ARKIVI:
29 Prill 2026

Pan-i bllokon Kosovën, shkak Vetting dhe Byroja!

Shkrime relevante

Zgjedhjet e përsëritura brenda 4 muajve nuk ju kthejnë legjitimitet; përkundrazi, do të ndëshkoheni

Nezir Fejza, Pejë Opozita deri më tani deklaronte se Albin Kurti ka...

O populli im, Ndalu…! Pse po prodhon budallallëqe gjithandej pa ndalë?

Driton Statovci, Vjenë Ndoshta me se miri është mos me lexue lajmet...

Republika si kulturë shteti

Isuf Bajraktari, Suedi Kriza politike në Kosovë nuk është thjesht përplasje periodike...

Safet Hasani për librin e Ismet Hasanit, “Mustafë Hasani – Paci rapsodi që këndoi ”Lahutën e Malësisë”

Safet Hasani, Gjermani, redaktor i  librit   Mustafë Hasani – Paci rapsodi që...

Shpërndaj

Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
Ligjërisht, koalicionet parazgjedhore janë normë legale. Por, në zgjedhjet e fundit parlamentare ka ndodhur një anomali, opozita humbëse e zgjedhjeve, ka bërë koalicion pas zgjedhor, duke bërë shkelje ligjore! Qëllimi është hileqar: Bllokimi i zgjedhjes të organeve kuvendore, përkatësisht, bllokimi i Kosovës, në përpjekje për ta grabitur fitoren e LVV në tavolinë! Qysh para zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, PDK me bishtrat e saj AAK dhe NISMA, dikur të bashkuara në PAN, përfolën bllokadën pas zgjedhore kundër LVV. Ngjitja e LDK-së PAN-it, shtoi oreksin, tashmë, të opozitës së bashkuar, “për ta hequr qafe Kurtin”.
     LVV dështoi ta bëjë konstituimin e Kuvendit me votimin e hapur, respektivisht, zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve, andaj kërkoi votimin e fshehtë, meqë Kushtetuta e parasheh “votimin e hapur, të fshehtë dhe forma të tjera”. Opozita e refuzoi, duke iu referuar një klauzole hileqare se, gjoja, mënyra e votimit përcaktohet në fillim të seancës votuese. Dhe, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim të Kushtetutës.
     Gjykata Kushtetuese, e kapur nga PAN-i, ashtu si i gjithë Sistemi i Drejtësisë, e quajti ligjor vetëm votimin e hapur, duke refuzuar votimin e fshehtë. Gjykata shkeli Kushtetutën, sepse mohimi i votimit të fshehtë, është praktikë komuniste dhe fashiste. Me votimin e hapur, sundimtarët kriminelë, kanë sunduar, me dajak e plumb, deri në cofjen e tyre, si: Stalini, Hitleri, Enver Hoxha, Pol Poti dhe soj-sorollopi i tyre.
     Realisht, shqiptarët, në përgjithësi, ata të Kosovës, në veçanti, nuk shquhen për sinqeritet, parime dhe integritet. Është, pikërisht, votimi i hapur që ka degraduar dhe kontaminuar klasën politike në Kosovë. Për rrjedhojë, sot kemi Parlamentin më kriminal në rajon, deputetë kriminelë, të cilët riciklohen për një çerek-shekulli radhazi!
     LVV u dëshmua parimore kur refuzoi PAN-in për bashkëqeversje, duke e konsideruar të pa reformuar, thënë më troç, i kriminalizuar. LVV zgjodhi për bashkëqeverisje, LDK-në, si dy subjekte politike të pa kriminalizuara. Shqiptarët vendorë dhe botërorë aprovuan dhe iu gëzuan koalicionit LVV-LDK. Sepse ishte rasti dhe shansi, për spastrimin dhe largimin e krimit nga pushteti. LDK-ja, si parti me trashëgimi rugoviane, akademike, do t`i bënte shërbim të madh popullit dhe kombit. Ajo do të ndihmonte shumë në emancipimin e LVV, si subjekt politik heterogjen, ku “është përzier gjithfarë ujemi”, siç shkruante Azem Shkreli, në romanin “Karvani i bardhë”!
     Rrjedhimisht, situata aktuale në Kosovë nuk është e shëndetshme, përkundrazi është hallakamë. Sepse opozita e bashkuar humbjen e thellë të pësuar më 9 shkurt 2025, ngulmon ta kompensojë me grabitjen e fitores të LVV në tavolinë. Halli i madh i PAN-it është bllokimi, deri në harrim i VETTING-ut dhe i BYROSË të Verifikimit të Pasurive hajnore. LDK-ja duhet të reflektojë, ta pranojë një bashkëqeverisje të kushtëzuar, duke qenë konsultuese e vendimmarrëse e barabartë me partneren LVV. PDK ka intriguar shumë dhe vazhdon të intrigojë, duke “futur pyka” në mes të LVV dhe LDK-së, me qëllim të rikthimit të afrisë, më sakt, për ta bërë patericë, si në epokën e zezë të Isa Mustafës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu