ARKIVI:
6 Mars 2026

I dëgjova Blerim Shalën dhe Veton Surroin lidhur me Rambujen, por une, Ibrahim Kelmendi, e kam një version, të përjetuar nga “jashtë”!

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

Përcolla versionin tuaj lidhur me Rambujenë, të prezantuar nga “brenda”. Por unë kam një version, të përjetuar nga “jashtë”.
Ideja për konferencë ndërkombëtare për ta paqësuar “konfliktin” në Kosovë duhet të jetë publikuar qysh në shtator 1998 nga ambasadori amerikan Hill, atëherë në Maqedoni. U konkretizua në janar 1999 në Londër, në mbledhjen e Grupit të Kontaktit, nga ministrat e jashtëm përkatës. Aty u përcaktua se ndryshimi i kufirit shtetëror të Serbisë (që atëherë përfshinte edhe Republikën e Malit të Zi dhe krahinat e Kosovës e Vojvodinës) do të mbetej i pandryshuar.
Franca, e sunduar nga DGSE-ja, ia doli që konferenca të mbahej në Rambuje, sepse donte t’i impononte përcaktimet serbo-franceze. Prandaj edhe regjimi i Millosheviqit u dakordua me mbajtjen e asaj konference. Kundër mbajtjes së konferencës ishin Adem Demaçi, Sali Berisha (si dhe Albin Kurti, atëherë ende i pafaktorizuar). Ishin edhe disa kapo të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” që e kishte kapur komandën e UÇK-së (Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Azem Syla, Rexhep Selimi & Co.). Ishim edhe një pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së.
Delegacioni shqiptar u kompilua nga diplomacia operative e Grupit të Kontaktit (kryesisht ambasadori francez në Maqedoni), e cili instrukohej nga agjenturat sekrete, të cilat atëherë UÇK-në e diskualifikonin si organizatë terroriste, por meqë ishte faktorizuar në terren, duhej të përfshihej në bisedime.
Pata keqardhje që nuk keni as tani kurajë për të informuar se Hashim Thaçin e kanë imponuar për kryetar të delegacionit DGSE-ja franceze (e cila e kishte brenda në kala shefin e sektorit përkatës, Danjean Arnaud, që prezantohej si shok i Hashimit) dhe RDB-ja serbe, ashtu siç e kanë imponuar edhe marrëveshjen për “qeveri të përkohshme”, me mandatar Thaçin, sepse gjykuan se duhej t’i ndërronin kuajt e karrocës komplotiste.
Meqë isha bashkëkoordinues i angazhimeve jashtë kalasë në Rambuje, ju njoftoj se më 20 ose 21 shkurt 1999, dy diplomatë operativë të angazhuar në stafin e ambasadorit Wolfgang Petritsch (i ngarkuar nga BE-ja si bashkëdrejtues, në ekip me Christopher Hill-in e SHBA-ve dhe Boris Majorskin e Rusisë), ma kanë shprehur shqetësimin:
“Thaçi është përcaktuar për ta refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes, me arsyetimin se i frikësohet ekzekutimit nga komandantët e UÇK-së, të cilët qenkan kundër; por në fakt, ne na rezulton se Thaçin për mosnënshkrim e ka komanduar DGSE-ja përmes Danjean Arnaud…” (përfrazim).
Që t’i bind ata diplomatë, dhe të tjerë si ata, e kam lutur Sabri Kiçmarin (tani ambasador i Kosovës në Tokio) t’u telefonojë të gjithë komandantëve të zonave, për t’u informuar se kush e kishte kërcënuar Hashimin. Asnjëri nuk ka pranuar ta ketë kërcënuar Hashimin; secili ka thënë se është dakord me vendimmarrjen e delegacionit.
Pothuajse të gjithë pjesëtarët e delegacionit, edhe pse ishi dakord për ta firmosur më 23 shkurt 1999, për hir “të rendit” u rreshtuat pas “udhheqsësit” Thaçi, sepse secili duhet të keni qenë të komanduar nga eprorët e padukshëm që të mos rebeloheshin kundër komplotistit Thaçi.
Diplomatët operativë i kemi informuar se asnjë komandant nuk e kishte kërcënuar Thaçin dhe se as Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte bërë puç kundër “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, kur e kanë “zgjedhur” Sylejman Selimin për komandant të Shtabit të Përgjithshëm.
Fatmirësisht ia kam dalë t’ia them variantin tim ministrit të jashtëm gjerman, Joschka Fischer, sapo e kishte përfunduar konferencën me gazetarë, ku ai e shprehu zhgënjimin dhe mllefin kundër delegacionit tonë. Ai u trondit, edhe për faktin pse askush deri në atë moment nuk ia kishte thënë këtë variant. Aty për aty e shfaqi mendimin se duhej bindur presidenti francez që të ndërhynte në DGSE për ta ndryshuar atë urdhër…
Marrëveshja e Rambujesë, Kapitulli 8, pika 3:
“Tri vite pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, do të thirret një mbledhje ndërkombëtare për të determinuar një mekanizëm për një vendosje (zgjidhje) finale për Kosovën, në bazë të vullnetit të popullit, të mendimeve të autoriteteve relevante, të përpjekjeve të secilës palë në lidhje me implementimin e kësaj marrëveshjeje dhe të Aktit Final të Helsinkit, dhe për të ndërmarrë vlerësime të përgjithshme mbi implementimin e kësaj marrëveshjeje, duke i konsideruar propozimet nga cilado palë për masa shtesë.”
Mos spekuloni se ishte përfshirë edhe referendumi i popullit të Kosovës pas tri vjetësh, falë këmbënguljes së Thaçit dhe përkrahejs se Sekretareshës Ollbrajt. Teksti origjinal nuk përmban referendum, por Aktin Final të Helsinkit, i cili përcakton se asnjë kufi në Europë nuk mund të ndryshohet me dhunë.
Fatmirësisht, SHBA–Anglia–Gjermania duhet ta kenë bindur presidentin francez që të ndërhynte te DGSE-ja për ta urdhëruar marionetën Thaçi që të nënshkruante në Paris. Të tjerat, si dakordimet e komandantëve dhe të SHP-së, ishin simulime, ashtu siç ishte simulim edhe kërcënimi i Komandant Remit (Rrustem Mustafës), të cilin ai edhe sot e papagallon, edhe pse atëherë e as tani nuk ishte e nuk është aq destruktiv sa e diskrediton veten me gënjeshtrën se e ka kërcënuar Thaçin…
Më në fund, njëherë e mirë duhet ta dini: deri më 23 mars 1999, të gjitha qeveritë e botës ishin për viktimizimin e Kosovës, duke ia njohur Serbisë të drejtën për ta mbajtur si koloni. Në takimin e fundit të Trojkës Hill–Petritsch–Majorski me Millosheviqin, në Beograd, më 23 mars, ka ndodhur një incident që e ka provokuar Majorskin rus t’ia përplas në surrat Millosheviqit fashstoid: “Nga ky moment nuk e ke më mbrojtjen e Rusisë!” (perifrazim). Në mbrëmjen e asaj dite, SHBA-ja e ka ndryshuar përcaktimin për 180 shkallë, në konsultim me kryeministrin britanik Tony Blair, dhe ajo kthesë HUMANITARE i është imponuar Aleancës NATO për t’i bombarduar objektet ushtarake e policore të Serbisë (pa e marrë autorizimin nga OKB-ja dekadente).
Faleminderit për informacionin që nuk e dija.
_______

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. z. Ibrahim,

    lexova shkrimin e juaj dhe më bëri përshtypje, ndaj vendosa të komentoj.
    1. referencat e shkruara me ngjyrë të kuqe – në fund të shkrimit i keni kopjuar nga nga episodet – seria e emisionit “NË PIKË ME VETON SURROIN nga JU TUBE (Në google) – VIDEO;

    2. Ju kisha preferuar të lexoni publikimet për 20, 21, 22, 23, 24 vjetorin e Konferencës se Rambujesë (06 -23. 02. 1999); dhe

    3. Letrën e Kaderesë dërguar Delegacionit të Kosovës në Rambujé, më 22 shkurt 1999

    prsh,
    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu