
Prof. Pirro Prifti, Tiranë
Në Shqipëri ka çudira të mëdha për ata që quhen dëshmorë të atdheut. Sidomos tani në kohën e demokracisë liberale që përfaqëson kapitalizmin e sotëm shqiptar, lirinë e fjalës dhe shprehjes. Të drejtat për pronën private, kanë zënë vëndin e tyre përsa i përket vënies në vend të drejtësisë së munguar që nga diktatura.
Problem i dëshmorëve të atdheut është prekur disa herë dhe nuk dihet saktësisht se kush janë dhe se sa janë. Pas luftës nacional çlirimtare u vendos një datë për të përkujtuar dëshmorët e atdheut kryesisht për ata që ranë në luftë për çlirimine vendit. Sigurisht ka plot dëshmorë edhe para clirimit por edhe sot në kohën e demokracisë.
Debatet zhvillohen nga historianët e analistët, madje dhe nga populli, sidomos tani që interneti e ka lehtësuar komunikimin. Formalisht Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut.
Problemet e përcaktimit se kush quhen dhe kush janë dëshmorë në Shqipëri mund të sqarohen në sentencat e Fan Nolit të madh, i cili në shkrimin e tij `5 Anarkitë e Shqipërisë`, shkruan për to.
Për “Anarkinë e Katërt”, shprehet:
“E katërta, anarkia patriotike:
Këtu brenda në një ditë, si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë lëftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkretuar anembanë Toskërinë; këtu, si më thoshte një mik, është më mirë të jetë njeriu tradhëtor e të shikojë interesin e tij e të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh“.
Kjo i shpjegon të gjitha ç`ka ka ndodhur, çka po ndodh sot, dhe çka mund të ndodhë në të ardhmen në Shqipërinë e sakatuar nga ana gjeografike, ku 2/3 e tokave shqiptare janë kufirit shtetëror, ku nga ana fetare kemi tre religjione zyrtare dhe nje mori më të vogla të metastazuara pas viteve `90, të cilat vetëm kanë shtuar rrëmujën, ku konfliktet klasore kanë koncentruar dy rryma të fuqishme politike pasardhëse të partive të viteve 1920 si “Partisë Popullore Kombëtare” të drejtuar nga Fan Noli, Ahmet Zogu, Eshref Frashëri, Luigj Gurakuqi, dhe partia tjetër me nje emër paradoksal `“Partia Përparimtare Shqiptare” me drejtues figura të njohura të pjesës veriore të Shqip’erisë si Hoxhë Kadriu, Hasan Prishtina, Bajram Curri.
Disa nga këta ndrruan partitë, ashtu si ndodh edhe sot.
Më vonë partitë ndërruan emrat, si Balli kombëtar , Legaliteti dhe Partia Komuniste alias Partia e Punës, dhe pas viteve `90 , pasi ra diktatura mbetën dy parti të mëdha dhe 106 parti të vogla ku PD që përfaqësonte të djathtën e dëmtuar nga Partia e Punës dhe PS që përfaqësonte të majtën e moderuar dhe vazhduese e PPSH.
Të dy partitë e sotme, ashtu si të kaluarat, grinden për gjithçka dhe për asgjë, për datat e festive, për spiunët dhe bashkëpuntorët e sigurimit, akuzojnë njëra – tjetrin për afera të ndryshme, por më e rënda, nga ana kombëtare, janë grindjet për dëshmorët dhe për mënyrat e bashkimit të trojeve dhe të popullsisë shqiptare jashtë atdheut, por këtu si duket kanë lënë BE dhe SHBA të vendosin.
Fatkeqësia është se partia në opozitë vazhdon të ndotë Shqipërinë brënda dhe jashtë atdheut në forume të ndryshme, gjë që vonon integrimin në BE.
Le të kthehemi tek kush janë dëshmorët e Atdheut sot për të cilët ka debate aspak të hijshme, sepse përcaktimin se kush quhen dëshmorë vetëm në Shqipëri nuk ka madje ashtu siç shkruan Fan Noli dëshmorë bëhen tradhtarët dhe anasjelltasheronjtë bëhen tradhtarë!
Sipas një shkrimi të Aurel Plasarit, rreth faktit që shifrën 28 mijë dëshmorë e ka dhënë e para qeveria “kuislingë” në Tetor 1944, por ka edhe më. Në një mbledhje te Kuvendit Populor N/Kolonel Pëllumb Dishnica deklaroi, ndër të tjera se “Kemi kockat e me shume se 40.000 dëshmoreve qe dhanë jetën për lirinë e vendit të tyre, dhe për kauzën e antifashizmit e të demokracisë”.
