____
Hyrje
Diskursi politik shqiptar, veçanërisht në hapësirën publike mediatike post-konfliktuale, shpesh karakterizohet nga keqinterpretime, reduktime analitike dhe personalizime politike që e kanë dëmtuar dhe dëmtojnë analizën serioze politike. Siç argumenton, Jürgen Habermas në teorinë e sferës publike, “Kur mungon racionaliteti komunikativ, debati publik rrëshqet nga argumentimi kritik drejt polemikës emocionale dhe propagandës”.
Me këtë shkrim synoj të sqarojë disa pretendime, të pasakta që duke ruajtur një ton kritik, por të mbështetur në analizë historike dhe politologjike. Donika Gërvalla, pati thën se Ibrahim Rugova ështe Václav Havelit i Kosovës! Unë pata reaguar bile edhe përmes TV Koha në Tetovë,pata thën se ky krahasim është problematik dhe historikisht i pasaktë. Sipas literaturës mbi disidencën në Evropën Lindore (Timothy Garton Ash), Vaslav Havel, përfaqësonte modelin klasik të disidentit moral, i cili veproi jashtë dhe kundër sistemit totalitar, duke përballuar burgosje dhe represion të drejtpërdrejtë. Në të kundërtën, Ibrahim Rugova ka vepruar brenda një sistemi politik që ishte pjesë e Jugosllavisë “Socialiste” në fakt revizioniste me një regjim brutal, strukturalisht diskriminues ndaj shqiptarëve, ku ai ishte anëtar i LKJ/LKK.
-Barazimi i këtyre dy figurave përbën jo vetëm një pasaktësi historike, por edhe një deformim konceptual të nocionit të disidencës politike.
Legjitimiteti demokratik dhe rrethanat e themelimit të LDK-së?!
Në një rend demokratik, udhëheqja partiake buron nga zgjedhja e brendshme, konkurrenca dhe legjitimiteti procedurial (Schumpeter, Capitalism, Socialism and Democracy).
-Në rastin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në fund të viteve 1989, ky standard mbetet objekt debati kritik në historiografinë dhe publicistikën politike shqiptare.
Konteksti historik është thelbësor: pas suprimimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, regjimi i Slobodan Milosheviqit kontrollonte rreptësisht jetën politike, institucionale dhe mediatike në Kosovë (Noel Malcolm, “Kosovo: A Short History”; Miranda Vickers, “Between Serb and Albanian).
-Në këto rrethana, formimi i LDK-së u tolerua si formë e opozitarizmit oportunist paqësor në favor të Serbisë Fashiste, në kundërshtim me rezistencën radikale ilegale.
Sipas disa argumenteve kritike të asaj periudhe, Ibrahim Rugova nuk u zgjodh përmes një procesi pluralist konkurrues, por u zgjodh si figurë e përkohshme “përbashkuese” e ca qarqeve servile brenda vendit dhe si figurë e pranueshme edhe për regjimin e Beogradit,-si dhe për një pjesë të diplomacisë perëndimore të akredituar në Beograd.
Autori britanik Tim Judah “Kosovo: War and Revenge” dhe analistë të tjerë vërejnë se Perëndimi, asaj kohe parapëlqente figura që garantonin stabilitet dhe shmangie të luftës së hapur, të drejtpërdrejtë me Beogradin.
Roli i diplomacisë amerikane dhe evropiane në Jugosllavi në fundin e Luftës së Ftohtë është i dokumentuar gjerësisht; Sabrina P. Ramet, “Balkan Babel” ku, strategjia dominante ishte ruajtja e integritetit territorial të Jugosllavisë dhe mbështetja e aktorëve politikë që përgatisnin ndryshim gradual. Në këtë kuadër, mbështetja ndërkombëtare ndaj Ibrahim Rugovës, duhet kuptuar si pjesë e një strategjie gjeo-politike atëbotë, në horizonte më të gjëra, për të nesërmen e politikave të diktatit të tyre, por jo apriori domosdoshmërisht, si produkt i një procesi demokratik klasik autokton shqiptar.
Këto referenca historike nuk synojnë delegjitimimin e mbështetjes të një pjese të shoqërisë që LDK-ja fitoi më vonë, ku pikërisht midis këtyre ithtarëve fanatikë do shohim “Kuvendin e Karrigeve”, por shërbejnë për të thyer mitologjizimin e procesit themelues, për të vendosur debatin në binarë analitikë, ku dallohen qartë rrethanat autoritare, interesat ndërkombëtare dhe format e lejuara të opozitarizmit politik në Kosovën e pas vitit 1989.
Gabimet politike dhe standardet e dyfishta?!
-Megjithatë, në diskursin publik duhet të bëhet dallimi mes gabimeve politike dhe akuzave të rënda e të pabazuara.
-Në këtë kontekst, deklaratat e Ramush Haradinajt dhe Daut Haradinajt, të cilët e kanë quajtur Kryeministrin Albin Kurti agjent të Serbisë dhe Rusisë, përbëjnë shpifje politike të pafalshme dhe jashtë çdo norme demokratike.
Figura e Enver Hoxhës dhe debati ideologjik?!
-Në hapësirën publike shqiptare është konsoliduar një prirje revizioniste, shpesh e paargumentuar shkencërisht, për të reduktuar dhe mohuar figurën e Enver Hoxhës; në një karikaturë ideologjike.
-Siç paralajmëron historiani Eric Hobsbawm, “Revizionizmi i pakontrolluar historik shndërrohet në instrument politik dhe humbet funksionin e tij kritik shkencor”. Një qasje e tillë nuk i shërben as historiografisë serioze dhe as debatit racional.
-Paradoksi qëndron në faktin se, shumë nga kritikët më të zëshëm të Enver Hoxhës – si Sali Berisha, Ramiz Alia, Ismail Kadare dhe të tjerë – kanë qenë ndër më të privilegjuarit e sistemit gjatë pushtet popullor. Kjo kërkon një analizë sociologjike të elitave politike, konstaton, Vilfredo Pareto; C. Wright Mills, e cila tregon se, “Rotacioni i elitave shpesh ruan interesat strukturore, pavarësisht ndryshimeve ideologjike të deklaruara”.
Formimi politik i Donika Gërvallës dhe çështja kombëtare?!
-Donika Gërvalla është formuar dhe edukuar në shkollat e periudhës së Shqipërisë Socialiste, në kohën e Enver Hoxhës. Ky fakt historik nuk mund të mohohet dhe as të përdoret në mënyrë të njëanshme. Me kalimin e kohës, ajo do ta kuptojë “më thellë”, realitetin historik dhe politik dhe ashtu, siç ka ndodhur me shumë të tjerë devijatorë-revizionistë, sipas mendimit të saj do të zhurmojë për “Të vërtetën e hidhur”, për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë sistemit socialist, “Nën sundimin e diktatorit, Enver Hoxha”.
-Mos të harrojmë faktet historike se, Enver Hoxha, pavarësisht debatit ideologjik që e shoqëron, luftoi dhe punoi për unitetin dhe përparimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, për mbrojtjen dhe për ribashkimin e trojeve etnike shqiptare.
-Megjithatë, për aq kohë sa kohë që Donika Gërvalla të mbrojnë interesat kombëtare, me Albin Kurtin, në koalicion me VV, duke drejtuar partinë Guxo, derisa po veprojnë kundër armiqve të përbetuar të shqiptarëve, përkrahja ndaj tyre është plotësisht e arsyeshme politikisht.
Gjykata Speciale dhe përgjegjësia politike?!
-Në lidhje me Gjykatën Speciale, kam qenë ndër të parët që e kam kundërshtuar publikisht, si veprimtarë politikë në organizatat dhe në jetën politike daneze. Përmes “Radios Kosova” të gazetarit Demir Reshiti, e kam argumentuar rrezikun që pranimi i kësaj gjykate paraqiste rrezik për UÇK-n Heroike dhe për historinë e Luftës Çlirimtare.
Megjithatë, përgjegjësia kryesore bie mbi elitën politike të kohës në Kuvendin e Kosovës – Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Isë Mustafën dhe bashkëpunëtorët e tyre – të cilët, për shkak të kokëfortësisë dhe interesave personale, mashtruan ose i shantazhuan 82 deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët e ngarkuan barrën e rëndë të etiketimit dhe të dyshimit të “krimeve” të UÇK-së gjatë LÇ-re?!!!
Në një shtet funksional me Drejtësi të mirëfilltë, këta politikanë do të duhej të përballeshin me Drejtësinë në Kosovë; për krime politike, ekonomike e të tjera; me ç’rast Drejtësia shtetërore do ta vërtetonte, janë fajtorë, apo nuk janë?!
Përfundim:
Debati politik kërkon saktësi me argumente historike, ndershmëri intelektuale dhe përgjegjësi morale.
-Siç thekson Hannah Arendt: “Shkatërrimi i së vërtetës faktike është parakusht për degradimin e politikës në manipulim”.
-Prandaj, pa këto parime themelore, diskursi publik shqiptar dje, sot dhe nesër; rrezikon të mbetet peng i emocioneve dhe të interesave afatshkurtra dhe të “historive” të njëanshme, duke u larguar nga funksioni i tij emancipues dhe kritik në shoqëri.
Kopenhagë,10 janar, 2026


