Shqiptarët presin çfarë u jep Europa

Shkrime relevante

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt nuk është rast ku partitë politike dhe publiku do ta luante rolin e prokurorit dhe gjykatësit…, ja se...

Agim Vuniqi,Vashington ____ Rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekajt (Sylaj) në Vitomiricë...

Mustafa Bajrami, ky idioti i dobishëm i politikës globale

Shqiptar Shaljani, Shale e Bajgorës, Mitrovicë * IDIOTI I DOBISHËM I POLITIKËS...

Oj Hyjnesha e kombit, Shqiponjë që nuk përulet !

Luan - Asllan Dibrani, Durrës OJ HYJNESHË E KOMBIT TIM, SHQIPONJË...

Milazim Maraj për Ligjin e Speciales: Presioni ndaj Kuvendit dëmton Kosovën dhe raportet me aleatët

Milazim Maraj, Istog Maraj godet protestat për Ligjin e Speciales: Presioni ndaj...

Shteti vret, apo jo?!…

Jusuf Buxhovi, Prishtinë ____ SHTETI VRET, APO JO?!... ____ Këtë më së miri e shpjegon...

Shpërndaj

Nga Gjergj Fishta

Në Shkodër si një herë në herë, rrena, pluhun, balt, kuaj e ka tana, muzikë, peca e… Rrnoftë Shqipnia! – por punë pa të cilat Shqipnia nuk mundet me dalë në dritë pak e aspak.

Njerëzit janë tuj ndejë hijeve pa punë, tuj pritë me gojë hapët, si zogj pëllumbash, pale se shka po u bjen nana-vida Europë.

Por, për një herë prit zot veç… mizat, sepse me ç’andra po shihen vonë a vonë do t’ju bien gja në skjep. E pra atdhetarët e shkretë plasën, plasën tuj folë për Atdhe e tuj punu për vehte. Por ç’dobi! Për Shqipni s’po ka punë e për atdhetarë s’po ka pare. Pazari i Shkodrës asht ba klub me pi kafe e me ca llafe… politiket. Oh, po! Për politikë mos pyet. Këtu politikë sa të duash. Pa pasë studju kurr për politikë, çdo kopuk don me u shitë Bismark, pa i pasë ndie kurrë emnin strategjisë, çdo tuberkuloz i keq, ba prej sëmundjet që mos me u gjetë qen që ndigjon me e hanger, flet mor ti shok për punë luftet sikur të ishte Wellingtoni apo Napoleoni, e kaq e zgjat sa ta ban kryet për voe.

Por me ba me pasë rrezik me ndejë me ndonjë asish që i asht mbushë mendja se asht i mendshëm, atëherë nuk i gjen maje vehtes, kaq dijen, filozofinë, e politikën e madhe e pështyn për goje; ta ban botën fele fele me ba se asht tuj nda ndonjë shalqi Stajket; i ngatrron i shkatrron krajlat shoq me shoq me të thanë mendja se atëherë po, kërcet lufta e po bahet nami, por kur fundi veç në i kriset zorra e tij prej së thatit se kurrkush s’lot vendit.

E tuj kenë se këtu rregullohet politika jo mbas interesash të Atdheut por mbas interesash së gjithsecilit, çdo punë që ndodh kaq dredhet e shpërdredhet, e shtohet e zvogëlohet e zbukurohet sa nuk mundesh ma me e dijtë se shka asht rrenë e shka asht e drejtë.

Prandaj këtu tek e përkohëshmja e jonë këtë herë nuk po vëmë lajme Shkodret tuj drashtë fort se po shkruejmë rrena, çka nuk asht në natyrë të të përkohëshmes tonë.

Hylli i Dritës 1913.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu