Shkruan; Mr.sc. Naim J. Krasniqi
___
Kryengritja në Kosovë
Nga „ZEIT“ Nr. 16/1981
10 prill 1981, ora 9:00
Edhe gazeta javore, „ Die Zeit “, qe botohet ne Hamburg te Gjermanise, ( sikurse shumica e mediave gjermanofone qe shkruanin per ngjarjet ne Kosove), fillon me shkrimin e anlistit Gerhard Spörl, qe trajtoj në mënyrë analitike ngjarjet që kishin ndodhur në Kosovë në vitin 1981, pra për Demonstratat e Marsit dhe Prillit te ati viti. Po thuaj se të gjitha gazetat (si ato të përditshme dhe javore), analizonin dhe komentonin atë që po ndodhte tani pas demonstratave, që kjo gazetë i konsideron si kryengritje të shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit të Beogradit, apo siç e
theksojnë, kundër Serbisë. Është metodë e shkrimit të komentatorëve gjermanofonë, që çdo herë përshkruajnë gjendjen reale duke krahasuar ngjarjet që ndodhnin dhe mentalitetin e shoqërisë për të cilën flasin. Në fillim të artikullit, komentatori përshkruan gjendjen që e sheh vetë nëpër rrugët e Prishtinës ( Prill 1981). Një gjendje traumatike, ku qytetarët e traumatizuar endeshin dhe në fytyrat e tyre shihej një frikë e theksuar. Duke përshkruar (panoramën e qytetit) apo strukturë arkitektonike që shihej në disa pjesë “moderne” që ekzistonin, dhe koloritin e jetës së përditshme “Mercedes dhe gomarë që qarkullonin nëpër rrugët e Prishtinës. Punëtorët që mundoheshin t’i rregullonin dyqanet dhe vitrinat e reklamave që ishin shkatërruar gjatë përleshjeve që kishin ndodhur një javë më parë mes forcave ushtarake të regjimit dhe qytetarëve kryengritës“, siç i quan kjo gazetë. Por theksohet se në çdo vend ku shkonin kishte forca ushtarake që qëndronin në gatishmëri për sulm. Më tej, artikulli vazhdon me përshkrimin e gjendjes së rëndë politike që ekzistonte, që ishte më e rënda pas vdekjes së Titos, dhe intervenimi i forcave ushtarake ishte parë në këtë nivel vetëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ku Jugosllavia proklamohej si një federatë po thuajse liberale. Ky intervenim arsyetohej nga ana e Beogradit, sepse “shteti ishte në rrezik”. Kështu, artikulli vazhdon duke konstatuar; „..Kryengritja e studentëve dhe punonjësve në provincën e Kosovës e solli Jugosllavinë në krizën e saj të parë të rëndë politike që nga vdekja e Titos. Udheheqja e Beogradit reagoi sikur ekzistenca e shtetit shumëkombësh ishte në rrezik.
Në përvjetorin e parë të vdekjes së themeluesit të shtetit, Tito, Partia Komuniste donte të festonte unitetin e palëkundur të Jugosllavisë. Por tani, ndërkohë që ka filluar një fushatë përgatitore për festimet e 9 Majit, Jugosllavia po kalon krizën e saj të parë të rëndë politike pas Titos. Në kryengritjen e studentëve dhe punëtorëve në provincën autonome të Kosovës bashkohen ato probleme që e bëjnë strukturën e shtetit të duket e brishtë: kriza e vazhdueshme ekonomike ndikon në rajonin më të varfër; ajo radikalizon popullsinë shqiptare, e cila dëshiron të bëhet e pavarur nga Serbia, Kosova është nën juridiksion shtetëror serbe.“ Ky paragraf tregon qartë se në çfarë gjendje ekonomike dhe sociale e politike ndodhej Kosova, si dhe pozita e saj kushtetuese.
„Që në fillim të marsit ka pasur përplasje të rënda mes studentëve dhe forcave të sigurisë.
Universiteti në kryeqytetin e provincës, ne Prishtinë, ishte zgjeruar nxitimthi gjatë dhjetë viteve të fundit, por niveli akademik ka mbetur i ulët. Për këtë arsye, provimet ( Diplomat e ytre )në
republikat e tjera pothuajse nuk njihen ( ? ). Kështu u krijua një proletariat akademik shqiptar gati revolucionar mes 35,000 studentëve.“ Me të vërtetë, autori konkludon kështu, duke parë rritjen e madhe të numrit të studentëve dhe Profesorëve te universitetit, që për të ishte shumë e
dëshirueshme që për një dekadë një universitet të arrinte në këto shifra.
„Kur pas përleshjeve të para me policinë 500 studentë u arrestuan, nga kjo dhune e pushtetit, shpërtheu zemërimi edhe tek punëtorët shqiptarë. Ata hynë në grevë javën e kaluar. Në demonstratat që pasuan, tani u kërkua një Republikë e veçantë shqiptare brenda Federatës jugosllave. Revolta e studentëve kaloi në një kryengritje të përgjithshme. Kriza arriti kulmin e saj të përkohshëm
fundjavën e kaluar. ( eshte fjala per Demonstratat e 2,3 dhe 4 Prillit.-N.K.) Gjatë përleshjeve të cilat,sipas autoriteteve, kishin një “egërsi befasuese”, ( prandaj ) pati dhjetëra të vdekur.“ Edhe në këtë gazetë të përditshme, numri i të vdekurve është diskutabil. Shkrimi vazhdon me konstatimet e autorit. “Për eskalimin e situatës ka kontribuar edhe qeveria qendrore dhe ajo republikane. Ajo reagoi sikur ekzistenca e Jugosllavisë të ishte vënë në rrezik. Në provincën e Kosovës, gjendja e jashtëzakonshme u shpall që të premten; tanket rrethuan Prishtinën dhe e izoluan atë nga bota e jashtme; Beogradi dërgoi një njësit të policisë speciale për të shtypur demonstratat. Qeveria synonte të shkatërronte kryengritjen, sepse ajo rrezikonte të përhapej edhe në qytetet e tjera të Kosovës si dhe në Republikën e Maqedonisë. Justifikimi zyrtar për masat e rrepta: “Armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm” kishin organizuar trazirat te rënda; “nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar” donin të shkatërronin unitetin e Jugosllavisë. Por Shqipëria ka vetëm një interes të kufizuar për Kosovën.
Edhe pse Enver Hoxha promovon njësi kulturore të popullit shqiptar brenda dhe jashtë kufijve të tij, ai mund ta ruajë izolimin e tij vetëm nëse ka qetësi në Ballkan.“ Shqiptarët ishin ‘qetësuar’ nga rebelimet e hapura në rrugë, por qetësinë nuk e gjenin për shkak të gjendjes së krijuar nga dhuna fizike, por edhe nga masat administrative që filluan të ndërmerren, duke filluar nga kreu i Provincës. Por propaganda e Beogradit filloi të përqendrohej tani te ‘armiqtë e jashtëm’, dhe në radhë të parë shigjetën e sulmit e drejtoi drejt Shqipërisë, çka u dha mundësi politikanëve shqiptarë të Kosovës të dilnin me lloj-lloj teorish. Mendoj se autori, në fund të këtij pasusi, jep përgjegjësinë e duhur për rolin e Shqipërisë në këto ngjarje, duke konstatuar se Shqipëria nuk ishte e interesuar për destabilizimin e Ballkanit. Pastaj fillon të komentojë qëndrimet e politikës së Beogradit.
„Në çdo rast, udhëheqja e Beogradit ka ndryshuar politikën e saj ndaj provincës. Kosova ka qenë gjithmonë një burim i mundshëm i trazirave në shtetin shumëkombësh. Gjatë 15 viteve të fundit, qeveria qendrore kishte reaguar me koncesione ndaj grevave dhe demonstratave sporadike.
Provinca e pazhvilluar mori subvencione shtesë nga fondi federal dhe investime direkte nga
republikat e tjera; elita serbe ishte detyruar të lëshonte vendet për komunistët shqiptarë.
Por kaste e re politike përdori këto subvencione për ndërtimin e projekteve prestigjiose, në vend që të zhvillonte ekonomikisht provincën. Edhe sot, shkalla e analfabetizmit është mbi 30%, dhe Kosova ka numrin më të lartë të papunësisë. Pas krizës ekonomike të rëndë që ka kapluar të gjithë Jugosllavinë – me një normë inflacioni prej 40%, dhe borxhin e jashtëm që është i dyti më i larti në
bllokun lindor – politika e subvencioneve nuk mund të vazhdohet. Megjithatë, shtypja e egër e kryengritjes nuk do të zgjidhë asnjëherë kontradiktat.“ Po në këtë gazetë, një javë më vonë, pra në botimin e 24 prillit të vitit 1981, kemi një analizë edhe më thelbësore rreth ngjarjeve, (pasi kishin filluar më të madhe gazetat në Jugosllavi që të informonin opinionin e brendshëm, por që jepnin edhe opinione për shtypin dhe opinionin e jashtëm për atë që kishte ndodhur, për shkaqet që kishin çuar deri te ky rebelim, si dhe arsytonin masat e marra nga pushteti). Mendoj se njohësit e këtyre raporteve në mbarë Evropën Perëndimore, po ashtu edhe në Amerikë, filluan të shtronin pyetjen se çka pas gjithë kësaj. Në komentarin, apo analizën e 24 prillit në „Die Zeit“, të shkruar nga
Christian Schmidt-Häuer, kemi një analizë më të thellë në dy faqe, Por unë do të komentoj vetëm disa pjesë që të mos përsëriten gjërat) të kësaj të përditshme dhe shkrime te ndryshme ne gazetat gjermane.
„Kriza e Jugosllavisë: , Kryengritja në Cepin me te Varfër jugor „Një vit pas vdekjes së Titos: Provinca shqiptare e Kosovës bëhet një fuçi baruti
Në mes të bank provincës dhe kabinave të riparuara të zanateve private, rreziku i luftës civile për momentin është zvogeluar, por paqja është e humbur për një kohë të gjatë. Bashkëjetesa e ndërlikuar e gomarëve dhe Mercedesëve, pantallonave të gjera dhe xhinseve mashtroin. Prishtina, kryeqyteti me disa ndetesa te larta, i ndërtuar si kryeqender e provincës autonome të Kosovës në jug të Jugosllavisë, ishte në mars dhe prill qendra e kryengritjeve të dhunshme të shqiptarëve të rinj kundër qeverisë së Beogradit. Armiqësia dhe mosbesimi ndaj Republikes te Serbis, të cilës i takon Kosova, kanë rrënjë të vjetra. Ndërsa ajo që ishte e re dhe e papritur ishin zemërimi agresiv i rebelëve dhe kërkesat e tyre radikale për një republikë të veçantë shqiptare. Kjo goditi nervin më të ndjeshëm të shtetit shumëkombësh. Udhëheqësia e tronditur në Prishtinë thirri njësi e milicies nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia për ndihmë. Me tanke dhe armë mbrojtëse ajrore, ushtria marshoi – dhe ishte fare afër që ajo të fillonte të qëllonte.“ Nga ky pasus shihet qarte se sa ishin tensionet mes popullesi dhe pushtetiti. Ne vazhdim autori vazhdon ta pershkruan gjendjen ne Prishtine.
„ Ndërkohë, kioskat e shkatërruara nga tanket, autobuzët dhe makinat e djegura janë larguar, të vdekurit janë varrosur. Por në pemët e Prishtinës, ku sipas zakonit vendas varen njoftimet për vdekjen, emrat e demonstruesve të ekzekutuar nuk shfaqen. Dyqanet e mëdha të rrugës kryesore janë të mbushura me xhama të rinj, por në dyqanet e vogla serbe ( Nuk ka ekzistuar ky dallim-N.K) dhe në makinat që ishin te parkuan në anë të rrugës, xhamat e thyer mbulohen vetëm me plastikë ose karton. Në restorantet e shpejta, shqiptarët përkulen me heshtje të hidhur mbi kafenë e tyre turke, kur milicia kalon pranë. Patrollat ushtarake me pushkë karabina janë tërhequr në rrugicat e pasme. Universiteti i Prishtinës – i treti më i madhi në të gjithë Jugosllavinë – dhe shkollat janë hapur sërish vetëm në fillim të kësaj jave. Gjendja e jashtëzakonshme, e cila ishte shpallur për kryeqytetin e provincës dhe rrethinat e tij, vazhdon. Për të huajt, Kosova mbetet e mbyllur.“ „ Ata që kanë leje përjashtimi ose speciale, shpesh ndjeken nga burra të pashquar në xhupa të gjatë.“ Këtu është fjala për punonjës të Sigurimit të Shtetit, apo siç njihet në opinion, UDB-sha.
„Në Kosovë janë shfaqur të gjitha kontradiktat e Jugosllavisë, pra jane „hapur leterate“ sic thuhet.
Me 116 milionë kalime kufitare në vitin 1980, shteti shumëkombësh mbetet, edhe pas Titos, vendi më i hapur socialist – por cepi i tij më i varfër tani është izoluar nga Beogradi para botës. Edhe pse gjendja e jashtëzakonshme mund të përfundojë, plagët do të mbeten dhe të vdekurit nuk do të gjejnë qetësi. Padyshim, siç e ka mësuar ligji i hakmarrjes gjakut paraardhësit, një pjesë e madhe e 1,6 milion shqiptarëve në Jugosllavi do të ruajnë shpresën për ndëshkim dhe ndarjen nga Serbia.

Milovan Djilas, bashkepuntore i ngushtë i Titos dhe më pas kundërshtar i tij, thotë në një bisedë:
“Trazirat në Kosovë do të vazhdojnë – edhe aksionet guerilë tani janë të mundshme.” Edhe kreu i Partisë së Kosovës, Mahmud Bakali, pranon: “Forcat armiqësore nuk janë shkatërruar plotësisht – mund të ndodhin edhe incidente të tjera.” Shteti i shumëkombësh nuk rrezikohet nga një Apokalips – por mund të jete një Baskinë.( eshte krahasimi me gjendjen e Baskeve ne Spanje-N.K.) Dhe konflikti i brendshëm, siç frikësohet Beogradi, mund të ndikojë në marrëdhëniet me fqinjët, shtetet socialistë, marrëdhënie janë bërë më të komplikuara për shkak të situatës në Poloni.
Shkaqet e krizës dhe pasojat e mundshme Shembulli i Kosovës që u rebelua i tremb edhe rumunët, sepse ata kanë frikë nga pakica e
tyre te zemëruar hungareze. Bullgaria, aleati më i ngushtë i Moskës, mbetet në pretendimet e saj historike ndaj Maqedonisë, një republikë tjeter jugosllave. Po ashtu, politika e mundimshme e fqinjësisë së mirë me Shqipërinë e Hoxhës është e rrezikuar për një periudhë afatgjatë. Djemtë e shqipes “Adler” të Tiranës tani vigjilojnë në strehët e tyre malore në kufirin me Kosovën, të pajisur me veshje dimri të plotë.“ Këtu mund të kuptojmë se sa e ndërlikuar ishte situata e Kosovës dhe e tërë rajonit, prandaj i kushtohej një vëmendje e madhe në shtypin evropian, e posaçërisht atij gjermanofon, pasi edhe ata kishin probleme te njejta me RD-në e Gjermanisë, e cila ishte nën kontroll të plotë nga Bashkimi Sovjetik, pra një popull i ndarë në dy shtete. Por dihet se shqiptarët që jetonin në Jugosllavi ishin të shpërndarë në tri republika: Lugina e Preshevës në jugun e
Serbisë, në Maqedoni, në Mal të Zi, si dhe në Kosovë, që ishte një rajon autonom.
Zhvillimet politike që ndodhnin pas shuarjes në mënyrën më të dhunshme nga regjimi i
Beogradit të Kryengritjes, te Rebelimit apo Demonstratave, zbuluan maskën e ‘liberalizmit’ të pretenduar jugosllav në arenën ndërkombëtare. Prandaj, për të arsyetuar ato masa, organet partiake diktonin ‘zgjedhjen’ e problemit në Kosovë edhe me masa politike ndaj udhëheqësve të Kosovës, edhe pse as këta nuk ndryshonin në deklaratat e tyre politike kundër shqiptarëve të Kosovës. Sa për ilustrim, po përmend disa deklarata të politikanëve shqiptarë të asaj kohe: Fadil Hoxha; ‘…këta janë plehu i Kosovës’ dhe se ‘…këtyre do t’u kushtojë “Bira e miut 300 grosh…”‘, ndërsa Bakalli, në vetëkritikën e tij, ishte shprehur se ‘…Unë kurrë nuk do të kisha menduar se armiku mund të mashtrojë kaq shumë të rinj…’ dhe do të vazhdonte me vlerësimet e tij se këto demonstrata janë ‘…pikë mbështetjeje të irredentizmit shqiptar…’, e kështu vazhdojnë deklaratat e Azem Vllasit se këto ‘…nuk janë vetëm nacionaliste e irredentiste, por këto ngjarje janë
„( Me) Frigorifer kunder Skenderbeut“ kontrarevolucionare…’, dhe me deklarimin e Kole Shirokës, duke sulmuar Shqipërinë për përzierje në punët e brendshme të Jugosllavisë, deklaronte se ‘…vetëm Prishtina ka shporetë elektrik më shumë se krejt Shqipëria…’, për të përfunduar me deklarimin racist dhe fashist të Ali Shukëris, se për të ‘…qetësuar shqiptarët duhet të merren masa që të mos ketë natalitet të madh…’ dhe se ‘…shqiptarëve duhet ndaluar edhe buka…’, dhe kështu me radhë vazhdojnë deklaratat e politikanëve ndaj atij rebelimi, sa që komentatori, analisti dhe njohësi i hemisferës komuniste, Carl Gustafs Ströhm, në një shkrim të tij në gazetën ‘Die Welt’ (që botohet në Berlin), ai me një titull mjaft simbolik përshkruan këto kritika si: ‘Me frigorifer kundër Skënder-Begut’ (‘Kühlschränke gegen Skander-Beg’), dhe në nën-titull shkruan ‘Kosovo: A po e shemb Jugosllavinë përplasje mes popujve të saj? Si rezultat i parë vjen edhe dorëheqja e parë.
Dorëheqja e Bakalit dhe Orientimi Politik i Ri Më 8 maj 1981, pesë javë pas kryengritjes në Kosovë, Mahmut Bakali, kreu i partisë së
provincës jugosllave të Kosovës, dha dorëheqjen
„Ishte një ngushëllim për emrin e tillë
të shqiptarëve“, per Bakallin,“ Fusha e paqes së humbur“
„I vjetri i vjen pas të riut” , Veli Deva
„Dorëheqja e Bakalit ishte një hap simbolik që pasqyronte njohjen brenda Lidhjes të Komunistëve të Jugosllavisë, se politika e deritanishme në Kosovë kishte dështuar. Largimi i Bakalit shënoi nevojën për një riorientim në udhëheqjen e Kosovës për të rikthyer besimin e popullsisë dhe për të ulur presionin politik.
Shkaqet e kryengritjes dhe zhvillimet që rrethuan dorëheqjen e Bakalit nxorrën në pah problemet e thella të Jugosllavisë. Trazirat në Kosovë nuk ishin vetëm një shprehje e mjerimit ekonomik, por gjithashtu një simptomë e integrimit të pamjaftueshëm dhe e barazisë së pamjaftueshme të grupeve të ndryshme etnike brenda shtetit jugosllav. Kështu, dorëheqja e Bakalit nuk ishte vetëm një reagim politik ndaj krizës, por gjithashtu një sinjal i paaftësisë së qeverisë jugosllave për të kontrolluar tensionet në rritje, gjë që kontribuoi në destabilizimin afatgjatë të shtetit të tërësishëm.“
Perfindim dhe konkludim per qendrimeve te shtypit gjerman per
Praneveren Kosovare te vititi 1981
Gjatë hulumtimit tim, gjatë vitit 2006-2007, në Bibliotekën Universitare dhe Shtetërore, si
dhe në Arkivin Qendror Shtetëror të Bavarisë në Mynih, kam shqyrtuar disa prej gazetave më kryesore gjermanofone (duke pasur parasysh se në Gjermani është numri shumë i madh i gazetave).
Po përmend disa prej tyre: ‘Süddeutsche Zeitung’, Mynih; ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’,
Frankfurt; ‘Die Zeit’, Hamburg; ‘Die Presse’, Vjenë; ‘Neue Zürcher Zeitung’, Zyrih; ‘Stuttgarter Zeitung’, Shtutgart; ‘Die Welt’, Essen; ‘Handelsblatt’, Düsseldorf; revistat ‘Der Spiegel’, Hamburg; ‘Fokus’, Hamburg, e disa të tjera. Një ndihmë të mirë më ka dhënë edhe gazeta ‘Vjesnik’ e Zagrebit, si dhe shumë autorë e publicistë të tjerë që kanë shkruar për këto ngjarje, dhe më kanë ndihmuar për të arritur në këto konkluzione që po parashtroj.
