Kjo është stema e “Vëllazërisë Myslimane”, të themeluar nga mësuesi reformator i islamit, Hassan al-Banna në vitin 1928, tashmë jo vetëm e ndaluar në Egjipt , ku ështe themeluar, por e shpallur organizatë terroriste nga SHBA e një varg vendesh arabe.
Kjo organizatë është frymëzuesja kryesore e Al Kaedas, organizatës me terroriste islamike në botë.
Të gjithë islamistët politik shqipfolës, e përdorin fjalorin e saj!
Madje, pa e ditur fare kuptimin e shprehjeve të caktuara, e kanë përdorur edhe disa politikanë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë Veriore!
Termi “Islamofob/i” është i “Vëllazërisë Myslimane”, i menduar që t’i lëshohet rrugë dhe ta islamizojnë kombin që e synojnë.
Basri Beka, Prishtinë
Fjala “Islamofob”: arma me të cilën islamistët kërkojnë nënshtrimin e shtetit dhe qytetarit
Në Kosovë sot problemi nuk është “islamofobia”, por mbrojtja e qytetarisë dhe identitetit shqiptar.
Termi “islamofob” shërben sot islamistëve, xhihadistëve dhe klerikëve politikë për të heshtur kritikën dhe për të delegjitimuar debatin qytetar dhe civilizues. Ai nuk është një koncept juridik i konsoliduar dhe as kategori shkencore; është instrument ideologjik i ndërtuar për të zhvendosur vëmendjen nga përmbajtja e kritikës tek moralizimi i kritikuesit. Në praktikë, funksionon si etiketë ndëshkuese.
Ky term është promovuar dhe instrumentalizuar nga rrjete islamiste ndërkombëtare, i shpikur fillimisht nga Vëllazëria Myslimane, me një synim të qartë: të barazojë kritikën ndaj Islamit politik, indoktrinimit dhe xhihadit me urrejtje racore dhe, përmes kësaj barazie të rreme, të shpallë çdo kundërshtim si moralisht të papranueshëm.
Në Kosovë, kjo qasje është veçanërisht problematike, sepse termi “islamofob” përdoret kundër qytetarëve që mbrojnë rendin kushtetues dhe karakterin laik të shtetit, kundër shoqërisë civile që refuzon shndërrimin e shoqërisë në një model teokratik, dhe kundër intelektualëve që mbrojnë orientimin perëndimor dhe kulturën evropiane.
Sot, “islamofob” quhet çdo kush që: kundërshton politizimin e fesë, refuzon shndërrimin e normave fetare në ligje shtetërore, kundëtshton rishkrimin e historisë kombëtare sipas narrativave fetare, mbron parimin se Kosova është republikë demokratike, jo projekt fetar, mbron lirinë dhe qytetërimin.
Ky term nuk mbron myslimanët si qytetarë të barabartë. Ai mbron islamizmin si ideologji pushteti dhe kërkesën për imunitet nga kritika publike.
Duhet thënë qartë: kritika ndaj Islamit politik nuk është urrejtje ndaj besimtarëve. Ajo është ushtrim i së drejtës demokratike për debat, kritikë dhe vetëmbrojtje institucionale. Në çdo shoqëri të lirë, asnjë ideologji – fetare apo laike – nuk qëndron mbi kritikën.
Në këtë kuptim, ajo që sot etiketohet si “islamofobi” l është: vetëdije qytetare, mbrojtje e kulturës, gjuhës dhe identitetit kombëtar dhe mbrojtje e laicitetit, refuzim i dhunës, ekstremizmit dhe totalitarizmit fetar.
Etiketa “islamofob” aktivizohet kur: kërkohet ndalimi i radikalizimit para se të institucionalizohet, mbrohet gjuha, kultura dhe tradita nga uniformizimi ideologjik islamik, refuzohet sundimi i fesë mbi ligjin, arsimin dhe shtetin.
Nëse mbrojtja e këtyre parimeve quhet “islamofobi”, problemi nuk është tek ata që etiketohen, por tek keqpërdorimi i gjuhës për qëllime politike.
Zgjedhja është e qartë dhe duhet thënë pa ekuivok: ose republikë demokratike me shtet laik, ose rrëshqitje drejt një modeli teokratik, ku qytetaria rrënohet, rendi civil shkatërrohet dhe identiteti kombëtar tjetërsohet.
Mes këtyre dy vizioneve nuk ka kompromis terminologjik, por vetëm përballje politike dhe qytetare.
Ky debat nuk duhet mbytur me etiketa. Ai duhet zhvilluar hapur dhe me guxim qytetar.



