
Shqipe Bytyçi, Zvicër
Historia e të drejtave të gruas, bile edhe në Europë nuk është thjesht histori suksesesh. Është histori rezistence ndaj një rendi që e kishte institucionalizuar pabarazinë dhe e kishte paraqitur atë si normalitet.
Bota i ka pasur gjithmonë fjalët e mëdha: liri, barazi, të drejta. Por kur zbret nga fjalet te ligji, del nje e vërtetë pak më ndryshe, ku për një kohë shumë të gjatë gruaja e martuar në Europë nuk ishte subjekt i plotë juridik. Jo në ndonjë provincë të humbur. Por në Francë, ne Gjermani, në Zvicër. Nuk ishte traditë zakonore. Ishte nen ligjor. E kur ligji thotë se gruaja nuk mund të punojë pa pëlqimin e burrit, nuk kemi të bëjmë me mentalitet, por me hierarki pushteti. Shteti ia dorëzon burrit rolin e rojtarit te gruas.
Zvicra është rasti më i keq. Deri në vitin 1988, gruaja e martuar juridikisht nuk ishte e lirë te vendoste për punën e vet, për paranë e vet. Ligji nuk e përkufizonte këtë si pabarazi. Përkundrazi, e paraqiste si stabilitet. Gjersa gruaja e pamartuar historikisht në Europė kishte më shumë autonomi juridike se gruaja e martuar, por ajo serish nuk ishte e barabartë me burrat.
Kjo autonomi vinte nga fakti qe shume shoqëri e shihnin statusin e grave të pamartuara si “te përkohshem” ose “nën kujdestari”. Në vende të ndryshme të Europës, keto kufizime u hoqën gradualisht gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Disa shtete i ndryshuan ligjet në vitet gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë. Të tjera edhe më vonë.
Këto fakte tregojnë se barazia nuk ishte dhuratë spontane e qytetërimit, por rezultat i një përplasjeje të gjatë mes ligjit, tradites dhe kërkesës për barazi. Në fillim të shekullit XX, gra punëtore në fabrikat e Evropës dhe të Amerikës dolën në rrugë për paga të drejta, orar më njerëzor dhe për të drejtën e votës.
Pak vite më vonë, 8 marsi u bë simbol global i kërkesës për barazi gjinore. Prandaj, ky është ndoshta mësimi më i rëndësishëm qe mund te nxjerrim, ligji nuk është gjithmonë sinonim i drejtësisë. Shpesh ai është vetëm pushtet i sistemuar me kujdes, i veshur me formë juridike dhe i mbrojtur nga institucione qe e bëjnë të duket i natyrshëm dhe i drejte.
Dhe pikërisht për këtë arsye mund të mbijetojë gjatë, nëse nuk sfidohet, siç mbijeton ende sot në disa shtete si Iran, Afganistan, Jemen etj.
Gjersa 8 Marsi duhet parë jo si një moment reflektimi që na kujton se barazia nuk është dhuratë që jepet njëherë e përgjithmonë.
Por është proces që kërkon vigjilencë dhe angazhim të vazhdueshëm nga e gjithë shoqërise.


