Sot 30 vjet, kurbetçi në Zvicër.
Pikërisht sot 30 vjet, me 1 Nëntor 1995 migrova në Zvicër, ku brenda dy muajsh mu pranua azili politik. Policia serbe, pas disa bastisjeve e arrestimeve dhe rrafjeve brutale deri në vënien e litarit në qafë, më „ofroi „ tri rrugë : 1) të bashkëpunoja me të , 2) të ndërpreja shkrimet, apo3) të largohesha nga Kosova. Në ato rrethana sfiduese përzgjodha kurbetin, pasi nga këndej do të vazhdoja së shkruari, ndaj edhe su ndala edhe sot kur kam kaluar të 83 -tat. (Me këtë rast një interviste të fotoreporterit të “Rilindjes”, Ilaz Bylykbashi, në Info Globi, lidhur me dhunën e shfrenuar të policisë serbe në Komogllavë të Ferizajt më 27 Nëntor 1991, në kremten e Ditës së Flamurit, bashkë me një foto që më shkrepi po të nesërmën gjatë vizitës në shtëpinë time):
—
Ja një fragment nga Ilaz Bylykbashi : „ Gazetarët e “Rilindjes”, pas besës së dhënë njëri tjetrit, ditën kur gazetën e mbylli Serbia bënë një qëndresë mbi njerëzore për të mos e lënë popullatën dhe botën pa informacione, për ngjarjet në Kosovë. Ata vriteshin, burgoseshin, rriheshin, torturoheshin… dhe nuk ndaleshin. Të rrahur (dhjetëra sish brutalisht) dhe “këmba dorës” sërish dilnin në terren.
Një mëngjes na erdhi lajmi se kolegu ynë, korrespondenti nga Ferizaj, Rexhep Rifati ishte “vizituar” në shtëpi nga policia e Serbisë. Vendosa të shkojë. Sapo hymë në shtëpi pamë gjithë shtëpinë të demoluar. Nuk kishte orendi pa u shkatërruar… Fëmijët ishin terrorizuar. Fytyrat e tyre ishin bërë si më keq! Gruaja dhe fëmijët në dhomë me ne, por jo edhe Rexhepi. “E paskan marrë në polici”!, mendova se fola vet me vete. Por, gruaja e tij më dëgjoi dhe u përgjigj: “Jo, Rexhepi tash vjen është në kuzhinë”. Ajo mori fëmijën e madh dhe doli nga dhoma. Pas pak filloi të “gjëmoj” dera ngase ishin tharë bagllamat. Dëgjova fjalët e gruas së kujdesshme: “Ngadalë, ngadalë Rexhep se lëndohesh në derë”! Rexhepi kapërceu pragun duke u mbajt për krihet e familjarëve. Duart i kishte të lidhura e mbështjella me fasha mjekësore. Gjithë fytyrën e kishte të mavijosur e me plotë mallunga, dhe nuk e mbanin këmbët… Neve na u prenë fjalët. U tmerruam, na “u lidh goja”! Rexhepi i gjallë dhe i fortë – moralisht! I shkoi buza në gazë – lehtësisht…ne nuk bëzanim. Ishim ngrit në këmbë dhe nuk dinim si të përshëndetemi. T’ia jepnim dorën, sipas traditës, nuk kishe si, sepse ato ishin të lidhura e të mbështjella më gaze që u kishte dal jodi mbi… ta përqafoje, si t’ia bëje kur gjithë fytyrën e kokën e kishte të ënjtur…Dhe, Rexhepi me urtinë e tij e një buzëqeshje “ngushëlluese për ne”, që i dilte nga shpirt i lënduar rënd, tha: “Eh more burra qe besa hala me më pas mëshue pata me durue! Kurrë nuk e kisha ditë që jam më i fortë se grushtet, kërbaçët, shqelmat e kondakët e pushkëve të milicisë së Serbisë…, Mirë se keni ardhë”!
Unë, u mpiva! Nuk dalloja fjalët që fliteshin. E dijë se e kam hap fotoaparatin dhe kam shkrep disa herë… “Kolegë, mos u brengosni për mua, pas pak ditësh dal sërish në teren dhe nuk e lë Gazetën pa raporte nga kjo pjesë e Kosovës”.

Gazetari Rexhep Rifati…Megjithëse e ka kaluar moshën 80 vjeçe mbetet tejet aktiv në gazetari.
Qëndrimi i një shqiptari tradicionalisht të arsyeshëm, për të keqën që e kishte gjet, u bë motivi i fotografisë sime. Por, më shumë se kaç: Rexhepi ngeli në arkivin tim edhe idealisti i punës së tij – gazetarisë!… “
***

(Fotoja nga libri : Ilaz Bylykbashi : “Kronikë 555…Kosovë”, shkrepur
Më 28 Nëntor të vitit 1981 , pas dhunës së shfrenuar serbe në vendlindjen time, Komoglllovë të Ferizajt.



Falëminderit pë botimin e tekstit lidhur me mërgimin tim. U jam shumë mirënjohës ju si Redaksi që i kushtoni një kujdes të veçantë mërgatës sonë në përgjithësi.
Natyrisht që pas botimit të këtij shkrimi qëndron redaksia, poe e kishe dhe e ke një shok, mik e koleg nga gazeta Rilindja që s’të harron.
z. Rexhep,
lexova rrefimin e juaj dhe me shkaktojë emocione, ndaj po jap KOMENT.
Pas leximit të shkrimit tuaj m’u përkujtuan vitet 1999- 2004. Luftën e 99-ës e mbijetova në Kosovë me familjen time 6 antarëshe i mbyllur në banesë, 78 me radhë, pa pa dritën me sy. Pas “kaloi” lufta. disa ditë i kishim të qeta – në Mitrovicë “erdhi KFOR-i FRancez. Por kriminelët serbë ishin kthyer dhe NUK N LEJONIN kalimin e Urës së Ibrit; asty ishin te¨ashtuquajturit “Rojet e Urës” qe kontrollonin Urën.
8 /tetë/ muaj pas hyri KFOR-i francez, natën e 2 shkurtit të v. 2ooo, krimnelet serbe na sulmuasn nepër banesa dhe atë natë i kanë vra 14 veta shqiptar, për fat familja ime shpëtuam. Kfori frances njuk ka intervenuar fare na detyrsoj te kalojmë ne Pjesen Jugore të Mitrovicës, ku u shndrruam në “rrugaq”; disi i kaluan4 vite për gcazep. Në marsin e v. 2004 u detyruam ta leshojmë Mitroivcë e të migrojmë në Suedi. Për fat e fituam LEJEQENDRIMIN- pas2 viteve pritjeje
Tash jam emigrant! Me vetëdeshirë e kam kryer Shkollën për të huaj. Kam filluar të merrem me shkrime; u kam kushtuar poezi edhe Suedisë; kan shkruar gazetat suedeze për mua…
Jeta në Kurbet (mergim) ishte e rëndë, por prapë duhet pajtuar. Ishte rëndë me lënë atdheun tën e me jetua në dhé të huaj,
Respekt
IMH