ARKIVI:
5 Mars 2026

Restorante me dyer të mbyllura për Ramazanin politik, që ndikojnë “të agjërosh” edhe kur as që të ka shkuar mendja për agjërim

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Sak Muji, Rugovë

Republika me stomak të mbyllur

(Ku të ha bukë në shtetin laik?)

Sot bëra një veprim që në çdo vend normal do të ishte i zakonshëm: u afrova te dera e një restoranti për të ngrënë bukë. Jo për protestë. Jo për provokim. Jo për debat teologjik. Vetëm për bukë. Por dera ishte e mbyllur. Perdet e lëshuara. Qyteti në heshtje. “Është Ramazan”, më thanë.

Dhe papritur kuptova se stomaku im kishte hyrë në kalendar fetar pa më pyetur. Unë nuk dua të agjëroj. As pak. As simbolikisht. Madje dua tre racione në restorant. Sepse uria ime nuk është deklaratë politike. Dhe ngrënia ime nuk është akt rebelimi. Agjërimi është sakrificë personale.

Respekt për këdo që e bën. Por sakrifica është e vlefshme vetëm kur është e zgjedhur — jo kur shndërrohet në rregull kolektiv. Nëse lokalet mbyllen për ata që nuk agjërojnë, atëherë nuk kemi më liri fetare — kemi imponim social.

Nëse shkollat ndryshojnë orarin për arsye fetare, atëherë nuk kemi më neutralitet — kemi dorëzim institucional.

Republika e Kosovës, sipas Kushtetutës, është shtet laik. Laik do të thotë: shteti nuk agjëron. Shteti nuk ha. Shteti garanton që secili të bëjë zgjedhjen e vet. Sot unë zgjedh bukën. Jo fshehurazi. Jo me turp. Jo me arsyetim. Thjesht si qytetar.

Ironia është kjo: Agjërimi duhet të jetë akt force shpirtërore. Por nëse për të funksionuar duhet të mbyllen dyert e qytetit, atëherë çfarë force është ajo?

Unë dua të hy në restorant. Të ulem. Të porosis. Të ha bukë. Pa u ndier si shkelës i një rregulli të padeklaruar. Sepse liria nuk matet me atë sa sakrifikon, por me atë sa lejon të tjerët të jetojnë ndryshe.

Nëse sot duhet të kërkoj leje për të ngrënë, nesër do të duhet leje për të menduar. Dhe aty fillon fundi i shtetit laik. Unë dua bukë. Nuk më intereson kalendari fetar. Dua tre racione. Sepse kam uri — dhe kam të drejtë.

Dakord…?

Sak Muji smuji’26

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu