ARKIVI:
7 Mars 2026

Imami Ylli Gurra denoncon disa xhami në Tiranë dhe rrethe, duke thënë se janë kthyer në çerdhe ekstremizmi

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Gurra përmendi konkretisht një xhami brenda Unazës së Tiranës, duke akuzuar Komunitetin Mysliman se nuk ka ndërhyrë për të rikthyer rendin dhe për të emëruar imam të duhur.

“Duhet të bëhet një ndarje mes besimit të sinqertë të myslimanëve dhe atyre që manipulojnë ideologjinë. Ka xhami që janë kthyer në filiza ekstremizmi, duke dërguar qytetarë shqiptarë në Siri dhe Jemen. Një nga këto objekte është brenda Unazës së Tiranës, ndërkohë që ka raste edhe në Pogradec, Pukë dhe Kryeviz,” tha Gurra për A2CNN.

Ai kujtoi ndërhyrjen e forcave të sigurisë dhe të SHISH në Xhaminë e Mëzezit në vitin 2014, ku u vendos që të caktohej një imam për të frenuar predikimet radikale dhe keqpërdorimet e besimit.

Gurra shtoi se, për fat të keq, disa xhami në Tiranë dhe në vend mbeten të paprekura dhe disa individë vazhdojnë të shfrytëzojnë objektet e kultit për përfitime personale në emër të islamit.

Më tej akuzoi rrogëtarët e Komunitetit Mysliman për apati dhe mosbashkëpunim, duke nënvizuar se ky qëndrim mund të lejojë përhapjen e ideologjive ekstremiste edhe në të ardhmen.

“Komuniteti nuk tregoi vullnet për të përfshirë xhaminë e Unazës së Re me imam të emëruar dhe të funksionojë siç duhet, si gjithë objektet e tjera të kultit në Shqipëri,” përfundoi Gurra.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. I nderuari imam Ylli Gurra!

    Fjalët e juaja të shkurta, ama me domethënie të madhe. Ju lumtë!
    Mendimet e mira qëndrojnë në fjali të shkurta.
    Jo vetëm Ju, por edhe imamët e xhamive tjera duhet të reagojnë ndaj veprimeve të xhamisë e Unazës se Re!
    Komentin po e përfundoj me këtë mendim:
    Janë disa “muslimanë”, të cilët, sa më shpesh shkojnë në xhami, aq më shumë mbushën më “gjynahe” (mëkate).

  2. Ky Imami Ylli Gurra me hoxhallart e tjerë të Tiranes ka kerku të mbulohet monumenti i Heroit Kombetar Gjergj Kstrioti – Skenderbeg kur muslimant janë falë per Bajram në Sheshin Skenderbeg të Tiranes, a thu se ky shesh asht i vetem muslimanve dhe vendosin ata per mbulimin e Skenderbegut të gjithë shqiptarve.
    Ky veprim i klerit musliman dhe i muslimanve të Tiranes asht nji qendrim ARROGANT dhe ANTIKOMBETAR.
    Muslimanizi, që na ka lanë Turqia Osmane gjatë pushtimit 5 shekullor, asht fatkeqësia ma e madhe e shqiptarve.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu