
Nga: Gjergj Kabashi
____
Ajo që më shqetëson shumë në shtetin e Kosovës, është se të gjithë udhëheqësit e saj janë duke e Islamizuar vendin për interesat gjeostrategjike antishqiptare.
Të gjithë , pa asnjë përjashtim, deri tek këta që janë në pushtet, me përjashtim të Ibrahim Rugovës së ndjerë dikur, njeriut më të kulturuem që e kishim…!
A e dijnë apo nuk e dijnë se çka janë duke bërë, kjo mua nuk më intereson fare!
Fakt është se po e vazhdojnë aty ku e kanë lënë çubrilloviqianët në kohën e tyre, që kanë vdekë e shkue me sy hapun prej kësaj bote që nuk mundën ta shkatërronin kombin shqiptar me Islam!
Por, ai nuk e ka menduar, siç nuk kanë mendue shumica e Arbnorëve, se ka me ardhë dita që “udhëheqësit arnaut” do të shtyhen me njani – tjetrin se kush po ban ma shumë “për islamin famëlartë”, qoftë duke i lejuar qarqet joshqiptare të shtrojnë “iftare politike” me tendat e tyne të kobshme që i sjellin nga Turqia, duke zbarkue “tek populli i tyne Musliman”, qoftë në Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë apo gjetiu.
“Terpijanat” vrapojnë buzëshkrumuem me hangër iftare politike, të mirëmenduara për “sevape”, “merahmet” dhe ngashnjime nga “Vëllazëria Muslimane”, që është frymëzuesja kryesore e organizatave islamike më terroriste në botë.
Të asaj “vëllazërie” që është e ndaluar me ligj në Egjipt, ku asht themeluar në vitin 1928, nga SHBA dhe shumë vende arabe, që e kanë shpallë edhe organizatë terroriste.
Dhe tjetra, po aq e zezë, është se udhëheqësit tonë nuk e njohin gjuhën e lëshimit pe (kompromisit) ndaj njani-tjetrit dhe janë të gatshëm që, për shkak të inateve të tyne të paimagjinueshme, ta shkatërrojnë vendin për interesa të anmiqëve.
Prej Edi Ramës, vellait ideologjik të Aleksandër Vuçiqit, duhet rujt si prej sëmundjes ma të randë ngjithëse, se ai shihet qartë se nuk e don shtetin e Kosovës dhe vazhdon të vuaj që Serbia, që i ka ba disa gjenocide ndaj shqiptarëve në histori në këto pothuaj 200 vite, nuk e mori një pjesë të rëndësishme të saj , qysh e kishte menduar kur e përkrahte Hashim Thaçin për idetë e tilla serbomëdha!
Vjosa Osmani, duhet ta ketë të qartë se nëse i asht afrue dhe ka marrë përkrahje nga të tillët, ka marrë vetëm helm dhe ia ka shaktërrue vetës bukur shumë karrierën.

“Iftar” politik i organizuar nga Vëllau i Madh Turk për Vëllaun e Vogël “Arnaut”!
Po pyes se me cilin qëllim ajo “organizatë bamirëse” nga Turqia “shtron iftar falas për qytetarët mitrovicas gjatë muajit të Ramazanit”.
Rreth kësaj duhet menduar tepër shumë dhe sidomos pse ai “iftar falas” /sigurisht iftar politik publik/, u dashka shoqëruar nga flamuri i shtetit turk?!
Gjoja ne qenkemi “vllazën” me kombin turk – termi “vllazni” është i Vëllazërisë Myslimane, që megjithëse turqit janë një komb që përbëhet prej mbi 70 minoritetesh , që i lidhë ndërmjetvete si “ind” Gjuha Turke dhe Islami (sipas Nobelisti turk, Orhan Pamuk), megjithatë , atyre u duket pak e asgjë që i kanë asimiluar mbi 10 milionë “arnaut” në vendin e vet, por ia mësyjnë edhe Kosovës, e edhe Mitrovicës!

Dhe pyetja tjetër ndërlidhet me njetësimin e flamurit turk me atë kombëtar shqiptar – në Një flamur…?!
Pse…?
Personalisht jam kundër kalljes apo largimit të flamujve nga kushdo që të jetë, por shteti kombëtar duhet t’i jep lejet e bazuara në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe t’ua bëjë të qartë bëmirësve të tillë, qofshin edhe me prapavijë psudohumanitare, se “ushqimet falas” (s’kisha me i preferuar as këto!), t’u dërgohen njerëzve nëpër shtëpi, e jo të bëhen parada politike të frymës së Vëllazërisë Myslimane.
_____
Arbnoret e Arbnorët nuk duhet të lejojnë kurrë që të bijnë në grackën e luftërave fetare në mes të Islamit dhe Krishtenizmit, se pavarësisht që Serbia e ka përdorur dhe keqpërdorur “islamin e saj” prej 1912 e deri në qershor 1999, ne Me Serbinë kemi probleme për shkak të ambicjeve të tyre të pashuara për territoret tona, për hapësirën tonë jetësore, se ata rusomëdhenj të Ballkanit i duan territoret tona qe pothuaj 200 vite, me qëllim që të na largojnë krejtësisht prej Gadishullit Ilirik “me ndihmën e Islamit të tyre”.
Ne Serbisë dhe “bëmirësve” turkomëdhenj duhet t’ua bëjmë të ditur hapur Mospajtimin tonë të Madh dhe t’ua qesim një STOP të madh përpara, që t’u themi se më nuk kanë me na larguar nga hapësirat tona jetësore, qysh na larguan nga Jagodina fillimisht, e pastaj nga Sanxhaku i Nishit dhe ai i Pirotit.
Islami Global është i atyre që e shfrytëzojnë për qëllime serbomëdha e turkomëdha, e jo i Shqiptarëve…!
Andaj të kemi kujdes se ZiraatBank, qysh shihet në kryefoton ku “arnautët” ushqehen pas agjërimit, por edhe shumë banka të tjera dhe biznesmenë islamikë të huaj apo “tanët”, financojnë dhe shtrojnë iftare politike për asimilimin e shqiptarëve në Muslimanë!
Kujdes dhe vëmendje se ne nuk ishim e as nuk jemi Myslimanë dhe nuk bëhemi të tillë për hirë të arqmiqëve të kombit dhe të atyre politikanëve tanë që e përkrahin antishqiptarizmin e tillë!
_____
Shënime që duhen mbajtur në mend se si politika islamike – turkomadhe, afrohet tek “vëllezërit e vet “arnaut” në Kosovë e gjetiu, përmes “iftareve politike”.
Në këto veprime psudohumanitare po japin ndihmesë edhe shqiptarët e Turqisë, që nuk kanë të drejta të tjera, përpos Gjuhës Turke dhe Islamit.
_____
Tendat turke të iftareve në Kosovë, të organizuara nga fondacione si “Ejup Sulltan“, Oda Tregtare Kosovaro-Turke, dhe KFOR-i turk, shërbejnë çdo Ramazan mijëra iftare falas në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren e Ferizaj. Këto tenda, të vendosura në sheshe, synojnë solidaritetin me familjet në nevojë.
Karakteristikat dhe Detajet:
- Vendndodhjet: Tradicionalisht, një tendë e madhe vendoset në platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Tenda të tjera janë raportuar në Mitrovicë dhe Ferizaj.
- Organizatorët: Fondacioni “Ejup Sulltan” është një nga ofruesit kryesorë, ndërsa ushtarët turq të KFOR-it gjithashtu organizojnë iftare.
- Qëllimi: Ofrimi i ushqimit falas për familjet me gjendje më të rëndë ekonomike dhe qytetarët gjatë muajit të shenjtë.
- Incidentet: Në mars 2026, është raportuar dëmtimi i flamurit turk në tendën e iftareve në Mitrovicë, veprim që është dënuar nga Partia Demokratike Turke e Kosovës.
Anadolu Ajansı +5
Këto aktivitete janë bërë një traditë e përvitshme që forcon marrëdhëniet kulturore dhe sociale mes Turqisë dhe Kosovës.
___


