Ragim Kçiku
___
MISIONAR/Ë/ET E GJUHËS SHQIPE dhe zhvatësi/e/t në emër të saj.
Duke marrë shkas nga një shkrim i Gjergj Zefot në gazetën PAMFLETI
Diaspora shqiptare ka treguar vetin duke qenë në çdo kohë në shërbim të çështjes kombëtare.
Sadoqë, çdo vepër në këtë drejtim ka qenë dhe është me vlerë, një detyrë, sa ka qenë e domosdoshme, aq ka qenë dhe është e rëndë?! Kjo është pra detyra e mësimit të gjuhës shqipe ka qenë dhe është misioni më i rëndi i diasporës nga të gjitha të tjerat.
Mësimi i gjuhës shqipe, nuk është vetëm detyrë por, është mision. Si mision patriotik, është edhe profession pedagogjik.
Atëherë, këtu pra, tek pedagogjia, didaktika dhe metodika, punët janë të vështira. Nuk janë sikur nxjerr nga xhepi 1000 euro dhe i falë për mirëbërje çfarëdo qoftë dhe shkon të flesh qetë në shtëpi. Jo! Pedagogjia do punë të përhershme. Ajo nuk bëhet në restorante sikur bëjmë mirëbërje materiale duke pirë kafe dhe duke u llafosur me shokët.
Misioni i gjujës është i rëndë.
Ky profesion të shkëputë nga familja, fëmijët, kuzhina nëse je mësuese dhe drejt e në detyrën, misionin atdhetar.
Këtë mision e nisën patriotët dhe patriotet e detyruara ta lëshonin atdheun.
Nga të gjithë të zhvendosurit prej atdheut, vetëm misionare/ët e gjujës shqipe dëshmuan se nuk ikën nga lakmia, por ikën nga “uria”. Misionarët e gjuhës dhe të kulturës shqipe në migrim, nuk u fshehën skuteve, ato/a, dolën në ballë të vendësve shqiptarë dhe iu afruan një pjesë të jetës dhe shpirtit të vet: unë jam e gatshme nëse doni, ju, m’i sillni fëmijët.
Kjo ndodhi në shumë shtete të botës. Pastaj, disa shtete ndihmuan sikur ato skandinave dhe ndonjë në Evropën oksidentale.
Misionaret dhe misionarët e gjuhës shqipe, mbase nuk ishin më të mirët profesionistë të mundshëm, por ishin shqiptaret më të mirat të mundshme. Ishin vajza dhe çuna të cilët nuk i la ndërgjegjia t’i mbyllin sytë dhe të bëjnë qorrin sikur nuk po ndodh asgjë me fshehjen e tyre para përgjegjësisë morale kundrejt gjuhës dhe kulturës kombëtare.
Në këtë detyrim, kuptohet se nuk është arritur e dëshirueshmja. Një gjë e tillë nuk është arritur as në vendlindje ku tema për të cilën po flasim, është e garantuar dhe e detyrueshme.
Sidoqoftë, punohej thjeshtë nga ndërgjegjia kombëtare. E, kur në ndërgjegjien e misionarit vepron vetëm dëshira dhe dashuria, veprat bëhen madhështore; të paharrueshme.
Kush e prishi këtë dashuri dhe futi sherrin mes misionarëve dhe materialistëve të cilët kur dolën nga atdheu, sikur u liruan nga një barrë e rëndë me nofkën “shqiptar”. U fshehën skutave duke mos dashur as të identifikohen si mësues/e.
Qeveria shqiptare mori një vendim që t’i paguajë mësues/e/it e diasporës. Kuptohet, në vendet ku nuk kanë mbështeje mësuesit dhe mësuesrt tona si Italia, SHBA, Greqia, disa republika të Gjermanisë etj.
Këtë gjë e bëri vetëm qeveria shqiptare. Vitin e kaluar, meqenëse priteshin zgjedhjet qeveria shqiptare mori vendim që këto misionare/ë t’i kompensojë me një ndihmë materiale sado që simbolike.
