ARKIVI:
6 Mars 2026

Mallkimi i Gjuhës Shqipe, mbyllja e shkollave të gjuhës shqipe nga Turqit e Grekët dhe ndalimi i librave shqip

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj


Faqe 49: “Në të vërtetë, në vitet 1880, në Perandorinë Osmane u lejuan shkolla individuale në gjuhën shqipe për shqiptarët e krishterë. Në vitin 1891 u hap institucioni i parë arsimor shqiptar për vajza. Megjithatë, autoritetet turke shumë shpejt e kuptuan se këto politika liberale nxisin të vertetat historike dhe nacionalizmin shqiptar : në vitin 1903 mbyllën të gjitha shkollat ​​në gjuhën shqipe dhe ndaluan librat shqip , kjo ne kordinim te plote edhe me Kishen ortodokse greke. Ky qendrim do të ishte përpjekja e parë për të luftuar identitetin kombëtar shqiptar duke ndërhyrë në arsimin në gjuhën shqipe. Ky model u gjet përsëri pothuajse njëqind vjet më vonë në Greqi Kosovë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Burimi: “KOSOVA”
Udhëzues për Histori
Agilolf Kesselring, 2008

https://www.booklooker.de/…/Chiari-und…/id/A02tZxbb01ZZi


Gjatë sundimit të Abdülhamid ll. Vlen të theksohet se mësimi shqip ishte i ndaluar në të gjitha shkollat ​​dhe përdorimi i gjuhës së shkruar shqipe dënohej me arrestim e deri në dëbim e helmim

Kjo dukuri u adoptua gjeresisht nga te gjith fqinjet e shqiperis

Burimi: “DHUNA DHE BASHKËJETESA”
Myslimanët dhe të krishterët në Kosovën e vonë osmane (1870-1913)
(faqe 177)

Eva Anne Frantz, 2016

https://katalog.ub.uni-heidelberg.de/cgi-bin/titel.cgi.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. E respektuara Teuta,

    Revista DRINI – Kryeredaktor i së cilës është Bajram Gjergj Kabashi, publikon shkrime të mirëfillëta, që nga vet titulli i shkrimit na shtojnë kërshërinë për lexim dhe KOMENT.
    Lexova shkrimin e juaj të shkurtër mbi ndalimin e gjuhës dhe librave shqip, me ç’rast më përkujove At’ Gjergj Fishtën, veprat e të cilit kanë qenë të ndaluara: në Shqipëri (nga regjimi i Enver Hoxhës (1012-1985) dhe në Kosovë (nga UDB-ja (lexo: DREJTORIA E SIGURIMIT SHTETËROR) e regjimit Jugosllav, dhe në të gjitha Trojet Shqiptare.
    Po ashtu më rikujtove babën tem Mustafën (1903-1983) i cili e ka mbajt tinëz (fshehurazi) “LAHUTËN E MALËSISË”- të cilën e ka mbajtë nën jastëk dhe e ka mësuar PËERMEDNËSH, bile e këndonte apo e recitonte nëpër Odat e Dukagjinit. Unë isha i vogël, por kur u rrita, mësova për Fishtën dhe më vonë ia kushtova librin me titull:
    Rapsodi që këndoj LAHUTËN E MALËSISË. Eh, vakt, o vakt!

    Respekt,
    IMH

    PS!
    Web-faqet e shkrimit që i keni shënuar me ngjyrë të kuqe NUK HAPESHIN?!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu