ARKIVI:
7 Mars 2026

Ragip Rugova: Bashkimi kundër Albin Kurtit, është bashkim kundër më të mirit

Shkrime relevante

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Shpërndaj

Ragip Rugova, Prishtinë
___
Kur i tërë spektri politik opozitar synon për t’u bashkuar për t’iu kundërvu liderit të koalicionit qeverisës – Albin Kurtit, secili duhet ta ketë të qartë se bëhet fjalë për bashkim kundër më të mirit që ka zgjedhur populli. Në kushte të një sistemi autokratik, sistem oligarkësh dhe autokratësh, ky bashkim, po të ishte i mundur fare, do të nënkuptonte mobilizim kundër një regjimi. Në kushte të një demokracie të komsoliduar, kur zgjedhjet janë vlerësuar si të suksesshme dhe rezultati zgjedhor i pranueshëm, një certifikim regullësie që zgjedhjeve të vitit 2021 si dhe të këtyre të frorit 2025 ua kan bërë monitorues dhe organizata ndërkombëtare, atëherë bashkimi i gjithë spektrit opozitarë kundër fituesit të zgjedhjeve në fjalë le shije të hidhur lufte jo parimore për pushtet që nuk u është besuar në zgjedhje të rregullta; le shije të një kundër revolucioni specifik në kushte të demokracisë; le shije të një komploti dhe një grushtshteti civil sado jo të një puçi militarë.
Sikur kjo të ndodhte diku në mes të mandatit, atëherë shteti i konsoliduar do të mbrohej nga një sulm i tillë mbi institucione të konstituuara si rezultat i zgjedhjeve të rregullta. Kur kjo, ky synim grupimi në emër të demokracisë e në thelb antidemokratik ndodhë në kohë ndrrimi të pushteteve, para zgjedhkeve dhe pas tyre kur do të duhej paqësisht të konstituohen institucione në bazë të rezultateve zgjedhore, atëherë fjala e fundit për të vulosur fituesin final është në duar të popullit votues. Qoftë në një proces përcaktimi final të fituesit në balotazhe nëpër komuna, qoftë në zgjedhje të përsëritura që duhet ta prejnë nyjen gordiane për nxjerrje të fituesit politik të cilës i ipet mandati për të formuar institucionet.
Kjo kohë vendimtare është tani. Të dielën, në balotazh që na pret, populli votues duhet të tregojë vetëdije të lartë qytetare duke dalur në zgjedhje si asnjë herë më parë në komuna ku në raundin e parë nuk është përcaktuar fituesi dhe të votojë përsëri.
Nëse të gjithë bëhen bashkë kundër njenit, atëherë elektorati me shumicë bindëse duhet mbështetur atë që është gjah, pre e shumicës opozitare. Kur të mirët janë rast për t’i veshur me petkun e përgjegjësisë së pushtetit qoftë lokal qoftë qendrorë, rastin duhet shfrytëzuar duke us dhënë besimin me votë bindëse.

K O M E N T E

8 KOMENTE

  1. z. Ragip Rugova!

    Revista DRINI.us – Kryeredaktor i së cilës është i nderuari Bajram Gjergj Kabashi, çdoherë pub likon shkrime relevante, që nxisin lexuesin për lexim dhe KOMENT.
    Lexova shkrimin e juaj dhe po u jap koment, me këto fjalë:

    Thënie nga njerëz që e kanë provuar shijen e pushtetit, siç është rasti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xhejms Buhanan, teksa i dorëzonte detyrën pasardhësit Abraham Linkoln:
    “Nëse ju zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi jini po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jini njeriu më i lumtur në botë”. Por ka dhe xhevahire të tjera mendimi, ku duket se gjithë përvoja e një njeriu që ëndërron të merret me politikë përmblidhet në pak fjalë.
    “Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm”.
    *
    Nuk po e zgjasë më tepër.

    Respekt,
    për juve, dhe
    për Kryeredaktorin e DRINI.

  2. Albin Kurti eshte nje sharlatan qe per cdo dite po e degradon shtetesinë e Kosoves!
    Sa me pare te largohet nga qeverisja, aq me mire do te behet per shtetin tonë.

  3. 1. Joni, ju jam mirënjohës për vlerësimin objektiv!