Mirë boll edhepse ky vendim mua më duket me bisht. U bënë kontratat, u nënshkruan përmes ambasadave, konsulatave etj, dhe ndihmat erdhën sipas marrëveshjeve.
Dikush ishte skeptik sikur unë p.sh. edhepse nuk jam aktor as aktiv as pasiv në këtë fushë tani e ca vite por, “Fjalë a dhnë, gur i shtënë”, thonë.
Kur parazitë/et panë se qeveria u doli në fjalë, i kapi zerzelja e lekut?! Menjëhetë u bënë të gjallë/a.
Por, vitin e kaluar ishin zënë grupet e nxënësve nga mësuesë/e vullnetarë dhe parazitët e deridjeshëm, nuk ishin bërë të gjallë. Atyre iu doli gjumi sivjet
Mjerimi i disa ish mësuesëve dhe mësueseve që i duket aq e madhe ai grusht lekësh, më bind për çnjetëzimin intelektual.
Por, kur nuk ka asnjë normë njerëzore, edhe pesëlekëshi është i madh në sytë e një gurmani.
Si përfundim, çfarë na del?
Me rastin kur qeveria ofroi këtë ndihmë, filluan zënkat, interesat, gënjeshtrat, bërrylet e çfarë jo tjetër, vetëm për të dalë në skenë gjumashët e deridjeshëm. E tëra kjo rrëmujë duket sikur u mor një nismë për të penguar zhvillimin normal dhe me mision të gjuhës shqipe.
Pra! Për të rrëmbyer pjesën e cila nuk i takon. Për të rrëmbyer meritat dhe djersën e atyre që deri dje me devotshmëri dhe mund prej Du,ifi i shërbyen komunitetit.
Për të lënë menjanë misionarët e vërtetë me qëllim që të marrin vet, në të vërtetë të pengojnë vet misionin e gjuhës shqipe.
Mendoj se, nëse qeveria shqiptare për të qenë e sinqertë, në radhë të parë si kusht të kenë parasysh stazhin e misionareve dhe misionarëve të deridjeshëm për të fituar kualifikimin, më të lartin që mund t’i ipet, pastaj të shikohen ardhacakët apo patriotët e vonuar.
Nuk e kuptoj, si është e mundur dhe sa është njerëzore që, vatrën që ke krijuar vet me mund dhe sakrifica, tani kur doli intetesi material, të vijë dikush tjetër dhe të thotë: Këtu jam unë, jo ti.
Nëse qeveria shqiptare, më pas nlse merr vendim edhe ajo e Kosovls nuk çërfillë dhe nuk u jep merita materialr në radhë të parë misionareve dhe misionarëve të devotshëm të deridjeshëm, bën tradhti ndaj një gkëje të shenjtë për kombin: MISIONIT DHE GJUHËS SHQIPR.



Ky shkrim prek një temë të thellë dhe delikate: mësimin e gjuhës shqipe në diasporë si mision shpirtëror dhe jo si treg fitimi. Kolegu Kçiku, me tone të forta dhe të sinqerta, bën një ndarje të qartë midis misionarëve të vërtetë — që kanë punuar me dashuri, sakrificë dhe përgjegjësi kombëtare — dhe atyre që u shfaqën vetëm kur u përmend kompensimi material.
Mesazhi është i qartë dhe i drejtë: mësimi i shqipes jashtë atdheut është mision i shenjtë, që kërkon përkushtim, jo vetëm përfitim. Qeveritë shqiptare (Tiranë- Prishtinë -Shkup) duhet ta mbështesin këtë mision me drejtësi dhe transparencë, duke vlerësuar ata që me vite kanë mbajtur gjallë gjuhën dhe identitetin shqiptar në mërgim, jo ata që kërkojnë përfitime.