Shoqata “Trojet e Arbrit” planifikon organizimin e gjashtë Sesioneve Shkencore me temën bazë: ”Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës”. Me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, themeltarit të shtetit tonë – Republikës së Kosovës, Shoqata “Trojet e Arbrit” planifikon organizimin e gjashtë Sesioneve Shkencore me temën bazë: ”Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës”.
Sesionet shkencore planifikohen të mbahen në 6 vende të ndryshme të botës: Prishtinë, Tiranë, Shkup, Hamburg, Bazel dhe New York më mundësi të shtrirjës edhe në vendet e tjera si: Londër, Paris etj.
Temat që do të trajtohen në këto 6 sesione shkencore përfshijnë periudhën kohore nga viti 1989 – 2006.
1. “Dr. Ibrahim Rugova Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës”;
2.”Fillet politike të dr. Ibrahim Rugovës”;
3. “Kundërshtimi i UJDI”;
4. “Themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës”;
5. “Themelimi i institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës”;
6.”Fillet e organizimit ushtarak policore Sherbimeve të Informimit dhe të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës”;
7. “Takimet diplomatike të Dr. Ibrahim Rugovës në Evropë dhe Amerikë”;
8. “Dr. Ibrahim Rugova simbol i Unitetit Kombëtar Shqiptar”;
9. “Zgjedhja e Ibrahim Rugovës President i Kosovës”;
10. “Roli i Ibrahim Rugovës në përgatitjen e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”;
11. “Roli i Ibrahim Rugovës në Konferencat Ndërkombëtare për Kosovën”;
12. “Roli i Ibrahim Rugovës në forcimin e Institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe viseve tjera etnike shqiptare”.
13″.Shtypi Evropian dhe Amerikan për Presidentin dr.Ibrahim Rugova”;
14. “Deshmitë dhe rrefimet e politikanëve evropian dhe amerikan për takimet e përbashkëta me Presidentin dr.Ibrahim Rugova”.

Mr.sc.Nue Oroshi –Kryetar i Shoqatës se Intelektualeve Shqiptar “Trojet e Arbrit”



Me këtë nismë madhore shkencore dhe kombëtare, Shoqata “Trojet e Arbrit” dëshmon jo vetëm përgjegjësi intelektuale, por edhe vetëdije të lartë historike për ruajtjen dhe ndriçimin e figurës së Dr. Ibrahim Rugovës, themeluesit të Republikës së Kosovës dhe njërit prej personaliteteve më të shquara të historisë moderne shqiptare.
Organizimi i gjashtë Sesioneve Shkencore ndërkombëtare, të shtrira në qendra të rëndësishme kulturore e akademike të botës shqiptare dhe diasporës (Prishtinë, Tiranë, Shkup, Hamburg, Bazel, New York), përfaqëson një akt dinjitoz kujtese, studimi dhe reflektimi të thellë mbi veprën politike, shtetformuese, kulturore dhe diplomatike të Dr. Rugovës. Kjo shtrirje gjeografike e sesioneve është një simbol i vetë filozofisë rugoviane: Kosova si pjesë e pandarë e Evropës dhe e botës demokratike, e mbështetur fuqishëm në unitetin mbarëkombëtar.
Tematika e zgjedhur, që përfshin periudhën vendimtare 1989–2006, është e ndërtuar me kujdes shkencor dhe përfshin të gjitha dimensionet e veprimit të Dr. Rugovës: nga roli i tij si intelektual dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, te fillet e angazhimit politik, kundërshtimi i projekteve asimiluese, themelimi i LDK-së, ndërtimi i institucioneve paralele dhe shtetërore, diplomacia ndërkombëtare, deri te kontributi i tij kyç në përgatitjen e Pavarësisë së Kosovës.
Veçanërisht e çmuar është përfshirja e temave që trajtojnë Rugovën si simbol të unitetit kombëtar, rolin e tij në raportet me Shqipërinë dhe viset e tjera shqiptare, si dhe pasqyrimin e figurës së tij në shtypin dhe dëshmitë e politikës evropiane e amerikane. Këto aspekte e vendosin Dr. Ibrahim Rugovën në kontekstin që i takon: si një lider i paqes, i dialogut, i vizionit shtetëror dhe i orientimit euroatlantik.
Në këtë përvjetor të 20-të të ndarjes së tij nga jeta, kjo nismë e Shoqatës “Trojet e Arbrit” është një homazh i denjë për Presidentin historik të Kosovës, por edhe një thirrje për brezat e rinj studiues që ta njohin, ta kuptojnë dhe ta vlerësojnë trashëgiminë rugoviane jo si mit, por si projekt të menduar shtetëror dhe kombëtar.
Kjo veprimtari meriton vlerësim të lartë dhe mbështetje të gjerë institucionale, akademike dhe shoqërore, sepse duke studiuar Dr. Ibrahim Rugovën, ne forcojmë themelet e vetëdijes sonë historike dhe të shtetit që ai e ëndërroi, e ndërtoi dhe e mbrojti me mençuri, durim dhe dinjitet.
JU LUMTE
Pergëzime “Shoqates së Arbrit” me kryetar Z. Nue Oroshin per kete aktivitet patriotik shumë te randesishem per vlersimin e Presidentit Ibrahim Rogoven e PAPERSRITSHEM.