Shpërnguljet e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe Pirotit

Flori Bruqi, shkrimtar nga Prishtina
- Programet serbe për zhdukjen e shqiptarëve dhe zhbërjen e shtetit shqiptarve nga akademik Ivo Andrië dhe Akademik Dobrica Qosiq.
Stdiuesi Arbër Zajmi nga Tirana thotë :“Lehtë është të gjesh deklarata e citime autorësh serbë, të famshëm e të pafamshëm, ku mohohet ose poshtërohet qenia shqiptare. Të rrallë janë, e megjithatë ekzistojnë e duhen nderuar, edhe autorët serbë që pa drojë e kanë mbrojtur barazinë mes kombeve dhe e kanë kundërshtuar shkeljen e shqiptarëve. Sidoqoftë, linja dominuese në Beograd ka qenë gjithnjë ajo e ekspansionit të shtetit serb në kurriz të shqiptarëve, linjë herë me tendenca asimiluese, herë spastruese. Për këtë arsye zgjodha të vë në krye të shkrimit citimin nga Nikolla Pashiqi, kryeministri jetëgjatë serb, i cili e ka mbajtur atë pozitë disa herë, në fund të shekullit të XIX e në fillim të shekullit XX. Pikërisht gjatë viteve kur Serbia pushtoi e spastroi shumë territore që deri atëherë ishin banuar kryesisht prej shumicave të pastra shqiptare, në Sanxhakun e Nishit, por edhe më vonë, më 1912, kur i pushtoi edhe trojet e tjera shqiptare të Kosovës së sotme, Sanxhakut dhe pjesët shqiptare të Maqedonisë së Veriut, troje ku edhe pse u zbatuan politikat spastruese e asimiluese, nuk patën po aq sukses sa në Sanxhakun e Nishit. Pashiqi ishte prijës edhe gjatë ekspansionit më të madh që Serbia pati në shek. XX, kur u krijua Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, e cila mbahet në kujtesën popullore të shqiptarëve si “Jugosllavia e Parë”. Me krijimin e Jugosllavisë, Pashiqi siguroi për vete një vend tepër të rëndësishëm në historinë moderne serbe, sepse ky shtet, për nga territori, demografia, ekonomia dhe pozita strategjike, kishte mundësi të projektohej si një fuqi europiane. “.
Andaj, në fill të shkrimit po e marr pikërisht deklaratën e atij që e rriti dhe forcoi ëndrrën ekspansioniste serbomadhe. Është interesante, por deklarata e Pashiqit për shqiptarët nuk dallon shumë, as në frymë e as në përmbajtje, me ato që u thanë shtatëdhjetë vite më vonë prej Millosheviqit, njeriut që e drejtoi Serbinë përgjatë prishjes së Jugosllavisë. Dikush që nuk i njeh rrethanat do të mund të mendonte se Pashiqi e Millosheviqi janë antipodë (njëri drejtoi përgjatë kohës kur u rrit e u forcua një shtet, ndërsa tjetri drejtoi përgjatë kohës kur po ai shtet u copëtua e u prish), por Pashiqi e Millosheviqi janë e njëjta gjë – të dy luftuan mizorisht për të njëjtin projekt të ndërtuar mbi vuajtjet, shtypjet e zhdukjet e popujve të tjerë dhe të kundërshtarëve.
Linja politike Pashiq – Millosheviq, e cila përgjatë komunizmit e kaloi stafetën te Rankoviqi mizor, nuk ka qenë vetëm linjë e politikanëve të etur për pushtet. Ka qenë edhe linjë e përqafuar nga shumë artistë, intelektualë, shkencëtarë, shkrimtarë e poetë, deri edhe nga nobelisti i vetëshpallur serb, Ivo Andriq, autor i disa faqeve të turpshme për zgjidhjen e “problemit shqiptar”.
Shqiptarët e mbetur nën Jugosllavi rezistuan në tre mënyra. E para ishte rezistenca e së vërtetës së shpirtit të pathyeshëm shqiptar, përfaqësuar nga qindra të burgosur politikë. Ndër ta më i artikuluari e më vizionari, për pasojë edhe më gjatë i burgosuri, ishte Adem Demaçi. E dyta ishte rezistenca e argumentit shkencor, historik e akademik, përfaqësuar nga dhjetëra profesorë që u ngritën intelektualisht më shumë sesa lejonte servilizmi, përfaqësuar në shkallën më të lartë nga Ukshin Hoti, edhe ai i burgosur e më pas i zhdukur nga dora e regjimit. Rezistenca e tretë, ajo e zjarrit të pushkës, ishte përfaqësuar nga mijëra djem e vajza të popullit, që i kapën armët qysh prej 1913, e që masivisht dolën në mal e në luftë guerile në vitet 1998-1999, të cilët i përfaqëson më së miri heroi i sakrificës sublime, Adem Jashari, që ra me armë në dorë bashkë me gjithë familjen e tij më 7 mars 1998.
Çka është kuptimi i asaj që thoshte Pashiqi? Që shqiptarët janë pike e pesë. Që janë pa ndjenjë kombëtare, janë thjesht fise. Për ta më i rëndësishëm është kushëriri sesa bashkëkombasi. Më i rëndësishëm është kumbara ose shoku e miku, me të cilin hanë bukë e pinë raki, sesa një i panjohur qindra kilometra larg, që flet në gjuhën e tyre. Shqiptarët nuk kanë interesa të përbashkëta, thotë Pashiqi. Vetëm interesa të atypëratyshme, të ngushta, të vogla. Interesat e përbashkëta janë ato që shquajnë kombet prej jo-kombeve. Në fakt, sipas logjikës raciste (që sot po fiton sërish terren nëpër botë), interesat e përbashkëta janë prerogativ i të qytetëruarve, ndërsa ata që nuk mund të kenë të tilla janë të paqytetëruar. Duke qenë se interesat e përbashkëta çojnë te forca e përbashkët, koncepti i qytetërimit bën qark të shkurtër me atë të forcës. E racistët mund ta mendojnë (nëse nuk e thonë), se forca është shenjë qytetërimi, ndërsa dobësia shenjë e mungesës së tij. Të gjitha këto janë brenda thënies së Pashiqit se shqiptarët nuk janë komb, po thjesht fise. Memorandumi i mëvonshëm i Çubrilloviqit s’është gjë tjetër, veçse shtjellim i kësaj thënieje. Çubrilloviqi, akademik e politikan, shkruante se serbët mund ta zgjidhin lehtë “problemin shqiptar”, duke paguar për t´i përçarë shqiptarët. Korrupsioni i madh, lakmia për para, prona e vese, tipar gjithaq i njohur i të paqytetëruarve.
Përçarja që serbomëdhenjtë e impononin tek shqiptarët i kishte disa elementë. Përçarja religjioze nuk pati sukses të madh, sepse shqiptarët ndryshe nga sllavët e jugut nuk e kanë identitetin kombëtar të ndërtuar mbi ekskluzivitetin fetar, kështu që u vu theksi te përçarja krahinore, duke i ndarë shqiptarët e Jugosllavisë në tre republika, duke mos lejuar krijimin e institucioneve të përbashkëta e gjithëpërfshirëse, e sidomos duke i fryrë përçarjes midis shqiptarëve të Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Jugosllavia kishte interes të madh për të nxitur vetëdeklarimin e shqiptarëve si turq ose si sllavë myslimanë (gjë që shihet tek ndryshimi i mbiemrave gjatë asaj kohe), kishte interes në provokimet me natyrë fetare mes katolikëve e myslimanëve shqiptarë, teksa ortodoksët i sllavizoi përmes kishës pravosllave, kishte interes të vinte në dukje se si shqiptarët e Maqedonisë ishin ndryshe nga ata të Kosovës, e ata të Malit të Zi gjithashtu ndryshe, por në mënyra të tjera, e më të ndryshmit prej të gjithëve ishin ata nga Shqipëria. Bimë të këtyre farave të këqija, që u mbollën gjatë periudhës jugosllave, ende mbijnë sot midis nesh, madje përqafohen si fakte të pandryshueshme, po ne shqiptarët jemi të ndryshëm nga vetvetja, nuk jemi një komb, por jemi po aq kombe sa ç´ka dashur Pashiqi e Titoja. Shqiptarët, të cilët për shekuj e shekuj kishin jetuar pa kufij mes njëri-tjetrit, na paskan ndryshuar aq shumë gjatë Jugosllavisë, këtij shteti që sundoi për më pak se 85 vite mbi një pjesë të kombit shqiptar. Pra, kombi, kjo pjellë e mijëvjeçarëve, që ka parë perandori të ngrihen e të bien, na u shkombëtarizua për më pak se një shekull e na u krijuan kombe të reja, sepse kështu deshi një shtet apo një tjetër. Pretendim arrogant.
Adem Demaçi, i njohur edhe si Demë Dema, në romanin e vet autobiografik “Dashuria Kuantike e Filanit” tregon një histori të veçantë. Përballja e tij me përçarjen që përpiqej të mbillte Jugosllavia për shkombëtarizimin e shqiptarëve vjen përmes një figure me pretendime të larta intelektuale e kinse jonacionaliste, si shkrimtari serb Dobrica Qosiq (me të cilin shumë më vonë bën një letërkëmbim polemik edhe Ismail Kadareja). Ja çfarë shkruhet në romanin e Demaçit:
“Nga Beogradi na kishte ardhur “mysafir” shkrimtari-partizan Dobrica Qosiqi. Partia e kishte dërguar që të na mbante vajz se si ne, shkrimtarët e Kosovës, duhet ta krijonim letërsinë tonë. Ai, në zjarrin e fjalës së vet, duke rrahur foltoren me grusht, ashtu partizançe, në gjuhën e vet, ndër shumë gjëra të tjera, tha: … Futeni plugun thellë dhe hapeni hullinë e parë! Nisjani nga fillimi dhe krijojeni letërsinë tuaj këtu, në gjuhën tuaj, por në frymën e patriotizmit socialist jugosllav!…
Këtë tha shkrimtari-partizan nga Beogradi dhe shkoi e u ul në podium krahas Dushan Mugoshës-Duçit. Shikoj djathtas-majtas, të gjithë rrahin shuplakët përveç Zekeria Rexhës, Esad Mekulit dhe meje…
Dushan Mugosha-Duçi hapi diskutimin. U ngritën disa sahanlëpirës, disa të mjerë, disa kalemxhinj e disa lustraxhinj. Vetëm i binin djathtas-majtas e i silleshin vërdallë muhabetit. Disa, madje, i binin edhe mistri asaj që tha Dobrica Qosiqi por askush nuk e tha atë që kërkonte momenti. I çova dy gishta. Duçi ma dha fjalën. Duke dalë në foltore, vetmevete thashë: “Hajde, ndihmo i madhi Zot!” dhe nisa fjalën time: – … Ne nuk kemi nevojë që ta fillojmë letërsinë tonë prej se parit. Si duket shkrimtari nga Beogradi, Dobrica Qosiq, nuk e ditka se ne e kemi letërsinë tonë. Ne duhet vetëm të vazhdojmë atje ku e kanë lënë shkrimtarët tanë të mëdhenj: Pjetër Budi, Frang Bardhi, De Rada, Naimi, Çajupi, Mjedja, Asdreni, Noli, Migjeni, Luigj Gurakuqi, Mihal Grameno, Lasgush Poradeci, Sterjo Spasse, Mitrush Kuteli e shumë të tjerë…
Duçi as nuk më shau, as nuk më tha faleminderit për fjalën time. Gjysma e të pranishmëve rrahu shuplakët, gjysma tjetër jo. Mirëpo, në atë ftohtësi të akullt, ishte si një lule që çel pranverën e hershme thirrja e qartë, ndonëse e vetmuar, por fort domethënëse e profesor Zekeria Rexhës:
– Bravo Filan!…
Në drekën që kishte shtruar Komiteti për nder të shkrimtarit-partizan nga Beogradi, mua nuk më ftuan. Por, as edhe nuk më nganë më tutje. Vazhdova punën ku isha. Mirëpo “partiashët” dy herë bënë përpjekje që të më bindnin që të hyja në parti… Refuzova të dyja herat…”
Fillimisht iu propozua shkombëtarizimi. Adem Demaçi nuk e pranoi, me zemrën e pastër dhe mendjen e kthjellët të shqiptarit që nuk heq dot dorë nga Nëna Shqipëri. Meqë nuk e pranoi kërkesën, atëherë i vjen oferta, për t’u futur në parti, për t´u bërë dikushi, për të vendosur vetveten përpara kombit. As këtë nuk e pranoi Demaçi. Këtu filloi cikli i burgjeve të tij, që zgjati 28 vjet. Thuajse tre dekada kurrë pa u epur, pa u përkulur, pa u përshtatur. Në burgjet e Jugosllavisë, përballë gardianëve që “bënin detyrën”, bashkë me shumë shqiptarë të tjerë të burgosur, sepse s’qe Demaçi i vetmi që kërkonte liri e bashkim kombëtar, ai u bë vigani i qëndresës shqiptare, heroi i gjallë, dëshmia se si lartësia e shpirtit njerëzor nuk thyhet nga dhuna e tiranive dhe pushteteve gjakatare.
“Shqiptarët më gatuan për të mirën e vet, e pushtuesit serbë më kalitën e më farkuan për të zezën e vet”, thoshte Adem Demaçi, i paepuri, progresisti, qëndrestari, njeriu që kurrë nuk e tradhtoi as idealin, as bashkësinë, as vetveten. Më vonë, kur Kosova u çlirua e u pavarësua, një polic serb e pati pyetur Adem Demaçin në kufi, teksa ky po shkonte për të mbajtur një ligjëratë në Beograd, se a mundej ai të kthehej në Kosovë ku jetonte dikur. Demaçi e pati pyetur policin “Çfarë pune ke bërë në Kosovë?”. Pasi ai kishte treguar se ka qenë polic gjithmonë, Demaçi ishte përgjigjur: “Por, policët në kohën e regjimit kanë bërë krime”. Polici ishte përgjigjur se e kishte bërë vetëm detyrën dhe se s’qe faji i tij. Me ironi të hollë Demaçi i tha: “Mirë, kthehu, por kij parasysh se sot Kosova ka plot djem që kryejnë detyrën”. E, pra, qëndresa e tij përballë regjimit është shembulli i qytetërimit të mirëfilltë, ndërsa kryerja e detyrave çnjerëzore dhe zbatimi i urdhrave kriminalë janë shenjë e mungesës së çdo qytetërimi. Po të jetë puna për “zbatuesit e detyrave”, kurrë drejtësi, paqe e zhvillim nuk mund të ketë.
Adem Demaçi e ka denoncuar dhunën dhe shtypjen, jo ndaj vetë atij, por ndaj popullit të vet, pa iu trembur burgut. Ai i thoshte të motrës: Po na vranë mirë, vdesim për lirinë e Kosovës. Por, edhe po mbijetuam, prapë mirë, e gëzojmë lirinë bashkë me të tjerët!”. Çlirimin ia vuri detyrë vetes dhe trupin e vet e bëri banesë të idesë. Edhe në fund të jetës, kur kishte vështirësi në të folur, një ndër togfjalëshat që e shqiptonte qartë e rrjedhshëm ishte “Nana Shqipni”. Asaj ia kishte blatuar jetën. Për “Nënën Shqipëri”, konceptin që nuk përmblidhet në kufijtë e Shqipërisë së sotme, foli edhe argumenti shkencor i Ukshin Hotit, edhe ai ushtarak i Adem Jasharit.
Ata vazhdimisht e kundërshtuan Serbinë pushtuese, kolonizuese e shtypëse, pa shfaqur kurrë urrejtje a esencializim ndaj serbëve. E deshën popullin e vet të lirë dhe u angazhuan për lirinë me çdo çmim, por nuk ia dëshiruan robërimin e fatkeqësinë askujt. Ky është qytetërimi i vërtetë. Në fakt, kjo është edhe forca e vërtetë. Forca për të vrarë e për të spastruar nuk është gjë tjetër, veçse shpërthim i dobësisë, i sëmundjes, i frustrimit.
Ata e deshën plotësisht sovranitetin e kombit të vet, jo si izolim, po si e vetmja mënyrë për hapje e paqe. Veç kur kombet e Ballkanit ta njihnin njëri-tjetrin si të barabartë, e të hiqnin dorë prej pretendimeve hegjemonizuese, do të bëhej i mundur bashkëveprimi fqinjësor e miqësor mes tyre.
Ata nuk u bënë kurrë kryeministra a presidentë, sepse nuk rendën pas pushtetit e nuk i pranuan ofertat për të hyrë në parti. Por, autoriteti i tyre i përbashkon shqiptarët dhe ata do të mbahen mend si shenjues të kohës së tyre, më shumë se secili pushtetar mendjemadh.
Adem Demaçi, Ukshin Hoti, Adem Jashari e qindra të tjerë janë mishërimi i qëndresës shqiptare, veprimtarë të pathyeshëm çlirimtarë, të burgosur politikë e luftëtarë, intelektualë e shkrimtarë guximtarë, tribunë popullorë, që do të mbeten frymëzim për cilindo shqiptar që dëshiron t’i hyjë rrugës vetësakrifikuese për emancipimin e popullit tonë, luftës e përpjekjes gjer në barazi me popujt e tjerë. Ata janë një ndër pikat kulmore të qenies shqiptare e të asaj njerëzore.
Në kohërat kur tradhtia është “demokratizuar”, e kur shitblerja e njerëzve dhe parimeve imponohet si “normalitet”, të paepurit janë fanari ynë i vetëm dhe shenjë se, për inat të Pashiqit e pasardhësve të tij, ne jemi komb.
Lavdi e jetës dhe veprës së tyre, të paharrueshëm sa të jenë gjallë shqiptarët!
Ivo Andrić, lindur në fshatin Dolac afër Travnikut, 9 tetor 1892 − Beograd, 13 mars 1975) shkrimtar serbo–kroat dhe diplomat nga Bosnja dhe Hercegovina, fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 1961.
Gjatë kohës kur ishte ndihmës-ministër i punëve të jashtme të Jugosllavisë (1937–1939), Andriçi hartoi një elaborat me përmbajtje raciste ku kërkonte ndarjen e Shqipërisë dhe i cili mbështeste gjenocidin, asimilimin, dhe përçarjen fetare të shqiptarëve;dokumentin ia dërgoi kryeministrit të Mbretërisë së Jugosllavisë.
Biografia
Ivo Andriç lindi në Dolac, Travnik, në Bosnje, më 9 tetor 1892 e vdiq, mbas një iktusi cerebral, më 13 mars 1975 në Beograd. Kur ishte i vogël, familja e tij u shpërngul në Vishegrad. Përfundoi shkollën e mesme në Sarajevë e në 1912 u regjistrohua në Universitetin e Zagrebit e mandej vazhdoi studimet edhe në Vjenë, Austri.
Debutoi në letërsi në një libër me titullin «Poezia e re kroate», ku u paraqitën edhe poetë të tjerë. Më vonë është shkrimtari Cërnjanski ai që e drejtoi poetin e ri serb drejt problemeve të letërsisë e të politikës. Bëhet anëtar i grupit «Mlada Bosna» (Bosnja e re) që organizoi dhe kreu atentatin ndaj Arqidukës Franc Ferdinand në Sarajevë në 1914. Në vitin 1914 Andriç u arrestohua për propagandë politike kundra Perandorisë Austro-hungareze. U dërgua në Split e, prej aty, në Shebenik e në nëntor të atij viti në Maribor ku u dënua me arrest shtëpie. Kësaj periudhe i përkasin edhe dy poezitë «Shëtitja« e «1914» të Andriqit 22 vjeçar. E para i kushtohet dy vajzave, Eugenija Gojmeracit prej Zagrebit e Halina Irzkowskit prej Krakovjes, që lanë gjurmë në jetën e rrëfimtarit të ardhshëm, i cili në 1961.
Prej 1920-1921 punoi si sekretar ambasade në Romë. Ndërkaq mbrojti doktoratën pranë Universitetit të Gracit e vazhdoi karrierën diplomatike në ambasadat jugosllave në Bukuresht, Grac, Madrid, Gjenevë.
Mbas pushtimit të Beogradit prej gjermanëve në 1941, dha dorëheqjen prej ambasadës në Berlin e u kthye në Jugosllavi.
Poezia e proza
Në poezinë e Andriçit ndihet një dhimbje që me kalimin e kohës bëhet gjithmonë e më e fortë. Humbja për te është një shkak për t’u ringjallur e për të shkuar drejt fitores. Ndërsa melankolia e vetmia janë vetëm shprehje të luftës së brendshme kundër kohës e njerëzve. Ndër prozat më të mira të këtij auktori përmendim trilogjinë «Ura mbi Drin», «Kronika e Travnikut», «Zonjusha» (1945) si edhe «Tregimet e Bosnjës».
Programet serbe për zhdukjen e shqiptarëve dhe zhbërjen e shtetit shqiptarve
Pjesa më e madhe e elitave inelektuale serbe, prej gjysmës së shekullit 19 e deri në fund të shekullit 20, mbetën me obsesionin e Serbisë së Madhe, me dalje në det dhe me shtetin e tyre etnikisht të pastër. Jo vetëm se këtë e kishin preokupim dëshirash, veçse edhe u angazhuan maksimalisht për ta realizuar ëndërrën e tyre, duke hartuar plane, programe, elaborate, memorandum, për mënyrën se si të arrinin qëllimin. Intelektualë e politikanë të rangut më të lartë: kryetarë shteti, kryetarë qeverie, kryetarë të akademisë, ministra, ambasadorë, peshkopë, shkrimtarë, shkencëtarë, kryetarë partishë politike dhe nga të gjitha strukturat e shoqërisë, të kishës dhe të shtetit të Serbisë, gjatë tërë kohës vepruan, punuan, përhapën idenë, arsyetuan, propaganduan dhe ushqyen popullin e tyre me idenë e krijimit të Serbisë së Madhe përmes pushtimit të tokave të popujve fqinjë, në rend të parë atyre shqiptare, por edhe të tjerëve. Pretendimet e tyre “i asyetonin” me të drejtën historike, etnike, ekonomike dhe morale, gjithnjë duke u bazuar në mitet e vjetra e të reja, në mashtrime, gënjeshtra, në trashgëiminë e një perandorie mesjetare, që s’e kanë pasur kurrë, në përkrahjen e madhe të Rusisë, dhe jo vetëm të saj. Synimet për Serbinë e Madhe dhe pastrimin etnik, e intensifikuan edhe në dekadën e fundit të shekullit 20, kur shkaktuan katër luftëra të përgjakshme: e nisën në Slloveni, vazhduan në Kroaci, Bosnje dhe përfunduan në Kosovë.
Se sa u kushtonin rëndësi programeve për Serbinë e Madhe, të ilustrojmë me fjalët e tyre. Ideologu e “babai” i kombit, Dobrica Qosiq (në vitin 1992) deklaronte “Inelektualët serbë janë para një sfide të re historike, të bërjes dhe shpalljes së programit nacional”, gjë që nëkuptonte programin e Serbisë së Madhe. Kolegu i tij, akademiku i shartuar serbo-malazez, Vasilije Krestiq (1992) thoshte: “Programet nacionale janë ‘acta secreta’, për të cilat duhet të dijë vetëm rrethi më i ngushtë i udhëheqësisë”. Ndërsa filozofi e ideologu tjetër, funksionar i lartë i partisë së Millosheviqit, Mihajllo Markoviq (1994), konsideronte se “Programi nacional është vepër e disa personaliteteve të ditura dhe përgjegjëse, nga radhët e intelektualëve dhe politikanëve”.
Programet dhe elaboratet për Serbinë e Madhe, qofshin ato të hapura apo të fshehta, kishin karakter hegjemonist, gjithnjë për pushtime të reja; karakter nacionalist, për krijimin e shtetit etnikisht të pastër njënacional serb; dhe karakter klerofashist e racist, duke mos toleruar popuj të etnive as religjioneve tjera brënda shtetit të tyre. Të gjitha ato përshkoheshin me koncepte nacionaliste e raciste dhe ushqenin popullin serb me mostolerancë dhe me urrejtje kombëtare e fetare, gjuhësore e kulturore kundrejt popujve tjerë, veçmas kundër shqiptarëve si komb, dhe kundër myslimanëve si religjion. Janë shumë programe, elaborate, plane, memorandume të kësaj natyre të autorëve serbë, duke filluar nga programi nacional-shtetëror i Ilija Garashaninit, “Naçertanije” e (1844); Plani i shpërnguljes së shqiptarëve nga rrethi i Toplicës (1877/78), Plani i Vlladan Gjorgjeviqit (1906); Hartat etnografike dhe arsyetimi i daljes në det, të Jovan Cvijiqit (1906, 1909, 193, 1918); elaboratet e Vasa Çubrilloviqit (1937 dhe 1944); Marrëveshja Jugosllavi-Turqi për shpërnguljen e myslimanëve (1938); “Aide memoire” (Përkujtuesi) i Ivo Andriqit (1939); Elaborati i Ivan Vukotiqit (1939); Programi i çetnikëve i Stevan Moleviqit e Drazha Mihajlloviqit (1941); Memorandumi i Akademisë së shkencave dhe Arteve të Serbisë (1986); Yu-programi dhe Programi i Serbisë për “Paqe, Liri, Barazi dhe Prosperitet në Kosovë e Metohi” (1990); deri te Plani i luftës “Patkoi” (1998) për zhdukjen fizike, shpërnguljen dhe përzënien e të gjithë shqiptarëve prej Kosove. Në këtë shkrim do të trajtojmë vetëm Elaboratin e shkrimtarit, nobelistit serbo-boshnjak, Ivo Andriq, se si e ka menduar dhe arsyetuar ai zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe copëtimin e ndarjen (zhbërjen) e shtetit shqiptar, në prag të Luftës së Dytë Botërore.
Elaborati i Andriqit për zgjidhjen e çështjës së Kosovës dhe për copëtimin e shtetit shqiptar
Në vigjilje të Luftës së Dytë Botërore, Ivo Andriq (1892 – 1975), ishte në pozitë të zyrtarit të lartë të Qeverisë së Serbisë. Millan Stojadinoviq ishte kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, ndërsa zëvendës-ministër i punëve të jashtme Ivo Andriq, që ishte dora e djathtë e kryeministrit. Andriqi ka qene nje personalitet perfid, i qetë, i ditur, autoritativ, i cili ka ditur t’iu përshtatet kushteve e rrethanave ideologjike, politike dhe regjimeve. Me këto veti, si shkrimtar i afirmuar dhe me pozitën e lartë diplomatike, ka pasur ndikim në marrëdëniet ndërkombëtare të Jugosllavisë së asaj kohe.
Në fillim të janarit 1939, ministri jashtëm i Italisë, Glaceano Çano, që ishte dhëndër i Musolinit, bëri një vizitë në Beograd. Në bisedime të hapta e të fshehta me kryetarin e Qeverisë jugosllave, M.Stojadinoviqin, në Beograd dhe në Belje, Çano kishte shtruar idenë dhe propozimet e Italisë për copëtimin e Shqipërisë midis Italisë e Jugosllavisë. Stojadinoviqi i ngazëllyer nga nga ideja për ndarjen e Shqipërisë, në lokalitetin “Belje” kishte organizuar një “terevenkë” (aheng dëfrimi) për nderë të ministrit Italian, me femra të bukura serbe; ashtu qejfli, vet kishte hipur mbi tryezen e bukës për të mbajtur një fjalë përshëndetëse, por tryeza ishte rrëzuar bashkë me kryeministrin korpulent, të cilit i kishin rënë ushqimet përmbi! Pas kësaj bisede me ministrin Italian, Stojadinoviqi kishe kërkuar nga Andriqi të përgatitë një analizë të rrethanave dhe mundësive për realizimin e propozimit Italian. Andriqi e kishte punuar me shumë zell analizën e tij, dhe ia kishte dorëzuar kryeministrit më 30 janar 1939. Atë analizë dikush e quan “Përkujtues zyrtar”, “Aide memoire”, “Elaborati i Andriqit”, apo vet kryeministri e ka quajtur “Referati i Andriqit, 30.I.1939”. Vetëm katër ditë më vonë, më 3 shkurt 1939, një zyrtar tjetër i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, Ivan Vukotiq, i kishte paraqitur Qeverisë “Përkujtuesin”, projektin e tij, për copëtimin e Shqipërisë midis Jugosllavisë e Greqisë, si domosdoshmëri për ta evituar rrezikun e depërtimit të Italisë në Ballkan! Por, edhe përkundër frikës së depërtimit Italian në lindje të Adriatikut, , nga urrejtja patologjike që kishte ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, në funt të projektit të tij Vukotiqi kishte shtuar: “Megjithatë, më mirë një dritare italiane në Ballkan, se një shtëpi shqiptare” (!) , duke aluduar që të mos lejohet shtet i pavarur shqiptar në Ballkan!
Elaborati i Andriqit është mbajtur fshehtë deri në vitin 1977, kur për herë të parë është publikuar në revistën kroate “Casopis za suvremenu povjest” (Revistë për historinë bashkëkohore), me komentet e redaktorit Bogdan Krizhman. Publikimi i atij Elaborati shkaktoi “cunami” polemikash midis funksionarit të lartë serbo-boshnjak Rodolub Çollakoviq, dhe redaktorit të revistës kroate, B.Krizhman. Çollakoviqi orvatej ta mbronte autoritetin e Andriqit, duke mohuar pjesëmarrjen e tij në procesin e nënshkrimit të Paktit për bashkimin e Jugosllavisë boshtit trepalësh “Romë-Bërlin-Tokio”, më 25 mars 1941. Por, siç thotë populli, “nuk mund të mëshihet mizdraku në thes”, as Çollakoviqi e “çollakët” e tjerë, nuk mund ta pastrojnë figurën e Andriqit nga ndotja raciste dhe naciste që ia ka bërë ai vetvetes. Ato vërtetojnë se Ivo Andriq, përveç elaboratit racist që ka hartuar kundër shqiptarëve, në cilësi të ambasadorit të Jugosllavisë në Gjermaninë naciste, më 25 mars 1941, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të instrumenteve për bashkimin e Jugosllavisë Paktit trepalësh, në Pallatin “Belvedere” të Vjenës, pakt të cilin e ka nënshkrua kryetari i Këshillit të Ministrave të Qeverisë së Jugosllavisë, Dragisha J. Cvetkoviq. Andriqi ka marrë pjesë edhe në drekën solemne të cilën e ka shtrua Hitleri me atë rast. Paktin e nënshkruar për bashkimin e Jugosllavisë boshtit Romë-Berlin-Tokio, juridikisht kurrë nuk e ka anulua askush, ndërsa praktikisht e ka prishur puçi ushtarak me 27 mars 1941, i nxitur kryesisht nga përkrahja dhe paraja britanike për kreun e puçistëve, me në krye gjeneralin Simoviq. Për këtë do shkruajmë një herë tjetër.
Përmbajtja e Elaboratit të Andriqi
Elaboratin e tij Andriqi e ka shkoqitur në 10 kapituj, të shkruar në mënyrë shumë të kondensuar, analitike dhe të qartë, me tituj: 1) Lufta Ballkanike dhe Shqipëria; 2) Ndarja e sferave të interesit në Shqipëri midis Serbisë e Greqisë; 3) Pakti i Londrës dhe Shqipëria; 4) Shqipëria në Konferencën e Paqes; 5) Okupimi Italian i Shqipërisë pas Luftës dhe tërheqja definitive pas dështimit në Vlorë; 6) Shqipëria para Konferencës së Ambasadorëve; 7) Pakti i Romës, Pashiqi, Musolini dhe Shqipëria; 8) Pakti i Tiranës dhe gjendja të cilën ai e krijoi; 9) Pakti i miqësisë italo-jugosllave, i 25 marsit 1937; 10) Ruajtja apo ndryshimi i satus-quos.

Nobelisti i letërsisë Ivo Andriq dhe njëherit antishqiptari i njohur në shërbim të politikes së Serbisë për zhdukjen e shqiptarëve
Në kapitullin e parë, Andriqi arsyeton depërtimin e ushtrisë serbe dhe okupimin e pjesës veriore të Shqipërisë, deri në Tiranë e Durrës (15 nëntor 1912), me të drejtën e Serbisë për dalje në det, sipas Marrëveshjes së fshehtë të lidhur më 29 janar 1912, midis Serbisë e Bullgarisë. Më tutje, në këtë kapitull, Andriqi elaboron se si u krijuar Shqipëria autonome, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (20 dhjetor 1912), duke i dhënë Serbisë (vetëm) të drejtën ekonomike të daljes në detin Adriatik, dhe se me gjithë kundërshtimet e Malit të Zi e të Serbisë, Konfererenca (më 20 mars 1913) me dhunë ia dha Shkodrën Shqipërisë, ndërsa forcat serbo-malazeze u detyruan të tërhiqen, por Serbia kurrë nuk e humbi shpresën e daljes në det. Në vazhdim (kapitulli 2), tregon se si në bazë të një Marrëveshje të fshehtë midis Greqisë dhe Serbisë (19 maj 1913), i kishin ndarë sferat e interesit në territorin e Shqipërisë, si kërkesa të tyre maksimale, sipas të cilave, territori verior deri në derdhjen e lumit Seman në det dhe Devollit, do t’i takojë Serbisë, ndërsa pjesa në jug të kësaj vije i takon Greqisë, që do ta realizonin në rast të ndonjë hallakame. Pretendimet serbe për daljen në det Andriqi i mbështetë edhe në parimet dhe dispozitat e Marrëveshjës së fshehtë të lidhur në Londër më 26 prill 1915, midis fuqive të mëdha: Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Rusia, sipas së cilës, Italia do ta merrte në pronësi Vlorën e Sazanin, me një hapësirë të gjërë mbrojtëse (hindërlandin), ndërsa pjesën veriore e jugore t’i merrnin Serbia, Mali Zi dhe Greqia. Në kapitullin më të gjatë të Elaboratit të tij (kapitulli IV), Andriqi vazhdon me elaborimin e vendimeve të Konferencës së Paqes dhe Memorandumit të 9 dhjetorit 1919, dhe mandatin Italian për administrimin e shtetit shqiptar, gjë që Serbia/Jugosllavia e ka kundërshtuar ashpër, duke kërkuar korrigjimin e kufijve, Shkodrën, Luginën e Drinit dhe veriun e Shqipërisë, gjithnjë duke u bazuar në të drejta historike dhe ekonomike. Me qenë se nuk mund t’i realizojnë pretendimet e tyre, dhe nga rreziku që shihte për vete pas okupimit Italian të Shqipërisë (1920), Serbia me aksione të fshehta ose të hapura, dhe me para, u përpoq të bëjë për vete krerët shqiptarë, për ta përzënë Italinë, në bazë të idesë për Shqipërinë e pavarur, dhe të parullës: “Ballkani – popujve të Ballkanit”. Pas vendimit të Konferencës së Paqes (nëntor 1921) për njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Shqipërisë, dhe anëtarësimit në Shoqërinë e Kombeve, përpjekjet tona për korrigjimin e kufijve dhe marrjen Shkodrës me Luginën e Drinit, ishin të kota, thotë Andriqi në elaborimin e tij. Edhe tentimi (ynë) për themelimin e shtetit të pavarur të Mirditës, të cilin do ta mbronin forcat ushtarake të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, shkoi huq, pasi pushteti i Tiranës e shou atë lëvizje, ndërsa neve na akuzuan dhe gjykuan në Shoqërinë e Kombeve, shton Andriqi, në kapitullin 6 të Elaboratit të tij. Në kapitullin vijues, elaboron shkurt Marrëveshjen Pashiq-Musolini, të lidhur në Romë (janar 1924), për mospërzierjën në punët e brendshme të Shqipërisë, por kjo nuk e pengoi Italinë ta përkrahë kryengritjen e Nolit kundër Zogut, në qershor të vitit 1924, as Jugosllavinë ta përkrahë Zogun për t’u kthyer në pushtet (dhjetor 1924).
“Miqtë” tanë shqiptarë, me intrigat e tyre për ta mbajtur ose për të ardhur në pushtet, kërkonin ndihmën herë nga Roma e herë nga Beogradi, duke premtuar besnikëri dhe bashkëpunim, por në rastin e parë të volitshëm e ndërronin orientimin. Regjimi që ndihej i rrezikuar nga Italia, kërkonte ndihmën tonë, ndërsa ai të cilin ne donim ta rrëzonim, kërkonte ndihmën e Italisë. I ndjeri Pashiq, përherë i udhëzonte përfaqësuesit tanë në Shqipëri, duke u thënë: “Ne duam Shqipërinë e pavarur, por një Shqipëri të dobët dhe të pakonsoliduar”. Kjo ishte gabim, sepse shteti i pakonsoliduar nuk mund të qëndrojë, prandaj Ahmet Zogu në vitin 1926 kërkoi ndihmën e Italisë, dhe në vitin 1927 lidhi Marrëveshje ushtarake për 20 vjet, me ç’rast mori qindra miliona për të kryer punë publike dhe zhvillim ekonomik, iu nënshtrua Italisë sikur të ishte protektorat i saj. Dhe kjo gjendje na ka rrezikuar edhe neve, me aksione të ndryshme irredentiste në kufijtë tanë, ankohej Andriqi. Në kapitullin 9, elaboron ecurinë e lidhjes së Paktit të Miqësisë italo-jugosllave (25 mars 1937), me të cilin ishte përcaktuar njëfar “modus vivendi” italo-jugosllav në terrenin shqiptar, ashtu që Jugosllavia do t’i respektonte interesat e Italisë në bregdetin e Vlorës, dhe Italia të mos e rrezikonte kufirin jugor të Jugosllavisë, veçmas kufirin me Kosovën dhe me Malin e Zi. Dhe, kapitulli i fundit i Elaboratit të Andriqit merret me pyetjen hamletiane, që këtu e shtron: “Të mbahet apo të ndryshohet status-quoja”? Duke parë forcimin dhe involvimin e Italisë në politikën e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë, Andriqi sheh rrezikun e depërtimit të Italisë në gjithë bregdetin lindor të Adriatiku, deri në Zarë, ku e kishte sovranitetin mbi një pjesë të territorit. Politika e Serbisë, thotë Andriqi, gjithmonë ka proklamuar parimin e vet, edhe në luftën kundër Perandorisë Otomane, edhe kundër Monarkisë Austrohungareze: “Ballkani – popujve të Ballkanit”. Prania e një fuqie të madhe në Ballkan, paraqet rrezik për pushtime të mëtejme. Kështu, prania e Italisë në Shqipëri është precedent i rrezikshëm për neve, aq më tepër që me Paktin e Londrës, Italisë i është njohur e drejta e pronës në Shqipërinë jugore, por edhe në Dallmacinë veriore.
