
Gani Mehmeti
NGA URIMI PËR VETVENDOSJEN I PROFESORIT NGA PARISI, VALON MURTEZAJ
« Uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve z.Albin Kurti, dhe populli i kërkon të punoj për Kosovën dhe interesat më të larta të Republikës së Kosovës ». uron prof. Murtezaj.
Ky urim më kujtoj burrat e mëdhenj që shtrijnë dorën pa inati ndaj fituesit.
Dhe më poshtë vazhdon profesori Murtezaj :
« LDK-ja Rugoviane do të bëhet dhe do të kthehet ».
Një fjali e shkurtër, por shumë domethënëse, kjo. Me këtë lë të kuptohet se sot nuk është ajo Lidhja Demokratike e Kosovës Rugoviane, çka ka shkaktuar rënien e saj kaq poshtë nga zgjedhësit.
Jo, LDK e sotme nuk është LDK-ja. Këtë e pranuam apo nuk e pranuam, deshëm ta themi ose nuk deshëm ta themi, është shumë e vërtetë. Madje, këtë e kam thënë shumë herë, por tani këtë e vërteton edhe anëtari i kryesisë së LDK, prof. Valon Murtezaj. Dhe, mua më vjen mirë që e di se nuk është më rugoviane LDK-ja. Mua nuk më vjen mirë pse nuk është rugoviane, më vjen shumë keq, por më vjen mirë që të paktën, një anëtar i kryesisë së saj, e di se nuk është rugoviane. Dhe, po të ishte rugoviane, ajo nuk do të binte kaq poshtë, do të qëndronte lart në përqindjen e zgjedhjeve sot. Ajo do duhej të ishte e para, sepse e para parti politike ishte jo vetëm në Kosovë, por në Jugosllavi. Pra, ajo do duhej ta ruante veten, të mos binte poshtë. Dhe, të paktën, nëse jo partia e parë, ajo gjithsesi do duhej të ishte e dyta, jo larg të parës. Kur e di se e ke lëshuar rrugën, mund të pritet të kthehesh sërish në të, pra të shpresojmë se do ktheheni në rugovizëm.
Rugovizëm nuk mjafton vetëm nocioni, por duhet të kesh filozofinë e tij, pra të Dr. Ibrahim Rugovës. E filozofia e tij ka qenë fjalë pak, pa e lënduar askë nga bashkëkombasit dhe punë sa më shumë. Po them sa më shumë, sepse njeriu dëashiron të bëjë shumë punë, por nganjëherë nuk ia arrin, por sa më shumë që mundet.
Unë nuk po shkoj me emra të deputetëve të LDK, por shumë prej tyre nuk kanë qenë rugovistë. Ata kanë sharë, kanë ofenduar, janë marrë me parti të tjera e nuk kanë vepruar në dobi të LDK. LDK-së nuk i shkojnë këto, sepse ka qenë parti paqësore edhe me armikun, as nuk e kanë sharë, as nuk e kanë ofenduar. I kanë treguar se jemi për t’u çliruar nga armiku dhe është punuar në atë drejtim rregullisht.
E mbani mend kur vetë lideri juaj i sotëm thoshte : « Kurrë më nuk do të fitojë 50 për qind Albin Kurti » ! More, si ishte ai aq i bindur? Varet nga kultura e nga sjellja partiake se si po sillesh me të tjerët, por varet edhe nga partia së cilës i përket. Cilëndo parti tjetër në Kosovë ta marrësh, kanë pasur fjalor tjetër në të kaluarën, prej të cilave do të pritej diçka edhe e tillë, por assesi nga LDK-ja.
Ndërkaq, përveç një këso sjelljeje e LDk, ajo si parti shtetformuese, ka bërë edhe shumë gabime e dëme në bashkëqeverisje me PDK, dhe kjo i hakmerret. Ajo asnjëherë nuk është votuar nga zgjedhësit për të qeverisur bashkë me PDK. Ndërkaq, tani, kur nuk hyri në koalicion me LVV, gaboi, sepse e humbën një vit qeverisje dhe sërish mbeti në opozitë sipas zgjedhjeve që doli partia e tretë dhe më e dobët se më 9 shkurt 2025.
LDK sot nuk ka mbetuer popullore, prandaj edhe humb zgjedghjet!