Deputeti Kadri Baboci e “zbut” disi, duke shtuar ne ketë numër edhe te plagosurit kur ne diskutimin e tij thotë: “Apo mos nuk ishte mjaft si kontribut për popullin shqiptar 40.000 të vrare e të plagosur”. Ne përfundim, duke u konsultuar edhe me statistikat e manipuluara dhe te shumëfishuara mbi demet e luftës, ne rezolutën e Kuvendit popullor, dërguar Presidiumit të Konferencës se Paqes ne Paris , u deklarua zyrtarisht se “Në fushat e betejës kundra fashisteve italiane dhe gjermane ranë 40.600 bij tanë, që u vranë dhe u plagosen…”
Këtë shifër ka mbrojtur e deklaruar edhe Enver Hoxha ne forume te larta te komunisteve, nisur nga Kongresi i Pare i Partisë Komuniste Shqiptare ne vitin 1948. Ne ketë kongres famëkeq e me pasoja katastrofike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar ai deklaroi se “Populli ynë i vogël i dha luftës 28.000 dëshmore ushtarake dhe civilë, 4.000 invalidë qind për qind dhe 8.600 te tjerë 50%”.
Kjo shifër përputhet tërësisht me atë te dhëne ne Kuvendin popullor dmth 40.600 te vrare dhe te plagosur (28.000 te vrare dhe 12.600 te plagosur).
“Ka 28 mijë dëshmorë padyshim sepse në një libër të një autori anglez Tony Jad (sipas historians Nevila Nika), historian shumë i njohur britanik i cili e përfshin Shqipërinë bashkë më Jugosllavinë si dy vende që kanë pasur numrin më të madh të viktimave gjatë Luftës së Dytë Botërore për numër të popullsisë. Pra jemi edhe për pjesëmarrje ndër katër të parët, edhe për numrin e viktimave jemi gjithashtu ndër të parët“.
Sipas historianit Pëllumb Xhufit i cili shpjegon për kohën kur u organizua Konferenca e Paqes në 46 në Paris, theksohet se në emër të qeverisë shqiptare Enver Hoxha, Mitat Frashëri (që ishte në emigracion), çoi një letër për konferencën, ku thotë jo 28 mijë por thotë se janë 30 mijë dëshmorë të kësaj lufte“.
Dalan Buxheli kosekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve konfirmon dhe dëshmia e tij është kjo:
Dalan Buxheli thotë: “Në përgjigje të atyre që mohojnë 28 mijë dëshmorët e Luftës NACONAL ÇlIRIMTARE, dëshmojnë të dhënat që janë marrë nga arkivat e ndryshme dhe që vijojnë”:
Dëshmorë të shpallur, sipas dokumenteve ligjore janë.…………………………………………………9470.
Shtetas antifashistë shqiptarë të pushkatuar nga nazifashistët e bashkëpunëtorët janë………………… 6436
Të asgjësuar në 23 kampe, pa varre, për të cilët paguan shpërblim shteti gjerman……………………11.200
Të asgjësuar në kampet në Greqi (pa varre) janë…………………………………………………… ……50
Të asgjësuar në kampet në itali (pa varre) janë…………………………………………………………….70
Të asgjësuar në kampin e Mat’hauzenit (pa varre) janë…………………………………………………..351
Të asgjësuar në kampin e Aushvicit në Poloni (pa varre) janë …………………………………………….32
Të asgjësuar në kampin e Prishtinës (pa varre) janë………………………………………………………168
Të asgjësuar në kampin e Zemunit në Jugosllavi (pa varre) janë………………………… ………………162
Të asgjësuar në kampin e Manastirit (Bitola) në Maqedoni (pa varre) janë……………………………………………144
Të asgjësuar në kampin e Strugës në Maqedoni, (pa varre) janë…………………………………………….27
Shuma e përgjithshme është……………………………………………………………………………28.110
(https://telegraf.al/…/faktet-tona-i-dhame-luftes-28…/)
Këto informacione mund të na japin idenë se dëshmorë duhet quhen vetëm ata që luftuan për çlirimin e atdheut në çdo kohë të historisë dhe askush tjetër.



z. Piro Prifti!
Ju na i prezentoni 3 (tri) lloj të dhënash. Cilës shifër t’i besojmë – se është më e saktë!?
Po citoj fjalët nga shrkimi juaj:
1. “Ne fushat e betejës kundra fashisteve italiane dhe gjermane 40.600 bij tanë u vranë dhe u plagosen…” Ketë shifër ka mbrojtur e deklaruar edhe Enver Hoxha ne forume te larta te komunisteve, nisur nga Kongresi i Pare i Partisë Komuniste Shqiptare ne vitin 1948. Ne ketë kongres famëkeq e me pasoja katastrofike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar ai deklaroi se “Populli ynë i vogël i dha luftës 28.000 dëshmore ushtarake dhe civile, 4.000 invalidë qind për qind dhe 8.600 te tjerë 50%”.
*
2. Sipas Pëllumb Xhufit i cili spjegon në kohën kur u organizua Konferenca e Paqes në 46 në Paris, ku shkoi në emër të qeverisë shqiptare Enver Hoxha, Mitat Frashëri që ishte në emigracion, çoi një letër për konferencën ku thotë jo 28 mijë por thotë se janë 30 mijë dëshmorë të kësaj lufte“.
*
3. Dalan Buxheli thotë: “Në përgjigje të atyre që mohojnë 28 mijë dëshmorët e Luftës NAÇl, dëshmojnë të dhënat që janë marrë nga arkivat e ndryshme dhe që vijojnë”: …= 28.110.-
*
Respekt,
për juve, dhe
për Arben Çokaj
Gjete luftes dyte botnore ne Shqipni (si edhe ne vendet e tjera te Europes Lindore) ka pase edhe LUFTE per marrjen e pushtetit nga dy palet kundershtare, te KOMUNISTAVE FILOSLLAV dhe te NACIONALISTAVE FILOPRENDIMOR. T’vramt e kesaj LUFTE CIVILE nuk mund te futen ne shifrat e t’ramve per clirimin e Shqipnise.
Edhe ne Greqi ka kene kjo lufte CIVILE. Edhe ne Jugosllavi ka kene kjo lufte CIVILE. Edhe ne te gjitha vendet europiane lindore. Ne fakt per keto vendet lindore ka kene ba marreveshtja ndermjet Rusveltit + Ciurcilit me Stalinin qe mbas luftes ne vendet lindore te jene disa perqindej (%) ne pushtet te komunistave dhe te jokomunistave. Por Stalini e shkeli kete marreveshtje dhe nderhyni qe ne te gjitha keto vende ta marrin pushtetin komunistat e Stalinit.
Persa i perket statistikave te Enver Hoxhes, ai dhe banda e tij kriminale, i kan falsifiku sic kan falsifiku te gjitha dokumentat. Kete e dijne te gjithe.
Gjate pushtimit komunist te Shqipnise jane ba statistikat zyrtare te denimeve me vdeje dhe te tjerat Kete mund te laxoni ketu, keto statistika i ka ba antari i byrose politike komuniste SPIRO KOLEKA gjyshi nga e ama i Edi Rames: https://www.drini.us/kush-jane-deshmore-te-atdheut/ .
Por edhe keto jane te falsifikume, sepse gjate rregjimit diktatorial (te demek “proletariatit”) jan ba shume vrasje pa gjygje simbas direktivave te Enver Hoxhes, pamvarsisht se cili person i ka ekzekutu Mehmet Shehu apo edhe SHOKET E TJER, te cilete dhe keto dolen trathtar.
Besnik i popullit na doli VETEM ENVER HOXHA.
Pose kesaj kan vdeke neper kampet e perqendrimit edhe shume te internuem ligjerisht te pafajshem.
Kemi edhe rastin tjeter te pushkatumeve dhe te internimeve te familjarve te kundershtarve te komunistve. Ne asnji vend Prendimor shumica absolute e familjarve te drejtuesve kriminal nazist apo fashist Nuk jane persekutu, sepse nuk ka pase PROVA ligjore qe ato te kene kryer krime. Pergjegjesia ligjore asht INDIVIDUALE. Ndersa ne Shqipnine Komuniste PERGJEGJESIA LOGJORE KA KENE KOLEKTIVE tue ndeshku te fajshem dhe te pafajshem njilloj.
Sot ne shqipni vazhdojne vrasjet nga pushtetart (majtas-djathtas ishkomuniste) duke perdore GRUPET MAFJOZE, te cilat keto pushtete i lejojne swepse i perdorin si mjete eleminimi te kundershtarve.
Pra SISTEMI LIGJOR ne Shqipni AKTUALISHT PREP NUK EKZISTON.