukut”, Abdi Baleta. Pa e lexuar librin “Populli shqiptar përballë terrorizmit intelektual të Fallaçit”, nuk mundet ta kuptoj askush se kush ishte dhe për çka përpiqej Baleta, njeriu më ogurzi që gjithë jetën u përpoq t’ia vinte bazën teorike të ashtuquajturit “Mileti/Umeti i profetit M.”, pra islamit politik gobal, dega e “arnautllukut”. Me gjithë veprën e tij të madhe e të helmët, ai ka punuar dhe është angazhuar për shkatërrimin e identitetit kombëtar shqiptar, në mënyrë që shqiptarët t’i bënte turkomëdhenj-panislamik. Në këtë këndvështrim Abdi Baleta ua ka tejkaluar në synimin e tij për ta zhbërë kombin shqiptar për interesat e huaja, të gjithë imamëve, islamistëve politik dhe xhihadistëve shqipfolës të vrarë për të ashtuquajturen “Toka e Shamit” a “Levanti”, apo qofshin të gjallë.
Abdi Baleta ishte deri në fund të jetës së vet tokësore antiamerikani dhe antieuropiani më i madh, e kur të jeshë i tillë nënkuptohet që je antishqiptar.
Andaj, “Modelin Baleta për Lëvizjen Vetëvendosje”, qysh e propozon Dejona Mihali, duhet parë si kërkesë tepër djallëzore, antishqiptare dhe sidomos Anti – Kosovë!
___
Poezi nga cikli i botuar në gazetën “Egnatia”, Athinë qershor 1993.



