ARKIVI:
10 Mars 2026

“Po mirë, mirë, me Serbinë, po me Shqipërinë çka patët?”

Shkrime relevante

Onkologët e rinj mbesin pa punë, rrezikohet largimi i tyre nga Kosova

Adem Lushaj, Deçan Në një kohë kur numri i pacientëve me sëmundje...

A mund të penalizohen deputetët për mungesë në seanca?

Agim Vuniqi, Vashington Një çështje që lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e demokracisë...

Pranvera 1981 dhe e drejta për të mos u përvetësuar historia e burgjeve tona

Sak Muji, Rugovë Në vigjilje të 45-vjetorit të demonstratave studentore të marsit...

Një aline e vogël për kujtesën e madhe

Sak Muji, Rugovë ME FALNI ! Një aline e vogël për kujtesën e...

“Po mirë, mirë, me Serbinë, po me Shqipërinë çka patët?”

Agim Morina, Prizren Kryetarja e Kosovës, zonja Vjosë Osmani, në intervistën e...

Shpërndaj

Kryetarja e Kosovës, zonja Vjosë Osmani, në intervistën e saj të fundit bani rrëfim si në kishë. Por, rrëfimi në kishë supozohet me qenë krejtësisht i/e sinqertë, përndryshe mëkatet nuk lahen, tue qenë se aj Miku i Padukshëm Qiellor sheh dhe din gjithçka.
Sidoqoftë, intervista në përgjithësi ishte e matun, pa atë zemërimin e atij çasti të krenarisë me vendimin për shpërndamje të Kuvendit. Megjithatë, intervista u përshku nga kundërthanie të vazhdueshme që dëshmonin se zonja Osmani edhe ishte kurthu, edhe ishte vetëkurthu. Po i përmendim vetëm tri pika ilustrative që e dëshmojnë këtë: Edi Ramën, opozitën dhe Shqipërinë.
1. EDI RAMA
Në intervistë Zonja Osmani u pyet rreth Edi Ramës, rreth qëndrimeve të tij rreth Kosovës dhe raporteve me Serbinë. Kryetarja u soll rrotull e rrotull e rrotull dhe u ndal në një pikë të një kërcënimi që i ishte ba asaj:
«Sikur këta njerëz ta shfrytëzonin vetëm 10 për qind të kësaj urrejtjeje, kësaj energjie negative, të këtyre sulmeve, që në fakt të merreshin me Serbinë, jo me presidenten e republikës së tyre, të zgjedhur nga vota e popullit dhe të konfirmuar në parlament. Po sikur të kjo energji, sikur këto sulme, në fakt, të drejtoheshin në raport me Vucicin, nga presidenti i Serbisë, i cili kreu akt agresioni dhe së fundmi, ndaj Kosovës, nuk i ka fajet vetëm të viteve nëntëdhjeta, por edhe të sotme, Kosova do të arrinte shumë.»
Kështu i bani bisht përgjegjes rreth zotit Rama. Nëse ky kusht i energjisë prej 10 për qind vleka për urrejtësit e zonjës Osmani, a thu pse kjo nuk vleka edhe për vetë Edi Ramën, për të cilin asaj iu shtru pyetja? Pse zonja Osmani nuk kërkoi nga Edi Rama që 10 për qind të energjisë që po ia kushton Serbisë, m’ia kushtu edhe Kosovës? Pse zoti Rama 10 për qind të artikullit që e ka shkru bashkë me Vucicin, nuk i ka lanë hapësinë me shkru edhe me Vjosa Osmanin?
Edi Rama nuk asht politikan, aj asht matrapaz politik. Aj asht autori i asaj thanieje kundër Trumpit: “Fitorja e Donald Trumpit do të jetë një kërcënim për vetë Amerikën, por edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Mos e dhashtë Zoti që të zgjidhet president”. Dhe, për me fitu simpatinë e Trumpit i cili fitoi zgjedhjet e para, e shpagoi me shitjen e pronave në ishullin e Sazanit. Pra, një palaço i këtillë, egzibicionist, i padinjitet dhe faqezi mundet me prodhu vetëm një Shqipni e mpakun, e rraskapitun prej një klase politike të pamend e të poshtër prej shum dhjetëvjeçarësh.
2. DHELPNITË E ABDIXHIKUT
Zonja Osmani nuk e kishte kuptu që një dhelparak, çfarë asht Lumir Abdixhiku, me gjithë premtimet e thata që ia ka thanë asaj se ka me përkrahë, në tri takimet me zotin Kurti, aj nuk i ka thanë të njëjtat fjalë. Dmth. zoti Abdixhiku, për me shkaktu një çamje të thellë mbrenda koalicionit Lëvizje Vetëvendosje! dhe Guxo, (sh)përdori zonjën Osmani, tue i thanë asaj fjalë të tjera prej çfarë i thoshte zotit Kurti.
Zoti Abdixhiku ka llogaritë që me një goditje kish me rrëzu edhe zonjën Osmani, edhe zotin Kurti në skenën e Kuvendit të Kosovës, para kamerave televizive. Si? Zonja Osmani, e verbueme prej ambicies për me u ba prap kryetare, ka ndëgju dhe e ka pranu si të mirëqenë gjysën e ambël të premtimit të zotit Abdixhiku se ka me përkrahë kandidaturën e saj për kryetare. Ndërsa zoti Kurti ka kërku garanci të plotë në procesin e votimit, pra, asht marrë me gjysën tjetër praktike që kish me i siguru 81 vota.
Në tri takime me zotin Kurti, zoti Abdixhiku asnjëherë nuk ka thanë, as nuk ka siguru se të gjithë deputetët e LDK-së kanë me qëndru në sallën e Kuvendit. Nëse vetëm një deputet do të mungonte zgjedhja e kryetarit do të dështonte. Prandej, në konferencë për shtyp, zoti Kurti tha se mungesa e vetëm një deputeti në Kuvend ka me ba me dështu gjithë procesin. Dështimi i tillë kish me sjellë zgjedhje të reja, e zoti Kurti ishte dhe asht i interesuem me iu shmangë zgjedhjeve krejt të panevojshme, të pesta. Dështimi i këtillë kish me shtrembnu pamjen e fuqisë realë të Lëvizjes Vetëvendosje e cila doli fituese me 51 për qind në zgjedhjet e fundit. Pra, gjithë opozita lujti me kartën e “viktimës”, për ta paraqitë zotin Kurti si aventurier politik dhe Vetëvendosjen si parti joserioze. Këtë e dëshmon qartë mungesa e secilit deputet të opozitës në Kuvend gjatë procesit të votimit të kryetarit të Kosovës, – për mos me lanë mundësinë krijimin e kuorumit, – megjithëse secili deputet me këtë akt ka shkelë Kushtetutën që prerazi obligon deputetët me qenë të pranishëm dhe me votu kundër ose mos me votu fare.
3. SHQIPNIA
Vijmë te pika ma e ulët në të cilën ra zonja Osmani gjatë intervistës së saj:
«Dihen dallimet që i kemi pasur me të [dmth. me Edi Ramën]. Akoma qëndroj në çdo milimetër, edhe për “Open Balkans” edhe për çështje të tjera. Por ne si Republikë e Kosovë, kemi qenë këto vite në një situatë sfidash të mëdha. Na janë dashur aleatë të Kosovës. Llogariteni që kur unë vizitoja vendet e ndryshme në botë dhe filloja të flisja ër Serbinë, sa po heqim nga Serbia, gjë që është e vërtetë, dhe përgjigjja që merrja ishte kjo: “Po mirë, mirë, me Serbinë, po me Shqipërinë çka patët? Si është e mundur që me Shqipërinë nuk ia kaloni mirë?” Dhe momentet e tilla duhet ta bëjnë secilin lider të reflektojë. Dhe ne kmi bërë pikërisht këtë.
Bashkëpunimi im me kryeministrin Rama, me presidentin Begaj, me ministrat e qeverisë, dhe me çdo institucion është institucional dhe vetëm e vetëm në interes të Kosovës.»
Pra, zonja Osmani tha se qëndron në po ato bindje që ka pasë për “Open Balkans”in e pika të tjera mospajtimi me Ramën. Por të qëndrosh në ato bindje dhe të veprosh tue u nisë prej atyne bindjeve janë dy gjana krejt të ndryshme. “Open Balkans”-i për me qenë ma e keqja, nuk ishte projekt me bashkautor Edi Ramën. Ishte projekt kryekëput i klerofashizmit serb, i Vucicit. Edi Rama aty ishte bythëkëpimësi që ia mbante oturakun përfundi Vucicit. Ishte projekt me defaktorizu Kosovën politikisht, me kriju pikërisht këtë situatë absurde ku do të thuhej se të gjithë po pajtohen me njëni-tjetrin, të gjithë janë në harmoni në Ballkan, bile edhe Shqipëria, pos Kosovës, që ka politikanë të papërgjegjshëm.
Nëse asht e vërtetë se dikush i paskësh thanë zonjës Osmani: “Po mirë, mirë, me Serbinë, po me Shqipërinë çka patët? Si është e mundur që me Shqipërinë nuk ia kaloni mirë?”, atëherë ky mundet me qenë ose Grenelli, ose ndonjë politikan proserb e prorus. Asnjë politikan serioz i Kosovës asnjëherë nuk e ka vu në lojë Shqipninë deri në këto kusuritje politike të mbrendshme çfarë përpiqet me ba dëshprimisht zonja Osmani. Me e barazu Shqipninë me Edi Ramën (apo cilindo politikan tjetër) shkon përtej naivitetit politik dhe bahet ligësi e dhelpni e ulët personale. Ashtu sikurse barazimi i popullit të Kosovës me cilindo politikan të veçantë të saj që kishte me qenë një navitet i pandëgjuem. Zonja Osmani e din fort mirë se sa emën të shenjtë ka Shqipnia te populli i Kosovës dhe vendos me e vu në lojë edhe këtë. Dihet se populli shqiptar i Kosovës ka, ashtu qysh e ka pasë gjithmonë, një dashuni të pakusht për Shqipninë tue e pa veten si pjesë të saj. Prandej, me shpërdorë Shqipninë në këto debate asht, me thanë ma së buti, veprim i paturp. Populli i Kosovës dhe i gjithë Shqipnisë Irredentiste ka një dashuni të pakusht për Shqipninë që do të bahet, për Shqipninë samifrashëriane dhe çdo veprimin i sotëm duhet me qenë fort i kujdesshëm tue u nisë prej kësaj premise themelore.
Me pranu se aj që thotë “ç’patët me Shqipninë”, ka të drejtë, e me e përdorë si argument, asht me nxjerrë qeverinë e Kosovës dhe veçanërisht zotin Kurti si një grindavec të pamend, ndërsa Edi Ramën të pafaj. Kjo asht kundërthanie e kundërthanieve për krejt çfarë vetë kryetarja tha me gojë të vet se qëndronte mbrapa mospajtimeve që kishte me Ramën. Për këtë pyetje “ç’patët me Shqipninë” ka përgjegje çdo qytetar i Kosovës. A asht e mundun që kryetarja e Kosovës nuk paska përgjegjen e duhun? Si duket nga intervista, jo vetëm që nuk e paska përgjegjen e duhun, por këtë edhe e ban argument në kusuritje politike! Asht i pabesueshëm niveli deri ku mundet me ra një person nga mungesa e dinjitetit elementar njerëzor.
Interesante asht që autores së thanies se «Kosova është projekt i përjetshëm», çuditnisht, iu qenkësh kthy ndjenja e dashunisë dhe respektit për Shqipninë. Por kjo iu qenka kthy vetëm si një mjet për kusuritje me anmiq imagjinarë: zotin Kurti dhe me Lëvizjen Vetëvendosje! Me identifiku Shqipninë me Edi Ramën nuk asht vetëm shkamje logjike, asht krim manipulativ.
«Kosova është projekt i përjetshëm» asht qëndrim në thelb antishqiptar, i vetmi qëndrim i kobshëm dhe i orientuem vetëm kundër një vendi: Shqipnisë. Këtë qëndrim nuk e ka pasë as Ibrahim Rugova, përfaqësuese e politikës së të cilit shfaqet zonja Osmani. Këtë qëndrim e kanë kriju dhe përpiqen me e mbajtë të gjallë edhe sot vetëm ideologë të titizmit, ata që Shqipninë e kanë urrejtë gjithmonë. E kanë urrejtë jo nga ndonjë bindje e formueme politike, por nga urrejtja ndaj projektit të atdhetarëve të mirëfilltë që dashuninë për Shqipninë e Bashkueme e kanë pagu me jetë e me burgje të gjata. E bajnë nga dëshpërimi që, megjithatë, projekti këtyne atdhetarëve doli i vërtetë. Dhe, në fund, nga dëshira provincialiste se ma mirë asht me qenë mbret i një koteci, sesa njeri i dinjitetshëm në një shtet kombëtar.
Në fillim të koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Guxo pata shkru një shkrim kritik kundër zonjës Donikë Gërvalla, tue u nisë prej disa qëndrimeve të saj të dikurshme, dhe prej drojës se ajo ka me mujtë me qenë shkaktare e ndonjë përçamjeje të mundshme të ardhshme politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Listës Guxo. Ky bashkim ishte shpresë e madhe se për Kosovën po vinin ditë ma të mira.
Sot, pas pesë vjetësh më duhet me falënderu zonjën Gërvalla për qëndrimin e saj parimor, për të cilën kam shpresu se e ka, tue qenë bija e një heroi kombëtar, Jusuf Gërvalla. Ndërsa, bazu në intervistat dhe qëndrimet e zonjës Osmani, pata dalë në mbrojtje të saj, si shpresën që ky koalicion me u mbajtë i fortë. Dhe më duhet me shfaqë dëshpërimin me qëndrimet e zonjës Osmani. Jo për punën dhe qëndrimet e saja të përgjithshme, sepse zonja Osmani ka ba punë të vyeshme për Kosovën, e ka përfaqësu Kosovën ma mirë se shum kryetarë para saj. Por me pranimin e saj me u manipulu nga njerëz si Rama e Abdixhiku, tregon se ajo ka ende çka me mësu në politikë.
Kosova meriton ma shum mirëkuptim dhe më shum sakrificë sesa me kallë jorganin për një plesht, për pleshtin e një ambicieje politike.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu