
Nga: Ismet Salihu
_____
Mendime për librin e Ardita Lajqi – Gjocaj
Sonte ne Klinë ne shtepinë N’Botë T’librit Book and caffee shop na tuboi Ardita Lajqi me Romanin e saje “Hije që mbesin” .
Ngjarja zhvillohet në një vend te rrafshit te Dugagjinit për të vazhduar tutje në luftë e deri të çlirimi i Kosovës. Lidhur me romanin referoi edhe Prof.Dr Leonora Bruçaj -Keka , ku ne po shkoqisim nje pjese te ryzemes qe i beri ketije Romani;
“Hije që mbesin” – Një roman mbi kujtesën, identitetin dhe etikën e mbijetesës. Romani “Hije që mbesin” i Ardita Lajçi Gjocaj ndërtohet mbi një themel të fortë emocional dhe historik, por forca e tij nuk qëndron vetëm në tematikën e luftës. Ai është një tekst që eksploron marrëdhënien mes individit dhe historisë, mes dashurisë dhe traumës, mes kujtesës dhe harresës. Në këtë kuptim, vepra nuk mund të lexohet vetëm si rrëfim narrativ, por si një analizë artistike e përvojës njerëzore në rrethana ekstreme. Që në strukturën e saj, vepra dëshmon një vetëdije të qartë kompozicionale. Autorja zgjedh përqendrimin si metodë. Ngjarja zhvillohet rreth boshtit të personazheve kryesore dhe nuk shpërndahet në degëzime të panevojshme. Ky përqendrim i jep romanit densitet emocional dhe e mban tensionin narrativ të vazhdueshëm. Çdo kapitull funksionon si një hallkë në zinxhirin dramatik, duke shtyrë lexuesin drejt një përballjeje të pashmangshme me pasojat e luftës dhe zgjedhjeve morale. Në planin tematik, romani ndërton një trekëndësh të fuqishëm: dashuria, lufta dhe identiteti. Dashuria nuk paraqitet si element zbukurues i rrëfimit, por si një formë rezistence morale.
Në një realitet ku gjithçka shembet, ndjenja bëhet akt qëndrese. Ajo nuk është vetëm emocion, por edhe qëndrim. Kjo e bën dimensionin sentimental të romanit të thellë dhe jo sentimentalist.
Lufta, nga ana tjetër, nuk trajtohet si spektakël dramatik. Ajo nuk romantizohet, as nuk shndërrohet në heroizëm retorik. Përkundrazi, paraqitet si proces shpërbërës – si mekanizëm që zhvesh njeriun nga iluzionet dhe e përball me thelbin e vet.
Autorja nuk e përshkruan vetëm dhunën fizike, por mbi të gjitha pasojat psikologjike dhe morale të saj. Trauma në këtë roman është e brendshme. Ajo është heshtje, faj, humbje, frikë dhe përpjekje për të mbijetuar. Një nga dimensionet më të rëndësishme të veprës është ndërtimi i identitetit. Personazhet nuk janë figura të tipizuara bardhë e zi.
Ato janë të lëkundura, të pasigurta, të brishta, por edhe të forta në mënyrën e tyre. Secili bart një konflikt të brendshëm që pasqyron konfliktin e jashtëm historik. Kështu, drama kolektive përkthehet në dramë personale. Portretizimi artistik është i ndërtuar me kujdes psikologjik. Personazhet flasin me zërin e tyre dhe nuk humbasin individualitetin në rrjedhën e ngjarjes. Dialogët janë të matur, të ngarkuar me tension dhe shpeshherë më të fuqishëm për atë që nënkuptojnë sesa për atë që thonë drejtpërdrejt.
Monologët e brendshëm shërbejnë si dritare në ndërgjegjen e tyre, duke zbuluar frikërat, dyshimet dhe dilemat morale. Një element tjetër thelbësor është gjuha. Autorja zgjedh një stil të kursyer, por të ngarkuar me domethënie.
Fjalitë e shkurtra krijojnë ritëm dhe e bëjnë leximin të rrjedhshëm. Në momente dramatike, gjuha bëhet e prerë, pothuaj e thatë, duke reflektuar ashpërsinë e realitetit. Në skenat e ndjenjës, ajo merr një ton lirizmi të përmbajtur. Kjo lëvizje mes ashpërsisë dhe butësisë krijon një ekuilibër estetik që e mban tekstin të besueshëm. Simbolika e hijes është një nga boshtet më të rëndësishme të romanit.
Hija në këtë vepër nuk është vetëm metaforë e së shkuarës, por edhe e kujtesës që ndjek njeriun. Ajo është pjesë e identitetit. Hijet nuk zhduken; ato transformohen. Ato bëhen dëshmi.
Në këtë kuptim, romani ndërton një filozofi të kujtesës: harresa është rrezik, ndërsa kujtesa është përgjegjësi. Në planin universal, romani tejkalon kufijtë e një realiteti të caktuar historik. Edhe pse i vendosur në kontekstin e luftës së Kosovës, ai flet për mekanizmat e dhunës që përsëriten në çdo kohë dhe hapësirë.
Ai ngre pyetje mbi natyrën e njeriut, mbi kufirin mes viktimës dhe fajtorit, mbi mënyrën se si shoqëritë përballen me traumën. Një nga meritat e autores është fakti se ajo nuk ofron zgjidhje të thjeshta morale. Personazhet nuk janë të përkryera. Ata gabojnë, lëndojnë, bien, por përpiqen të kuptojnë veten. Kjo e bën romanin më njerëzor dhe më të besueshëm.
Në përfundim, “Hije që mbesin” është një roman që ndërton një hapësirë reflektimi. Ai nuk kërkon të imponojë një mesazh, por të hapë një dialog me lexuesin. Është një vepër që trajton dhimbjen me dinjitet dhe e shndërron atë në ndërgjegje.
Nëpërmjet saj, autorja dëshmon pjekuri narrative dhe ndjeshmëri artistike. Ky roman nuk mbetet vetëm histori e personazheve të tij. Ai bëhet histori e lexuesit që e përjeton. Dhe pikërisht aty qëndron vlera e tij: në aftësinë për të lënë gjurmë perfundoi Leonora Bruçaj- Keka.
Te pranishëm kishte shkrimtar,gazetar, ne mesin e tyre edhe shkrimtari i njohur Muharrem Blakaj.
Romani perfshine fillimin e luftës, vrasjet, dëbimet, masakrat e shqiptarëve gjate luftës sw fundit 1998/1999 ne Kosovë.
Libri ka 200 faqe ,dhe shitja w kerije öibri shkon për Shoqatën e te mbijetuarave te luftës ne Peishtinë.
Nga leximi i librit te Ardita Lajçit shihet se ajo pasqyrone edhe perjetimet personale te vet autores.
Në qendër të Romanit qëndron Gjergji, një djalë i birësuar, i rritur me dashuri të pakushtëzuar, por i rrethuar nga varfëria, paragjykimi dhe fjalët që lëndojnë më shumë se çdo goditje fizike, ku fëmijëria e tij bart plagë të mëdha. Ndërkohë, dashuria me Anën lind si dritë në errësirë, por nuk vjen kurrë e qetë. Ajo ndërtohet mes frikës, paragjykimeve shoqërore dhe ndasive që nuk falin.
Gjergji dhe Ana dashurojnë në heshtje, luftojnë me ndjenjat e tyre dhe përpiqen të mbajnë gjallë një lidhje që vazhdimisht sfidohet nga rrethana më të mëdha se vetë ata.
Dashuria e tyre është strehë, por edhe plagë. Por Lufta i ndan, dhe u shkatërron ëndrrat dhe ua vë jetën në sprovë.
Dhuna e luftës e godet edhe më rëndë, duke ia copëtuar trupin dhe shpirtin, duke ia vjedhur pafajësinë dhe duke e mbyllur në heshtje e turp, në një shoqëri që nuk di të dëgjojë , ku humbe edhe vëllaun e saje.
Gjergji, nga ana tjetër, lufton me identitetin, me fajin që nuk është i tij dhe me dhimbjen që nuk di si ta shërojë. Gjergji, i dashuri i Anës dhe personazhi kryesor i këtij romani, i birësuar nga prindër të varfër, ishte i besimit katolik dhe kjo në fillim e bën kaotike situatën në familjen e saj.
Këtë situatë e ndihmon edhe njerka Hava, që gjatë tërë kohës autorja e pasqyron si nje grua që merret me thashethemet regjionit.
Autorja personazhet e saj i gjene nga e ,,vërteta jetësore“ por në fund ajo mbylljen të me një mesazh të tte qartë.

Njeriu edhe pse vdes , ai ne vazhdimësinë na le te kuptojmë se permes te shprehurit (tregimeve) mund ti tregojmë botës mbi tragjedite masakrat , dhunimet , dëbimet qe ndodhën ne Kosovë.
Klinë / Kosovë, më 21.02.2026