Ndarja e Shqipërisë
Duke vlerësuar të gjitha rrethanat e kësaj çështjeje, duhet të kemi parasysh se në çdo mënyrë duhet t’i shmangemi konfliktit me Italinë, qoftë të hapur apo të fshehtë. Por, gjithashtu, duhet të mos lejojmë që vetëm Italia ta okupojë tërë Shqipërinë e të na rrezikojë në pikat tona më delikate, kah Boka e Kotorrit dhe Kosova. Nga gjithë ajo që kemi thënë më lart, për neve ndarja e Shqipërisë mund të vjen në konsiderim vetëm si një e keqe e domosdoshme dhe e pashmangshme së cilës nuk mund t’i kundërvihemi, dhe si një dëm i madh prej të cilit duhet të nxjerrim fitim aq sa na jepet, do të thotë, prej dy të këqijave ta zgjedhim të keqën më të vogël.
Kompensimet tona janë shtruar në materialin e përpiluar para 20 vjetëve, kur shtrohej çështja e ndarjës së Shqipërisë. Maksimumin që asokohe kemi kërkuar, është kufiri që shkon me lumin e Matit dhe Drinit të Zi, që do të na jepte siguri straregjike për Malin e Zi dhe Kosovën. Gjithashtu, duhet siguruar ultësirat e Liqenit të Ohrit dhe Prespës, duke përfshirë Pogradecin dhe fshatrat sllave të Gollobërdës, dhe ato midis Prespës dhe Korçës.
Marrja e Shkodrës është me rëndësi të madhe morale dhe ekonomike. Kjo do të na mundësonte të zhvillonim punime të mëdha hidroteknike dhe të fitonim tokë të plleshme bujqësore për të ushqyer Malin e Zi. Shqipëria Veriore në kuadër të Jugosllvisë na bënë të mundur krijimin e lidhjeve të komunikacionit midis Serbisë Veriore e Jugore me Detin Adriatik.
Me ndarjen e Shqipërisë, do të eliminohej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila, në situatë të re, do të asimilohej më lehtë. Ne do të merrnim edhe nja 200.000 – 300.000 Shqiptarë, por shumica e tyre janë të krishterë të besimit katolik, marrëdhëniet e të cilëve me Shqiparët myslimanë kurrë nuk kanë qenë të mira, theksonte Andriqi, duke u përpjekur të futë mikrobin e përçarjes fetare midis shqiptareve. Kështu, edhe çështja e shpërnguljes së Shqiptarëve myslimanë për në Turqi do të zhvillohej në kushte të reja, pa ndonjë aksion të fortë për të na penguar.
* * *
Kështu e mendonte Ivo Andriqi zgjidhjen e çështjes shqiptare, duke ndarë e zhbërë shtetin e Shqipërisë, duke marrë territor e dalje në det, duke shpërngulë shqiptarët myslimanë për në Turqi, e asimiluar shqiptarët katolikë në pravosllavë, sikur ka bërë Greqia në Çamëri, para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Me gjithë këto koncepte e angazhime shoviniste, raciste e naciste, Andriqi është mbajtur për autoritet i pakontestueshëm dhe i perkëdhelur nga qarqet nacionaliste gjatë gjithë kohës së ekzistimit të Jugosllavisë, sikurse konsiderohet edhe sot në qarqet intelektuale dhe në popullin serb, pa asnjë grimë brejtje të ndërgjegjës, por duke fshehur gjithë ato që Andriqi ka bërë para Luftës së Dytë Botërore, kur ishte në rrethin më të ngushtë të elitës shtetërore dhe intelektuale. Andriqi ishte një shkrimtar, intelektual dhe shërbyes i përdorshëm dhe i përshtatshëm edhe për regjimin e Jugosllavisë së vjetër, edhe për regjimin nacist (ku ishte ambassador në Gjermaninë naziste), edhe për regjimin komunist të Titos. Ajo se Andriqi në rini të vet ka qenë anëtar i organizatës terroriste “Mllada Bosna”, apo më vonë anëtar organizatës së masonëve (të lozës së Dositej Obradoviqit), prej së cilës u përjashtua pas një afere dashurie (1926), apo se ka qenë ambasador i Jugosllavisë borgjeze, në Gjermaninë naziste, deri në bombardimin e Jugosllavisë, nuk e ka penguar Andriqin të bëjë jetë të rahatshme e të privilgegjuar gjatë gjithë kohës. Madje, në vitin 1961 e mori edhe Çmimin Nobel për letërsi (për romanin “Na Drini cuprija”; Ura mbi Drinën), falë një letre miqësore që Rodolub Çollakoviqi, serb i Bosnjes, shkrimtar dhe funksionar i lartë, nënkryetar i qeverisë dhe ministër i arsimit të RSFJ-së, ia kishte dërguar mikut të tij, sekretarit të Akademisë Mbretërore të Suedisë, me të cilën e lavdëronte dhe luste atë të ndikonte që “Nobeli” t’i jepej Andriqit! Është “pikëpyetje” e madhe, se a do t’i jepej ai Çmim, sikur të dihej për Elaboratin e tij nacionalist e racist kundër një populli e një shteti fqinj. Po edhe ndoshta do t’i jepej, duke marrë parasysh se edhe vet Çmimi Nobel është themeluar për një zbulim (dinamit), që i ka shkaktuar njerëzimit fatkeqësi e viktima të panumërta, sikur që Andriqi pretendonte t’i shkaktonte popullit dhe shtetit shqiptar. Natyrisht, pasi u zbulua Elaborati dhe fytyra e tij e vërtetë, pas vdekjes së tij, në Kosovë u kërkuar që nga programet shkollore të letërsisë, të heqen veprat e Andriqit, dhe këtë i pari e kërkoi Ibrahim Rugova, në cilësi të kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Dobrica Qosiq, babai i nacionalizmit serb ne vitet 90, rrugën se si Serbia mund ta rifitoj Kosovën.
“Kosova nuk rikthehet me lufte. E vetmja mënyrë për rikthimin e Kosovës është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë. Kur shqiptarët ndihen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur e ruajtur pushtet del para strategjisë amerikane e europiane. Shërbimet tona duhet të veprojnë në Kosovë e ta ndërtojnë një imazh qe e imiton nacionalizmin e verbër të Millosheviqit. Kur të vjen ky moment atëhere ngjallet shpresa serbe për rikthimin e Kosovës.
Profesor Sali Kabashi kohë më pare shkroi një artikull për Dobrica Qosiqin , të cilin artikull më kërshëri po e botojmë edhe në në revistën tone Drini.us, që editohë nga vëllai i professor Kabashit, Bajram Kabashi .

Dobrica Qosiqi ka qenë një njeri me pak shkollë. Nuk e kishte të mbaruar as shkollën e mesme bujqësore. Doli partizan dhe u bë komisar politik. Disa nga biografët e tij thonë se në Beograd i ka shkelë opinga vetëm pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Aty ai vijon atë tipin e shkollave të cilat i mbarojnë me sukses të gjithë vijuesit edhe kur janë nxënës krejt të dobët. Të tilla ishin shkollat e partisë në komunizëm. E tillë ishte edhe Shkolla e Lartë e Partisë “Gjuro Gjakoviq” ku u formuan dhe nga ku dolën me diploma të barasvlershme me diploma universitare kuadro të panumërt shtetëror. Të tilla shkolla mbaroi pothuajse mbarë garnitura dirigjuese e shtetit komunist jugosllav. Si Dobrica Qosiqi, nxënës në atë shkollë ka qenë edhe Fadil Hoxha.
Keep Watching
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth00:00/01:31
Dobrica, katundari nga Drenova e Poshtme e Terstenikut në Pomoravle herët ishte sprovuar në krijimtari letrare duke shkruar tregime të cilat nuk tërhiqnin vëmendjen e vlerësimin e askujt.
Por më 1951, 30 vjeçar, ai boton romanin e tij të njohur, të përkthyer menjëherë në gjuhën shqipe dhe i lexuar gjerësisht nga shqiptarët dhe nga jugosllavët tjerë. “Dielli është larg” (Daleko je sunce), arriti të bëhej lektyrë shkollore e domosdoshme dhe liber mjaft popullor, pothuajse njëfarë romani model për tërë letërsinë jugosllave. Praktikisht ky ishte romani i parë serb. Ngaqë proza serbe deri me paraqitjen e “Dielli është larg” të Qosiqit, nuk njihte formë tjetër letrare pos tregimeve e novelave.
Dobrica Qosiqi ka vizituar disa herë edhe Kosovën. Ai atje shkrimtarëve serbë e shqiptarë të vëllazërimbashkimuar të “Kosmetit”, me autoritetin e funksionarit, krijuesit e të ideologut të madh komunist serbojugosllav, iu ligjëronte për politikën, letërsinë, Serbinë e Jugosllavinë, për njeriun e ri të Jugosllavisë së re e të epokës poashtu të re të Josip Broz Titos…
Edhe disa vepra tjera letrare të ish-komisarit politik dhe të shefit për Agjitacion e Propagandë pranë Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste të Serbisë janë përkthyer shqip menjëherë pas daljes së tyre në serbishte.
Dobrica Qosiqi ka gëzuar privilegjet e shtetit komunist. Edhe kur konsiderohej “disident”, ai ishte njeriu që hynte pa trokitur në zyrat e funksionarëve të lartë serbë e jugosllavë. Ai ka mbajtur miqësi dhe ka gëzuar përkrahje nga Leka e Qeqa (Aleksandar Rankoviq dhe Svetislav Stefanoviq, i pari zëvëndës i Titos dhe krijues i OZNA-s dhe UDB-së, i dyti ministër i brendshëm i Serbisë dhe ndërtues i Goli Otokut, ishullit-burg në Adriatik.
QOSIQI PER SHQIPTARET: Në shënimet e tij të përmbledhura në serinë “Koha e gjarpërinjve” (Vreme zmija), para pak vitesh ai kishte shkruar: “Shqiptarët janë fundrrinat politike e morale të Ballkanit tribal e barbar”. “Shqiptarët përkrahen nga Amerika e UE”, në vend se një mbështetje të tillë ta gëzonin serbët – “populli më demokratik, më i civilizuar dhe më i arsimuar i Ballkanit”. Shkrimtari serb e ka pasur obsesion ndarjen e Kosovës mes Shqipërisë e Serbisë. Flitet se një një takim më 1945 në rrethinat e Kralevës ai kishte takuar Fadil Hoxhën dhe i kishte thënë:
“Kur do ta marrësh atë copë Kosove që të takon e t’ia bashkosh Shqipërisë tënde….?
E Fadili gjoja i ishte përgjigjur:
“Shoku Dobrica, sa mirë mi lexoni mendimet e mia dhe dëshirat e Kosovës…”.
Nuk mund të thuhet nëse ishte i vërtetë ose jo ky llaf që qarkullonte vesh më vesh në Kosovën e pas 1981-shit. Por mund të pohohet me siguri se karriera e tij politike në Jugosllavinë titiste merr fund më 1966 kur ai has në refuzimin e Titos dhe të liberalëve serbë (Latinka Peroviq dhe Marko Nikeziq) në idenë e tij të shfaqur publikisht në një forum partiak për ndarje të Kosovës.
Ai ishte i mendimit se sa më gjatë që do të rrinte Kosova në kuadër të Serbisë e të Jugosllavisë, ekspansioni demografik i shqiptarëve mund të çonte edhe deri te albanizimi i vetë Serbisë.
QOSIQI DHE GËNJESHTRA. Pjesa intelektuale serbe e joindoktrinuar me nacionalizëm e shovinizëm te Dobrica Qosiqi shumë herët kanë parë “një pandershmëri mbimesatare”, “një njeri që sa më shumë zhytet në amoralitet e në gënjeshtra aq më shumë i rritet fama”, “një disident me vendpune UDB-në”…
Dobrica Qosiqi nuk e kishte për turp kur shkruante për “madhështinë”, “pavarësinë”, “demokratizmin” e “humanizmin” e Titos. Në stilin e agjitpropistit të talentuar ai ka lënë të shkruar edhe këtë:
“Të jesh në rrugë të Titos domethënë të kesh qëndrim titoist ndaj jetës, titoistisht të mendosh, titoistisht të luftosh në kohën tënde, në të tashmen tënde dhe përgjithmonë…”.
Vetëm pak kohë pasi vdes Tito, ai që kishte shkruar për “revolucionarin i cili në historinë e Jugosllavisë, Ballkanit dhe Evropës hyri me hapa të mëdhenj, me ide të reja, me zërin idhnak e të butë, krejt i ndryshëm nga të gjithë prijësit, udhëheqësit e luftës e të politikës në Ballkan… ai e ndryshoi fatin e Jugosllavisë dhe emri i tij i dha vulë një epoke…”
Me të vdekur të monarkut komunist Tito, Qosiqi akuzon titoizmin se “kombin serb e la pa kokë”.
Gënjeshtra gjithmonë ka qenë veçori e Qosiqit. Gazetës italiane “Il Tempo” më 27 korrik 1989 i kishte thënë se ndarja e tij me Titon kishte ndodhur më 1960. Kishte harruar se atë vit kishte qenë i ftuari i Titos në vizitën gati tremuajshe nëpër vendet e Afrikës dhe me Titon kishte kaluar ditët në anijen Galeb, duke lundruar përreth kontinentit të zi. Kishte harruar shkrimtari i oborrit se më 1961 kishte shkruar parathënien e librit të Titos me titull “Dyzetenjëshi”. Ndoshta duke menduar se mund ta gënjejë edhe shtypin e huaj sikurse edhe publikun serb. Më vonë gjoja largimin e tij nga Titoja e kishte sellë në 1963 e 1964, por edhe këto korrigjime të tij ishin, siç thoshte Danilo Kish, gënjeshtra që një katundar dinak e bënin figurë edhe më groteske. Po Danilo Kish kishte shkruar një satirë të bukur me emrin “Poeti i revolucionit në anijen e kryetarit”, ku tallej deri në lot me katundarin me frak, i cili këmbë e kokë ishte Gexha vetë, kështu quhej një personazh i veprës së Qosiqit, Gexha ishte edhe ofiq i tij. Vojvodinasit, të gjithë serbët në jug të Beogradit, edhe sot i quajnë gexhë. Me gexhët nënkuptohen katundarët primitivë serbë… Satira e Danilo Kishit tallej me poetin e revolucionit si me një ronxhobonxho, i cili nuk di të sillet sipas protokolit, nuk di të flasë, nuk di të vishet…, i cili pshtyn në dysheme, shtin gishtat në hundë, ka probleme me higjienën…
DISIDENTI I ÇUDITSHËM. Mirko Kovaç, shkrimtari i njohur disident serbo-malazez, një kundërshar i rrebtë i nacionalizmit serb dhe i Millosheviqit, me kohë e kishte krijuar distancën me Dobrica Qosiqin, të cilin ai e konsideronte shkrimtar të raporteve intime me udhëheqësit e UDB-së, shkrimtar të favorizuar, të cilit i ishte lejuar të vizitonte Goli Otokun, njeriu që shkruante nekrologë për udbashët e vdekur, si fjala vjen për Rankoviqin, Peneziqin, Stefanoviqin…
“Kur në botën komuniste një penë shkrimtari shkruan një nekrolog për nder e lavdi të policit, i cili pas vetes ka lënë shumë fatkeqësi e drama njerëzore, ai shkrimtar kudo do të tregohej me gisht si një horr të cilit edhe do t’i merrej e drejta e fjalës. Por, në Serbi vlerat lexohen së prapthi dhe një shkrimtar i tillë vetëm sa fiton famë.”
“Disidenti” Qosiq kurrë nuk është marrë në pyetje, as një ditë nuk e ka kaluar në burg as në mërgim, ka mundur të shkojë e udhëtojë kah ka dashur e kur ka dashur dhe të shkruaj çfarë t’i donte qejfi… Ai ka mundur që pa dronë e UDB-së apo me bekimin e saj të merrte pjesë në hartimin e projekteve të cilat kanë qenë uvertyra për luftërat e përgjakshme e spastrimet etnike.
Idetë e Dobrica Qosiqit, i cili vdiq para një jave, kanë pasur ndikim vendimtar në gjithçka që politika nacionale e shtetërore serbe ka bërë për të destabilizuar e më pastaj edhe shkatëruar Kroacinë, Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën e shqiptarët e saj.
QOSIQI DHE PARALAJMËRIMI I LUFTËS. Në Lubjanë qysh më 1988 më kishte rënë të dëgjoja nga miq sllovenë për një takim të çuditshëm dhe një debat të frikshëm që kishte pasur Dobrica Qosiqi, dr. Mihailo Markoviqi (këshilltari i mëvonshëm i Millosheviqit) dhe dr. Luba Tadiq (i ati i ish-presidentit serb Boris Tadiq) me kolegët e tyre sllovenë, Dimitrij Rupelin, Taras Kermaunerin, Milan Apihun dhe disa redaktorë të revistës “Nova revija”.
Takimi ishte zhvilluar duke u zgjatur nga dreka deri në darkë më 15 nëntor 1985 në Restaurantin Mrak në Lubjanën e Vjetër.
Të gjithë aty kishin shfaqur pakënaqësitë e tyre me zhvillimet në Jugosllavi, kishin shfaqur disa ide që do të çonin në krijimin e një Jugosllavie tjetër, të tretës brenda shekullit, ose për shpërndarjen e federatës. Shkrimtarët e akademikët sllovenë e kishin thënë hapur para kolegëve të tyre serbë se Sllovenia nuk e ndjen veten jugosllave dhe se dëshiron shkëputjen nga Federata. Serbët e pranishëm, ku fjalën kryesore e kishte Dobrica Qosiqi, kishin thënë se Serbia nuk mund të durojë më tutje “mosbarazinë” e saj me republikat e tjera jugosllave dhe sidomos me dy krahinat e saj të cilat vetëm në letër janë në kuadër të Serbisë federale, pasiqë ato ishin barazuar me Serbinë në nivel Federate. “Delegacioni” serb kishte hedhur idenë e bashkimit të të gjithë serbëve në një shtet. Serbia, sipas tyre nuk kishte problem me Malin e Zi e me Maqedoninë, por donte që Kosova e Vojvodina të ktheheshin në pozitën e para 1974-shit.
– Çfarë do të bënit me serbët në Kroaci? e kishin pyetur Qosiqin.
– Nuk na bëhet vonë për ta…, kishin qenë fjalët e Qosiqit.
– Po serbët e Bosnjes?
– Serbia me asnjë kusht nuk do ta lëshojë Bosnjen. Atë do t’ia bashkojmë Serbisë…
Nuk kishte si të mos shtrohej problemi i Kosovës. Dobrica Qosiqi kishte thënë diçka që sot mund të quhet paralajmërim i skëterrës pë Kosovën:
“Serbia kaherë e ka humbur Kosovën. Një ditë ne do të detyrohemi ta braktisim atë përgjithmonë. Por, me atë rast ne do ta bëjmë Kosovën tokë të djegur… Jo vetëm kaq. Shqiptarët do t’i hedhim 50 vjet mbrapa…”
Dobrica Qosiq:
“Kosova nuk rikthehet me luftë. E vetmja mënyrë për ta rikthyer Kosovën është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë. Kur shqiptarët ndihen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur dhe ruajtur pushtet del para strategjisë amerkane e europiane. Shërbimet tona duhet të punojnë në Kosovë e të ndërtojnë një imazh që e imiton nacionalizmin e verbër si të Millosheviqit. Kur te vjen ai moment ngjallet shpresa serbe”.
Mua më bënë pershtypje fjalia ku Qosiqi thot:
“Shërbimet tona duhet të punojnë në Kosovë e të ndërtojnë një imazh që e imiton nacionalizmin e verbër si të Millosheviqit. Kur te vjen ai moment ngjallet shpresa serbe”.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj nga Mali i Zi , është intervistuar kohë më parë nga Prokuroria Speciale në Prishtinë. Ai ka qenë i dyshuar dhe në hetim nga organet e rendit, si i dyshuar për shpëlarje parash dhe deklarim të rremë të pasurisë.
Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar nga Prokuroria, mbrojtja apo vetë Berisha.
Për të njëjtat vepra penale, ai ishte intervistuar edhe në mars të vitit 2024.
Për Berishajn, fillimisht kishin raportuar mediat, mirëpo më pas, vetë ai, para komisionit parlamentar, e kishte pranuar se përderisa ka qenë ambasador ishte paguar nga kompania që merret me energji elektrike, GEN-I – dega në Beograd.
Ai ishte paguar me shuma marramendëse nga GEN-I serb, për të dhënë gjoja këshilla në lidhje me tregjet e energjisë në Ballkan.
Berishaj kishte themeluar edhe një kompani në Mal të Zi për këtë punë “MB Consulting”, e cila nuk kishte asnjë punëtor, pos atë vetë dhe të cilën ai nuk e kishte deklaruar fare në deklarimin e pasurisë.
Ai kishte edhe dy kompani të tjera në Kosovë që po ashtu nuk i kishte deklaruar.
Pos këtyre, Berishaj kishte tërhequr shuma që kapin shifrat e milionave nga bankat në Kosovë dhe në Mali të Zi dhe asnjëherë nuk është sqaruar se çfarë ndodhi me paratë kesh që i ka tërhequr.
Përkundër këtyre dyshimeve për afera korruptive, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta shkarkuar atë nga pozita e ambasadorit.