Shkaqet Politike dhe Ekonomike të Kryengritjes
Shkaqet e kryengritjes, e cila shpërtheu në mes të marsit 1981, ishin thellësisht të rrënjosura në problemet politike, sociale dhe ekonomike që e shqetësonin Kosovën. Bakali bënte pjesë në një grup politikanësh që përpiqeshin ta zhvillonin rajonin e varfër me ndihmën e fondeve të mëdha shtetërore. Megjithatë, paratë që u dhanë për zhvillimin e provincës u shpenzuan kryesisht për projekte prestigjioze te ndërtimi, që megjithatë nuk kontribuan shumë në zhvillimin ekonomik të vërtetë. Kosova vazhdonte të vuante nga një shkallë ekstreme papunësie prej mbi 30 për qind –niveli më i lartë në Jugosllavi në atë kohë.
Perndjekja e vazhdushme e shqiptareve nga organete e rendit (UDB-se),edhe pas aksionit
fame keqe te grumbullimit te armeve, qe njhet si periudha e Rankovicit, por qe vazhdonte, burgosjet politike injorimi ne tersi i qenjes shqiptare, mungesa e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm dhe cilësia e dobët e jetesës së popullsisë çuan në një pakënaqësi sociale të vazhdueshme, e cila përfundimisht shpërtheu në një kryengritje të përgjithshme. Punëtorët dhe studentët, të cilët ndiheshin gjithnjë e më shumë të braktisur nga qeveria, dërguan një mesazh të fortë tëkundërshtimit, çka e detyroi qeverinë të ndërmarrë masa të ashpra kundër revoltës.

Radikalizimi i Popullsisë Shqiptare dhe Roli i Propagandës Kryengritja në Kosovë, e mbështetur kryesisht nga popullata shqiptare, kishte jo vetëm dimensione ekonomike, por edhe politike. Demonstruesit shqiptarë kërkonin më shumë autonomi brenda federatës jugosllave, çka ngriti frikën në udhëheqjen jugosllave se e gjithë struktura e shtetit shumëkombësh mund të ishte në rrezik. Represioni i shtuar vetëm sa i radikalizoi më tej shqiptarët, të cilët filluan të kërkonin një Republike të vetme brenda Jugosllavisë.
Një problem tjetër ishte propaganda nga Shqipëria, e cila ndezi trazirat dhe u konsiderua si një nga burimet kryesore të kërkesave të shqiptarëve të Kosovës. Shqipëria luajti një rol qendror në mbështetje të aspiratave të pavarësisë së shqiptarëve të Kosovë, çka përshkallëzoi më tej tensionet brenda Jugosllavisë.
Dorëheqja e Bakalit dhe Orientimi i ri Politik
Dorëheqja e Bakalit ishte një hap simbolik që pasqyronte njohjen brenda Lidhjes të
Komunistëve të Jugosllavisë se politika e deritanishme në Kosovë kishte dështuar. Largimi i Bakalit shënoi nevojën për një riorientim në udhëheqjen e Kosovës për të rikthyer besimin e popullsisë dhe për të ulur presionin politik.
Shkaqet e kryengritjes dhe zhvillimet dhe rrethuan qe sollen dorëheqjen e Bakalit nxorrën në pah problemet e thella të Jugosllavisë. Trazirat në Kosovë nuk ishin vetëm një shprehje e mjerimit ekonomik, por gjithashtu një simptomë e integrimit të pamjaftueshëm dhe e barazisë së pamjaftueshme të grupeve të ndryshme etnike brenda shtetit jugosllav. Kështu, dorëheqja e Bakalit nuk ishte vetëm një reagim politik ndaj krizës, por gjithashtu një sinjal i paaftësisë së qeverisë jugosllave për të kontrolluar tensionet në rritje, gjë që kontribuoi në destabilizimin afatgjatë të shtetit jugosllave.
Shtojca me shkrimet e gazetës ‘Die Zeit’ të vitit 1981, marrë nga arkivi i redaksisë së kësaj gazete.