    2. albert, keni përdor shprehje ofenduese ndaj Albin Kurit: “sharlatan” etj. Keni bërë gabim të pafalshëm.’
    sas i përket largimit nga qeverisja, tash do të “tregojnë” VOTIMET!?

  4. Nje Burre shteti i cili eshte njekohesisht aq i ndjeshem per ata me te dobet dhe me te vegjel. Fenomen i rralle te politikanit eshte Albin Kurti. Askujt ne keto hapsira nuk i eshte kujtu qe te i destigmatizon te borgosurit politik nga shteti i parparshem, perveq Albin Kurtit dhe ndoshta…ndoshta Milo Gjukanović. Ketu ne Kroaci, asnje burre shteti nuk i ra ne mend te thot: Po i destigmatizojme se paku femijt e atyre qe ishin te burgosur politik ne Goli Otok. Ajo stigma, se baben e kam pas te burgosur politik ne Goli Otok, me ka percjelle gjithe jeten, dhe ketu ne Kroaci. Kurre nje pune, e as kur kam qene studente, e ketu eksiston Stdent-servis ku studentet marin pune te ndryshme, pastrimi…rruajtja e objekteve, apo ngjajshim, i mershin te gjithe, e shqipetar me shumice, e une jo. Kam degju atehere se drejtori paska thane: Derisa jam gjalle une Diana Rexhepi nuk e mer kurfare pune nepermjet Student servis. Kam mendu qe atij drejtori kam qene antipatike sepse nuk ishte puna e kombesise time. Porr Jo, shqipetare punojshin me shumice. Pastaj vjen Universiada 1987. Jam lamrru per vend pune te atyre qe ishin koordinator ne rruge te Zagrebit, te veshur ne bardh qe e drejtojshin turistet, dhe gjithe tjert qe vijshin ne Zagreb ne ate Universiade. Kane qene ne testime te ndryshme qe zgjaten me jave te tera. Gjitha i kam kalu, pra ne testime nder me te miret. Ne fund mbeten tre persona dhe une dal e para me rezultate me te mira. Por “prej kthilltit” me tregojne se nuk do te m’ marin. Me dite kam qajt ngase nuk kuptojsha PSE?!! Pastej ne gazetari njejt. U botojshin tekstet e mija ne gjitha media kroate, dhe shume gazetaret u punsojshin ne vend pune, e ishin me ma pak eksperience se une. Por per mu, punsimi ishte i ndaluar. Dhe takohem me nje shoqe me cilen kam banu si studente. Ajo ne nderkohe ishte ne SUP dhe pastaj ne MUP ( Ministria e Punve te mbrendshme) kur Kroacia ishte e pavarur. U takuam dhe ajo me thot: “Do te t’them dicka por te lutem qe te mos i tregosh askujt se une te kam thame kete”. I premtova se nuk e them. E ajo me tha: Nuk je punsu ne Universiade, e ne student-servis e as ne asnje gazete sepse me tha: “Stari (baba pra) i stric su ti bili na Golom Otoku.”. Se kuptova menjehere cka o tu fol S. B. shoqja ime, cimere ne kohe te studimeve. I thash… Ne razumijem šta si rekla, ponovi mi.. Pra nuk kuptova cka po flet ajo. Ajo me tha perseri “baben dhe axhin e ke pas ne Goli Otok. por te lutem kurre askujt mos i a permend se une te kam thane kete.” Une perseri nuk e kuptova…nuk me vinte deri te veshi per cka o tu fol dhe ne cfare lidhje eshte baba im me jopunsimin tim. Ajo per se treten here ma perseriti se nuk kam mar pune e as nuk mar pune pra vend pune kurre ne Kroaci. Isha se pari e shokume tersisht e shokume. Dhe pastaj lidha se as ne Kosove motrat e mija nuk jane punsu dhe se njena ka pas probleme per punsim shkaku se baben dhe axhin i kemi pas ne Goli Otok e shkaku se jane perplas me Titon lidhur me Rankovićin dhe Kosoven para se qe jemi lind na. Por te mbetet kjo stigma edhe ne Kroaci…. nuk mundem te e pershkruj ate gjendje dhe shokim qe e kam perjetu. Mu kujtu qe nje shoqe gazetare me tha nje here: “Kam pyt drejtorin e Vjesnikut a mundem me te pru ne Vjesnik e ai me tha: Derisa jam gjalle une, Diana Rexhepi nuk do te punsohet ne Vjesnik e tekstet e saja i botojme me emer te tjeterkujt”. Mbeta disi pa fjale… dhe pyta: Kush o ai njeri, drejtor, kush o ai?!Ajo me tha: Franjo Maletić, si nuk dis kush eshte ai?! Ka qene drejtor i JAT dhe udbaš i njohur” I thash se kurre nuk kam degju per te. Por ate qe bojshin ne Vjesnik, i marshin tekstet e mija e botojshin me emra te atyre qe ishin te punsum ne Vjesnik… Ishte tmerr!! Dhe, qe kush e thei srtigmen ndaj neve qe prinderin e kemi pas ne Goli Otok. E thej kete Stigme ALBIN KURTI. Ishte i parapam dhe damshperblim per neve, femij. Por une nuk e mora, nuk kerkova ate damshperblim. Por qe… nje shqipetar, Albin Kurti, me ne fund e then Stigmen ndaj neve, femijeve te burgosurve politik ne Goli Otok. Tjeter ceshtje ishin keta te borgosur per ceshtje politike me vone, por ata te burgosur ne Goli Otok kurre, e para Albin Kurtit, askush nuk i ka rehabilitu. ne asnje shtet pas shperberjes te Jugosllavise Ka nje njerzellik aq te bute dhe ndijesi Albin Kurti. Ate kam kuptu ato disa dite kur ishte ne Zagreb, para 8-8 vite. Rijsha afer tij ne kafene dhe ndijsha nje energji te njome qe rezatonte nga ai. Per mu, gje e madhe qe aq empati per njerez paska Albin Kurti. Dhe kam qajt kur kam pa nje ngjarje ne internet kur ai me aq dashni i a puthi doren lokes qe ka humb djalin ne Lufte. Te rralle jane asi njerez. Te rralle. Asi ka qene Ibrahim Rugova, asi ka qene Adem Demaqi privatisht, asi ka qene Ahmet Krasniqi, asi ka qene Bekim Berisha Abei. Me shpirt te njome dhe me ndjese per njerez cfare ka pas Krishti.

  5. Kam degjuar fjale shume te mira per Ahmet Krasniqin dhe Bekim Berishen, por une nuk i kam njohur prandaj per ta nuk dua te komentoj, por te thuhet qe Albin Sharlatani dhe Adem Demaqi ishin “me shpirt te njomë dhe me ndjesë per njerez çfarë e ka pas Krishti”, eshte gabim shume i madh. Ademi dhe Albini kurrë nuk mund te krahasohen me Rugoven. Ai eshte me kilometra larg tyre!

  6. 1. E nderuemja Joni,
    lexova rrëfimin e juaj dhe më emocionojë, që përshask të babës dhe axhës qe i kasnë dënuar dhe i kanë deerguaq në Goli Otok, dhe se ti ka vuajtur shumë dhe ke përjetua pasoja të rënda…Rrëeimi yt më për përkujtoj kur dy komshit e mi (amaöfabet) i kanë pas dergua në Goli Otok në vuajtje të dënimit. Pas 5 vjetëve i ka vizitua një oficer i Lart dhe i ka pyetur: “Për shkas jenid në burg?” Ata (të dytë vëllezër) iu kanë përgjigjur oficerit: “NA kanë dënue për politikë!” e na kanë pru në qet’ burg, nuk e dijmë as vet PSE? Oficderi i ka pyetur. Nga sa vjet shkollë i keni. “Po na nuk kemi krye asnjë ditë shkollë, jemi analfabeta!” Pas këtdyne fjalëve oficeri ka folë në Drejtorin e burgut, të cilit i ka thënë: Qysh more keta dy vëllazë analfabeta po i mbani në burg për politikë, PO KETA S’DIJNË AS SHKRIM, AS LEXIM, E PO MERREN ME POLITKë – po çfar politike more Po lësbóni e te shkoojnë të shpija e mosi mbani në burg!” Pas njas 1 muaji i kanë lirue që të dy e kur janë adhë i tregojshin babës tim për Goli Otokun…(unë isha i vogël).
    Më erdhi mirë që po NJIHSHE FOR MIRË Albinin, se edhe ai e ka përjetua burgun, e ai i cili e ka provue burxgun ia din hallin: të vegjëve, pleqve, nanave pa djalë…Ai që ka përjetu burgun, ia di vlerën LIRISË!
    *
    2. albert, komenti yt asht i shkruar pa ndjenja tua. Je treguar jo i sinqert dhe ofendues sepse qe dy herë po e quan ALBIN SHARLATANI. Albini sot është Kryetar i Qeverisë në dëtyrë e nesër prapë Kr/ministër apo ndoshta Minister për diplomaci… Rugova ka vdekë dhe ka vdekë edhe politika edhe diplomacia e Rugovës. Unë kam shkrua Libër për Dr. Rugovën dhe një poezi -elegji prej 100 strovave (400 vargje). Por tash Ai është i vdekur dhe LDK-ja po vjen duke e harruar sidomos ata që janë hy të ri në LDK!, e nuk dijnë shumë për dr Rugovën?

    Respekt,
    për juve Joni dhe po të tregoi se Studimet Postdiplomike i ka mbaruar në Zagreb në v. 1977.
    Respekt edhe për juve albert!

  7. Falemnderit zotri Ismet M. Hasani per Vullnet te Mire te Juajin. Babi im ka emrin Vehbi Rexhepi e axhi Vesel Rexhepi. Te dyt te lindur ne Gjilan. Te dyt te shkolluar, axhi sidomos, e te dyt komunist para Luftes te Dyte Botrore dhe nga dita e pare te dyt partizan, luftaret nga viti 1941. Te dyte ne Goli Otok nga viti 1950. Axhi me gjat ndejti ne Goli Otok sepse ai i kundershtoi Titos ne Beograd, ishte trim dhe i tha, parafrazim: Na ke mashtru, ke premtu se nese te bashkohemi na shqipetar te Kosoves do te permirsohet situata ne Kosove dhe se nuk do te kete me maltretime te shqipetarve. E tash, dora e djathet e jotja Aleksandar Ranković po sprovon politiken e crnorukashve ne Kosove, dhe po vazhdon cfarosja e shqipetarve ne Kosove”. Pastaj kur u kthente me tren ne Kosove, ka kuptu cka do te ndodh dhe ik nga treni, e ne drejtim Sanxhak – Bosnje. E kane zane, dhe pastaj babit, cili ishte kryetar ui srezit te Gjilanit i vjen OZNA dhe i thot: Kufizohu nga vllau yt. Babi ka thane: Nuk jam si Aleksandar Karagjorgjević i cili vllaun e vet e shtine ne spital per qmendurit I qendroj vllaut tim krah”. I tha Ozna. Vehbi qoi durt ne ajr: Ai tha: “Nuk i kam qu durt as talianve, as gjermanve, nuk i qoj as juve”. Dhe e arestojne dhe mbaron ne Goli Otok, me 20 tetor 1950., vetem nje jave pasi marteses me nanen time. Nanen e kane qit nga puna dhe…. kur eshte kthy nga Goli Otok babi, nana ime ka thane: Jam feju dhe martu me nje njeri, e njeriu tjeter ka ardh nga Goli Otok. Pastaj jane lind motrat e mija, binake: Teuta dhe Drita, e pas tyne, une, me e vogla. Ne Kosve askush nuk i ka pershendet ne rruge, dhe kane mbet pa pune. Babi, ishte fotograf dhe ja japin nje pune te vogel ne Shkup. Aty jemi lind na trija. Me duket se eshte shkru libri per kete…. Sinan Hasani ka shkru librin, e eshte inqezu filmi ne Kosove. Pakes, pakes i kam pertej koke partizanet… por kemi pas fat se te dyt ishin filozofa dhe nga femenia kam lexu asi libra, babi me ka leju ate, plus ka qene dhe muzicient. Axhi Vesel ishte i kalibrit. Per Adem Demacin nuk do te polemizoj me Juve. Une me te kam kalu qindra dhe qindra ore ne diskutime filozofike. Kete kam permend dhe ne emesion te zotriut Adnan Merovci. Falemnderit per drejkuptim, zotri. JU FALEMNDERIT. Nderime te mija per Juve.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu