Ankthi nga të folurit serbisht e çmendurisht nga aktivisti i palodhshëm për pothuaj gjysmëshekulli

Shkrime relevante

Kuvendi i Kosovës nuk është faltore: deputetët duhet t’i shërbejnë popullit, jo ta zëvendësojnë politikën me ligjërata fetare

Federata e Arbërisë – Deklaratë publike dhe analizë kombëtare Identitet • Unitet...

Presheva bëhet qendër e një konference shkencore për studimet e huaja mbi shqiptarët

Sevdail Hyseni, Bujanovc  Studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe...

Një popull i vogël, një krizë e madhe morali

Nga Frank Shkreli _____ “Si është e mundur që një popull kaq i...

A shkoi në mbeturina politika neofashiste serbe më 25 tetor 2026

Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Analizë observimesh historiko politike e ngjeshur...

Shpërndaj

Nga: Shaip Beqiri
___
ANKTHI NGA TË FOLURIT SERBISHT E ÇMENDURISHT
___
(Ripostim me shkase skandalozë)
E dëgjoja sonte herë pas herë, duke e lënë mënjanë punën që po bëja, atë që quan veten intelektual, profesor e analist, por më parë është veç një haxhi e delenxhi, se si fliste me egërsi hakërruese kundër Albin Kurtit e qeverisë së tij, duke mos e fshehur ngazëllimin e papërmbajtur për rënien e të vetmes qeveri të shpresës së madhe dhe të gëzimit real që zuri të ngjallë tek njerëzit e sfilitur nga pushteti i deritashëm i bandave, nën strehën e të cilave ky pizevengu ka ndenjur gjithmonë.
M’u kujtua jeta politike e këtij aktivisti të palodhshëm në një periudhë gati gjysmëshekullore, që zë fill nga radhët e para të Lidhjes së Rinisë Socialiste të Kosovës e tutje deri sot…
Fliste i bekuari serbisht më rrjedhshëm se ai që e pyeste në gjuhë të vet: për antiamerikanizmin e Albinit, për hiçërinë e Vjosës, për tarifën e leshit, për dhembjen e tij për të rinjtë tanë që e dashkan Albin Kurtin dhe për njëqind tema të tjera, pa u hamendur fare, lirisht e poshtërsisht, natyrisht: serbisht e çmendurisht!…
Mua për vete më zuri ankthi derisa fliste e çfarë thoshte derëziu, ndieja që më skuqeshin edhe majat e veshëve për tërë atë sharlatanizëm pa fund dhe pa kurrfarë nevoje!
Shërbëtori mbeteka i tillë gjithmonë; si në rini, si në pleqëri – deri në varr e përtej!
___
20.III.2020

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Mos urreni askë, sepse NDJENJA E URREJTJËS nu i sjellë askujt më shumë dëm sesa vetes suaj!

    Respekt,
    për juve, dhe
    për Kryeredaktorin Bajram-Gjergj Kabashi

    PS!
    Shkrimin e përfundoni duee shënuar datën 20.III. 2020, nderkaq e publikon më datën 04.XI. 2025, dmth pas 8 (tetë) muajsh vonesë. DREJTËSIA E VONUAR ËSHTE¨SI “ILAÇET” QË PËRDORËN ME VONESË!

    Respekt,
    për juve dhe
    për Kryeredaktorin, z. Bajram Gjergj Kabashi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu