ARKIVI:
6 Mars 2026

Paralajmërimi i Kreut të Inteligjencës Ushtarake Serbe ndaj serbëve të Kosovës përmes kanaleve Telegram – implikime para zgjedhjeve

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Drizan Shala, ekspert i sigurisë nga Prishtina

Paralajmërimi i Kreut të Inteligjencës Ushtarake Serbe ndaj serbëve të Kosovës përmes kanaleve Telegram – implikime para zgjedhjeve.
Paralajmërimi i shpërndarë përmes kanaleve Telegram, i atribuar Kreut të Inteligjencës Ushtarake Serbe, përbën një operacion të qartë hibrid të ndikimit, të aktivizuar në prag të zgjedhjeve në Kosovë. Ky veprim nuk është deklaratë individuale, por pjesë e një skeme të planifikuar informativo-psikologjike.
Në thelb, kemi të bëjmë me ndikim të drejtpërdrejtë mbi komunitetin serb në Kosovë, me qëllim krijimin e frikës, pasigurisë dhe bindjes se situata është e paqëndrueshme.
📍Përdorimi i Telegramit nuk është rastësor:
Është një platformë me kontroll minimal, e njohur për shpërndarje të shpejtë dhe për krijimin e ndjesisë së “informatës së brendshme”, sidomos në komunitete të mbyllura etnike.
Mesazhi synon disa efekte njëkohësisht:
✅️ Të disiplinojë sjelljen elektorale të serbëve të Kosovës,
✅️ Të delegjitimojë institucionet dhe procesin zgjedhor,
✅️ Të krijojë alibi politike për Beogradin në rast tensionesh apo incidentesh pas zgjedhjeve.
Nga këndvështrimi i sigurisë, kjo është pjesë e doktrinës së njohur të kontrollit të hapësirës sociale pa përdorim force, ku frika dhe paqartësia shërbejnë si armë politike. Paralajmërime të tilla funksionojnë edhe si testim i reagimit të institucioneve të Kosovës dhe i faktorëve ndërkombëtarë.
❗️Indikatorët paralajmërues përfshijnë rritje të mesazheve alarmuese në rrjete sociale, thirrje për bojkot apo “vetëmbrojtje”, sinkronizim të narrativës në mediat serbe dhe provokime të vogla në terren për të matur reagimin institucional.
Pra ky rast duhet kuptuar si operacion ndikimi me risk të kontrolluar, ku Serbia synon përfitim politik dhe narrativ ndërkombëtar pa kaluar në konflikt të hapur. Përgjigjja më efektive mbetet qetësia institucionale, transparenca publike, kundër-narrativa profesionale dhe koordinimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
Shih videot e mëposhtme :

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Serbët e Kosovës më në fund duhet të kuptojnë, se do të mjetojnë me shqotarët e jo me serbët. Ata ndodhen në territorin e Kosovës dhe duhet të zbatojnë ligjet e shtetit të Kosovës. Por më tej. Ata janë përgjegjës nëqoftëse krijojnë marrdhënje të këqija me shtetin dhe popullin e Kosovës. Kjo megjithëse mund ti shërbejë serbisë, nuk i shërben vetë serbve në Kosovë. Serët, si ç’do minoritet kanë interesa mbijetese të shkojnë mirë me popullin e vendit ku jetojnë. Shpresoj,se serbët e kanëmarrë mesazhin edhe nga shqiptarët, edhe nga serbët,por edhe nga ndërkombëtarët. Ata nuk duhet të harrojnë, se janë pjesë e një populli,që ka ushtruar genocid historik kundër shqiptarëve. Një popull i zhgjuar,që ka bërë edhe masakra duhet të fillojë reflektimin dhe ti kërkojë falje popullit të viktimave dhe, jo të vahzhdojë qëndrimin përçarës të shoqërisë Kosovare.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu